Mark Frroku: S’i ndryshoj asnjë presje dëshmive që kam dhënë

20 Mars 2015, 16:52Politika TEMA

Deputeti Mark Frroku shprehet se është njohur përmes mediave me kërkesën e Prokurisë së Përgjithshme, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga organi i akuzës për këtë çështje.

Ai tha se sapo të ketë konfirmim zyrtar, do t’i përgjigjet Prokurorisë.

Nuk kam asnjë konfirmim zyrtar.

Në momentin që do të kem konfirmim zyrtar, do t’i përgjigjem Prokurorisë dhe gjithë institucioneve në Shqipëri”, u shpreh Frroku për Ora News.

Në këto kushte, ai nuk e mendon as lënien e mandatit të deputetit.

Nuk bëhet fjalë për lënie mandati në këto momente, përderisa unë nuk kam një konfirmim zyrtar”.

Përkundër akuzave për dëshmi të rreme në Prokurori, deputeti Frroku thotë se nuk u ndryshon asnjë presje deklaratave të tij në organin e akuzës:

Sa herë të jetë e nevojshme, ose sa herë Prokuroria apo organet përkatëse do të më thërrasin, unë do të jem i pranishëm.

Unë jam shumë i qetë, vijoj jetën time politike dhe private.

Ato që kam thënë nuk ndryshojnë me pikë, as me presje”.

1 komente në “Mark Frroku: S’i ndryshoj asnjë presje dëshmive që kam dhënë”

  1. shikoni saliun says:

    SALIU BER AUTOGOL. PSE? MBAJTI ANEN E DEPUTETEVE TE PS-SE, POR TASHI JA VLEN QE TE VOTOJ PRO ARRESTIMIT TE TYRE? HAHA SIKURSE PD-JA THOSHTE QE TE PASTROHET PARLAMENTI, SI DA JA BEJN TASHI QE DOLI BLLOF?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje