Prokuroria kërkon arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut: Vrasja u inskenua nga dy deputetët dhe Durim Bami

20 Mars 2015, 14:11Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Pas më shumë se dy javësh hetime dhe marrje në pyetje të një numri të lartë funksionarësh politikë, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Meta, ministri Tahiri, ish-kryeministri  Berisha, deputeti Paloka, “atentatori” Durim Bami dhe biznesmenë e emra të tjerë të cituar se kishin dijeni apo ishin përfolur për një atentat të mundshëm ndaj deputetit Doshi, Prokuroria e Përgjithshme ka nxjerrë konkluzionet paraprake të hetimit dhe ka kërkuar arrestimin e dy deputetëve.

Sipas Prokurorisë kallëzimi i Doshit ka qenë i rremë ashtu si skenari i porositjes së vrasjes së dy deputetëve Doshi e Fufi.

Në deklaratën e saj organi i  akuzës pas marrjes së gjithë dëshmive ka kërkuar arrestimin e dy deputetëve, të cilët së bashku me Durim Bamin kanë inskenuar këtë ngjarje, e cila për 18 ditë  ka qenë kryefjala e zhvillimeve politike në vend.

Në njoftimin zyrtar ku Prokuroria kërkon nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e dy deputetëve sqarohet:

Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë autorizimin për arrestimin e deputetevë të Kuvendit të Shqipërisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, bazuar në nenin 73/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Dy deputetët janë të dyshuar për konsumimin e elementëve të veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”, parashikuar nga neni 305, 312/a dhe 305/a të Kodit Penal.

Në kërkesën që Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, i dërgon Kuvendit të Shqipërisë, sqarohen argumentat kundër dy deputetëve. Sipas kërkesës, Prokuroria për Krime të Rënda, më datë 03.03.2015, ka regjistruar kryesisht procedimin penal për veprën “Vrasja e funksionareve publike” mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 79/a – 22 i Kodit Penal, në bazë të deklarimeve të deputetit Tom Doshi, i cili ka deklaruar publikisht se ai dispononte prova, sipas të cilave, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, kishte paguar vrasës me pagesë për të eleminuar fizikisht atë dhe një deputet tjetër. Në të njëjtën ditë, Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka referuar materialet në ngarkim të shtetasit Durim Bami, i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.

Në kuadër të hetimeve për këtë procedim penal, janë pyetur persona që mund të kenë pasur dijeni për rrethanat e ngjarjes, përfshirë edhe disa zyrtarë të lartë dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, kriijohen dyshime të arsyeshme se ngjarja e kallëzuar publikisht nga ana e deputetit Doshit, dhe e pohuar prej tij para organit procedues, ka qenë e sajuar. Në asnjërën prej provave të grumbulluara deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezultoi ndonjë e dhënë konkrete dhe e besueshme për organizimin e vrasjes së Tom Doshit, e mbetur në tentativë.

Nga ana tjetër, organi procedues, në bazë të provave dhe fakteve të mbledhura nga hetimi, ka arritur në përfundimin se kjo ngjarje është inskenuar nga shtetasit Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami.

Prokuroria për Krime të Rënda, pasi ka arritur në konkluzionin se ngjarja është inskenuar nga ana e shtetasve Tom Doshi dhe Mark Frroku, ia ka kaluar hetimin për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka tagrin ligjor për hetimin e zyrtarëve me funksion “deputet”. Në analizën që i është bërë materialit hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme, është konkluduar se dy deputetët dyshohet se kanë konsumuar elementët e veprave penale; “Kallzimi i rremë”, “Kanosja për deklarime a deshmi, ekspertim ose përkthim të rremë”, dhe “Deklaratat e rreme përpara Prokurorit”./j.h

52 komente në “Prokuroria kërkon arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut: Vrasja u inskenua nga dy deputetët dhe Durim Bami”

  1. vladimir mezini says:

    Neser PD ne protest Meta hajde Meta mos ik se Lulzimja ka shume frike dhe nuk del dot ne publik

    1. ilir says:

      Kur do arrestohet ndonje i PD?!

      1. mondi says:

        po mire more kryeprokuror dhe ju “media” te pavaruara. Nje gje nuk kuptohet, mire Doshi qe ka trilluar vrasjen, por Mark Frroku qe ka deklaruar tjeter gje ne media dhe prokurori pse duhet arrestuar> Sepse te dy kane paraqitur para prokuroreve dy deshmi te kunderta, tani thuhet qe cdo gje e kane ineskuar keta dy deputet. Kush po genjen nga keta te dy, njeri qe thot duan te me vrasin apo tjetri qe thot nuk di gje se kush po pergatit vrasjen?? Si e kane kuptuar prokuroret qe Mark Frroku ka qene pal me Tom Doshin, ne cila prova jane bazuar, pervecse deshim se durim banit.

        1. X says:

          Kush tja u ket thene vallai?! Te kete qene Doshi vet thua?! Apo nuk ta mer mendja?!!!

      2. Toni says:

        Plani djallezor i UDB-se, Berishes dhe atyre qe kane gelltitur corbat e felliqura te UDB-se per te destabilizuar Shqiperine, Kosoven dhe shqiptaret ne Maqedoni, deshton me turp.

  2. Epic says:

    Po xhaxhi Sala qe tha se e dinte qe ishte nje tentative per te vra Doshin nuk e meriton se edhe ai ka bere deklarate te rreme.

  3. roberto says:

    Per cfare ju duhet ARRESTIMI I DY DEPUTETEVE,kur ju keni lene te LIRE ne shtepi Fullanin,qe vodhi 7 miliard leke te Bankes se Shqiperise??
    Akuza me lojra fjalesh mund te bejne te gjithe,por ju nuk arrestoni Sali Berishen,Lulzim Bashen,Fatmir Mediun etj,qe kane bere krime haptaz dhe tani merreni me LLOGJET E KAVAJES!
    Kerkesa e Prokurorise eshte pjese e SKENARIT SERB TE SALI BERISHES PR TENSIONIMIN E SITUATES NE POPULL PA ASNJE FAKT!!!

    1. Ceni usa says:

      do ju vije rradha edhe atyre o roberto, carku ngrihet ngadale, duhet qe ata fanatiket qe i ndjekin pas te kuptojne se nuk shtyhet me genjeshtra, vrasje dhe vjedhje…po ju mblidhen ditet edhe saliut edhe lulit dhe mbase edhe mehdiut

  4. venus says:

    Po zoti Rama a mban pergjegjesi politike qe dy deputete te grupit te tij parlamentar merren te pandehur?
    Apo Rama vetem sa i ka vene ne liste si deputete, fajin qe i ka zgjedhur e ka idioti popull?

    1. 23 qershor 2013 says:

      Une mendoj qe edhe Merkel ka pergjegjesi se ka takuar me shume dashuri Ramen.

    2. Elmer Fudd says:

      Edhe TemA te lejon ty te shkruash horrlliqe, pavaresusht se mund te jesh ca pallë, po ja qe ato qe shkruan ti nuk dmth se i shkruan TemA
      Te shkuara

      1. g says:

        Analogy jo-korrekte!

        Partia i zgjedh me doren e vet deputet…, bile i ka zgjedhur me koshience duke e ditur se cilet jane…

        Tema nuk ka kontroll se kush shkruan dhe as pergjegjesi per cfare shkruhet nga perdoruesit e rastit…

    3. NjeQytetarOptimist says:

      Fajin e kishte serisht populli kur rivotoj nje te marre kur e dogji njehere Shqiperine..

    4. Toni says:

      Frroku eshte i PDK-se, jo i Rames. Doshi ka dashur me kohe qe ti bashkohet PD-se, madje u k akerkuar atyre qe ta fusin ne listat e tyre per deputet. Por me sa duket Berisha i ka dhene urdher te rrije ne PS dhe te beje lojen qe beri ne bashkepunim me UDB-ne.

      1. perroi yt psiqik vertete qe eshte shume i bollshem me prurje fekalesh.po 4 milion eurot qe toma hodhi per fushaten e ps saliu ja dha?

        1. X says:

          Mos je gje ekonomisti i Doshit apo e ke degjuar ne kafenen e lagjes kete?

  5. Sali Berisha says:

    Ne burg maloket e pabese !

    sb

  6. Flamur_Vlore says:

    HA HA HA KA POROSI PER FIRST NUSEN E ZENIT NGA BERISHA TA NXJERRIN PROSTITUT???

  7. Te verteten says:

    Sa i forte paske qene o Ilir Meta. O Prokuror Dhalle, ti qe the para pak muajsh do bejme arrestime te bujshme, deri ne nivel ministrash. S’keni faje Ju, fajin e ka populli. Popull fjetaresh (Vetem flene).

  8. Gopisti i NSHRAK-ut says:

    UNE PROPOZOJ:
    TE VENDOSEN QE TE TRE BASHKE NE TE NJEJTEN QELI QE TE SQSROHEN ME MIRE ME NJERI-TJETRIN.
    ME BONE TJU SHTOHEN (KUJT KA MBETUR)MHILLI, SALA, LIKJA, TONI, KULICAJ…
    PO QE NEVOJA EDHE EDI.
    SERIALI TOM &XHERRI SAPO KA FILLUAR ?

    1. LORA says:

      Big like per komentin tuaj,me ka shkri tu qesh.

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:

        @Miss LORA,
        THANK YOU SWEETHEART!

    2. g says:

      Te gjithe njesoj jane… Shume mire e ke thene…

  9. tano ko says:

    versioni i doshit eshte 100 here me i besueshem se versioni i LSI.keta meqe nuk ia arriten ta vrasin tani e plasin brenda.ky shtet ka marre fund.

  10. Prokurori says:

    Likjaaaaaaaaaaaaa i bo kto gjona ?

  11. kristo says:

    Thuhet se me shume se 1/3 e deputeteve te parlamentit shqiptar bashke me Tom Doshin dhe Mark Frokun jane te lidhur me krimin, korrupsionin, pastrimin e parave,favoritizmin, shfrytezimin e postit e me radhe.Kete e kane pohuar edhe ambasadat e huaja ne Shqiperi A mjafton pozicionimi i prokurorise ne njeren apo ne tjetren ane te ceshtjes Doshi apo per dekriminalizimin e parlamenit duhet te vendose populli me vote. Ky eshte problemi i atyre qe udheheqin sot shoqerine shqiptare.A e kane kete kurajo ta zgjidhin kete ceshtje njeheresh apo do ti bejne hapat njerin pas tjetrit.Te shohim

  12. lir says:

    Ta futen thelle z.Toma
    Te pakten duhet te japin statusin e te penduarit

  13. kasemi says:

    Ja pra qe krisma nuk ka pasur

  14. M.M.P. says:

    Çfar do te beje tani Berisha , Topalli e Co per doreheqjen e Ilir Metes ?!
    Qenka kollaj kur don te besh karriere . Akuzo nje person per krim pa e bere, o burra zhurmim dhe shpifje ky me tha e une i thashe dhe u be. Ka ikur koha e Ramizit 1991-1992 kur njerzit besonin verberisht per nje demokraci perendimore nga “engjujt” shqiptare, dhe vete Ramizi , thoni si te doni, hapte rruge shume here edhe kot fare.
    Nuk eshte halli i opozites tek Tom Doshi se po vu dhimka jeta e tij. Halli eshte tek verifikimi i pasurive qe munde te beje byroja e hetimit ne te ardhmen . Halli eshte dhe tek hapja e dosjeve. Nuk kane se si njerez qe sjane marre me bisnese te justifikojne pasurite pse kane punuar ne dogana, tatime e deputete. Nuk kan qene aq pronare sa kane marre prona. Kane vendosur njerzit e tyre ne detyra te pamerituara biles nga dy vende pune nje person e ne disa raste dhe i dashuri i femijes me post te mire. Kesaj si do ti behet ? Thoshte dikur nje person : ” Lepuri flen gjetke” . Ah sa ua din menderja disave po ti vendosesh ne binaret e ligjit. Mos zbatimi i ligjit per 24 vjet ne Shqiperi ka sjelle kete gjendje te rende ekonomike. Te shpresojme ne te ardhmen.

  15. Spartaku says:

    Bravo prokurorie e krimeve te renda qe ka dale me nje konkluzion te sakte,dhe bravo per prokurorine e pergjitheshme qe i drejtohet parlamentit pe arrestimin e dy deputeteve Doshi dhe Frroku.Me kte raste une si person ne emigracion pershendese prokurorine,per punen e saj te mire dhe ne rritjen e besimit ne popull.Duket se drejtesia po ndyshon ne sensin pozitive,dhe jo ne drejtimin negative te Sali Berishes.

  16. sali Serbi says:

    Plehrat ne koshin e mbeturinave.Te dy keta bandite kane qene militante “me fame” per permbysjen e diktatures ne Shkoder loqen.Per udheheqes kane pasur Azem Hajdarin (trapin e Saliut)Interesi ua diktoi te beheshin me PS, njeri deputet i saj e tjetri deputet aleat.Sa te tille ka ne politike dhe biznes. Jane prurjet e kohes se demokracise qe nje miku im e quan koha e perparimeve. hej medet kur gjykon njeriu me mendje ne Bythe , ja se çvjen pas kesaj.

  17. kingu. says:

    tE MARI AVOKAT TAN HOXHEN TANI TI SHPETOJ…SE NA CAU KOKEN STUDIO ME STUDIO DUKE NA MBUSHUR MENDJEM…PO KETIJ INVESTIGUSIT SA LEK I KA DHENE TOMA….

  18. . says:

    Pas “AVIONIT DIVJAKES” rra dhe “AVONI DOSHI” …

    Te arrestohet Paloka dhe Sali Bisha qe deklauran ne kuvend, vrases Ilir Meten dhe qe e kishin ditur para 6 muajsh kete “inskenim” te turpshem.

  19. selim says:

    futini ne burg malokerin se na qan b….

  20. Likja says:

    Te lumte bytha o Like Floriri, ia hodhe me duket. Ti i ke ne dore te gjitha, je me Mafje se Sali Vicidoli.

  21. Tili says:

    Kjo është seria e parë e filmit të shikojmë si do vazhdoj dmth prokurorët duhet të venë në burg serin tjetër.

  22. Bardhi Tolabi says:

    NJe lajm i cili na jep shpresa se Shqiperia mund te behet.Nuk eshte problem,perkundrazi eshte nje gje e mirepritur arestimi i dy deputeteve,ashtu sic edhe ka edhe shume deputete te tjere qe duhen arrestuar.KY qendrim i kesaj maxhorance duhet mbeshtetur.Eshte qenrim 180 grade i ndryshem nga maxhoranca e mepareshme.Kjo maxhorance,nuk pengon institucionin e prokurorise te hetoje deputetet e saj,ndersa maxhoranca e djeshme nuk lejoj ;Lulzim Bashen dhe Fatmir Mediun te paraqiten engjykate per “efekt procedurial”.Maxhoranca ne kete rast nuk dobesohet,perkundrazi ajo del me e paster,me e shendeteshme edhe ne syte e popullit.Edhe merraku i ndonjerit per ulje te numurit te deputeteve te maxhorances nuk eshte i vertete,vendin e tyre e zene emrat pasardhes ne listat emerore te zgjedhjeve.Ne fund te fundit edhe sikur te zvogelohet numuri,shendoshet pjesa e mbetur e maxhorances.
    Inkurajoj prokurorine,te hetoje dhe te jape rruge edhe per dosjet e tjera qe flene ne sirtaret e saj.Sinjali u dha,tani mbetet ecja perpara me motorre te ndezur dhe shpejtesi te madhe.Populli pret shenja te qarta te dekriminalizimit te parlamantit dhe kjo eshte shenje e qarte e treguar prej kesaj maxhorance…

  23. Kinkel says:

    Po Ilir Meta qe ka akuzuar Berishen per komplot vrasjeje a do te arrestohet? Po Spartak Braho qe ka akuzuar Kunatin e Berishes per komplot vrasjeje a do te arrestohet? Po Ilir Meta a do te denohet me gjobe per declarim te rreme kur thotte qe DoshI eshte I cmendur? Sepse o eshte I cmendur ose duhet te burgoset sipas prokurorise.

  24. Daja says:

    Prokuroia e perfshire 100% ne lojen e ndyre politike … Edhe pse Prokurori I pergjithshem eshte product I politikes nuk e kisha menduar se ai mund te behet ushtar kaq I bindur I saj…. NO NO NO KESHTU VETEM SA BLINDOHET MAFIA DHE ABSOLUTISHT NUK CENOHET THJESHT PASTROHET RRUGA E SAJ DHE BEHET ME E KAMUFLUAR… KEQARDHJE PER KETE GODITJE TE SHPRESES SE SHQIPTAREVE

  25. Kinkel says:

    Megjithese kuptohet lehte formula. Me nje gur Vriten shume zogj. Jepen prova per dekriminalizimin, hiqet safe Toma me kerkesat e tij ndaj Rames dhe Tahirit, hiqet qafe Frroku me gjithe problemet e veta dhe te vellait, hakmerret dhe kompesohet Meta per 21 Janarin, prokuroria eshte ne lartesine e detyres dhe ne zbatim te ligjit, vihet ne prove opozita sa e gatshme eshte dhe sa seriozisht e ka dekriminalizimin, provohet Berisha sa bese ka ndaj Tomes. Rama del ballelarte dhe syshqiponje per momentin. Por ne vazhdimesi dardha e ka bishtin papa.

  26. Rrumpall-hane says:

    Ta futi Rama or Tom Doshi. Te perdori sa deshi dhe tashi te futi ne qorrsokak se me demek do ja fusim Metes dhe ta futi ty. Mbaje te befte mire se politika eshte lavire e lavireve e jo cubllik.

  27. CANI says:

    A do te arrestohet Sajmir Tahiri per vrasjen e Santos kure Santo para se te vritet i ka telofonue Sajmirit e ky sju ka pergjegjur pse kite raste kurre se zbuluat.Nese Toma e Marku burgosen ketu ka nderhy politika pa kurfar dyshimi .

  28. kto arrestimet me kujtojne kohen e merhumit,sa here ekonomia shkonte per lesh ai arrestonte ndonje byroist ….dhe populli vazhdonte i lumtur ne fukarallik…

  29. shpati says:

    Urdheri per arrestim eshte dhene nga rama po me keq ka per ti dale kjo pune.Nuk e mbron dot hajdutin ilir meta me arrestime dhe presione o bythqir kryeminister.

  30. Pelasgian says:

    He mo se shaka po bejne , eshte loja e atille . Nuk e di nese do jene arrestime te tipit FULLHAJNI DHE MUTIZIU . Nqs kta bejne 1 jave burg ateher ne Shqiperi duhet shpallur REKORDI I RI I GINESIT.

  31. Tomka,Likja, Edi dhe LIGJI says:

    Këta këlyshë komunistash dinë të fusin në kurthe dhe më pas të pijnë gjakun…Fiks si metodat e vjetra dhe më pas do justifikohen në emër të “ligjit”. Mjerë ky popull budalla.

  32. Ditrih says:

    Per hajr na qofte! Padrinoja vazhdon te mbetet Padrino. Tomat e Frrokat jane kaviet e padrinos! Prokurori qesharake me prokurore 6 mujore te plapave. Krimi vazhdon te mbetet top fare. Turp per ne me kete kuvend kriminelesh!

  33. Agimi says:

    TURP….. TURP… shteti tregon qe esht mafie, kur sarrin te vrasim te burgos….. Me vjen keq o Tom Po marku e pesoj e pa kur trradhtohen shoket….. O mark legni talli bythen rama me ilirin…. Te vij turp…

  34. kola says:

    Kjo asht loje e ndyte e ish sigurimit komunist te shtetit,qi asht ende prezent, per me krijue premisat me rrezue qeverine e Edi Rames, Veprimi i pa prercedent i prokurorise dhe kerkesa e saj per arrestim deputetesh “vetem per nji dishmi te rreme”,kur po kjo prokurori ka heshte dhe vazhdon me heshte per Gerdecin,per vjedhje miliardshe te rruges se Lulit,apo per vrasjet e 21 Janarit,tregon perfshimjen e saj direkt ne lojen e sigurimit komunist te Saliut ,per te krijue premisa me rrxue qeverine e dale nga zgjedhjet e lira.Pavaresisht se Toma apo dhe Frroku mund te kene ba nji deshmi apo akuze te rreme,pasi ato jane mashtrue dhe genjye prej lojes se ndyte te njerzve qi i rrine afer Saliut,te cilet pasi gjeten shesh e bane pershesh,tue mashtrue Tomen e Frrokun dhe ma vone po ato terhoqen deklaratat dhe i lane ato zbuluar.Toma dhe Frroku jane dy viktima te nji mega mashtrimi per te krijue premisa me rrezue Qeverine e Edi Rames.,Une nji gja nuk kuptoj se si perballet prokuroria me popullin kur ne Gerdec mungojne 27 njerez nga bombardimet ,dhe 4 vete vriten ne nji dite ne mes te sheshit perpara dyereve te kryeministrise dhe ajo nuk vepron!Ç’ka bajne deputetet ,pse heshtin per kte masaker te prokurorise se pergjithshme?Se pari duhet te hapen dosjet ,te pastrohet politika,sistemi i Drejtesise dhe administrata shtetnore prej te gjithe spijujve te Sigurimit famekeq te shtetit komunist.Vetem hapja e dosjeve do te shpejtoje dhe pastroje nji here e mire Shqipnine prej komunizmit.

  35. Arben says:

    BEJNE KOT GAM GAM.

    SA KANE IMUNITETIN DO TE IKIN SEPSE U KA DHENE RUSIA AZIL POLITIK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje