Deklaratat e Erdoganit shkaktojnë reagime: Të mos eksportojë problemet e politikës së tij

14 Maj 2015, 15:55Politika TEMA

Deklaratat e djeshme të Presidentit turk për kushtëzimin e një pakete ekonomike me dëbimin nga Shqipëria të organizatës “guleniste”, të cilën e konsideroi si terroriste, shkaktojnë reagime mes institucioneve arsimore me finacime turke dhe studiuesve e analistëve shqiptarë.

Të ndjekim një pjesë të qëndrimeve të rektorit të shkollës së lartë “Beder”, Ferdinand Gjana, studiuesit Piro Misha dhe analistit, Lutfi Dervishi.

Unë do ta konsideroja si një vizitë tejet politike. Më shumë sesa një deklaratë në kuadër të diplomacisë, të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, ishte një deklarata zgjatim i konflikteve të brendshme turke. Lëvizja Gulen, më shumë sesa një organizatë është një mendim, një filozofi, e cila është konform demokracisë. Institucionet arsimore turke janë sipërmarrje të lira nga individë të ndryshëm, të cilët mbi të gjitha kanë si qëllim kontributin në këtë shoqëri, për të pasur një brez të ri sa më të edukuar, të formuar, të arsimuar dhe të përgatitur për vendin e tyre, për shoqërinë moderne konform ligjeve dhe rregullave të demokracisë”, tha Ferdinand Gjana, rektor i Universitetit “Hena e plotë Beder”.

Ka dy aspekte: i pari politik dhe ekonomik, që duhet mirëpritur. Turqia është një aleate strategjike e jona. Pjesa e dytë ka të bëjë edhe me dy aspekte të tjera. Së pari është kërkesa e tij në lidhje me atë që quhet lëvizja guleniste, të cilën ai e konsideroi terroriste. Unë nuk i di se deri ku qëndrojnë gjërat, por shteti shqiptar duhet t’i marrë parasysh me seriozitet këto akuza. E nga ana tjetër, duhet të jetë shumë i kujdesshëm që të mos i importojë në Shqipëri konfliktet e një vendi tjetër, si Turqia. Fjala terroriste më duket e tepruar, të paktën me aq sa e njoh lëvizjen guleniste. Aspekti tjetër, që mua më duket deri diku shqetësues, është se 2-3 vitet e fundit vizitat e udhëheqësve turq kanë marrë më tepër karakter religjioz”, tha Pirro Misha, studiues.

Sa i përket deklaratave ishin të papritura dhe të tepruara dhe nuk kanë lidhje me realitetin në Shqipëri. Lëvizje ‘Gulen’ nuk është një lëvizje politike, që synon pushtetin politik, por që synon individin në njëfarë mënyrë. Themelet dhe investimet e saj, së paku në Shqipëri janë në arsim, ndaj dhe nuk shoh asgjë të keqe. Përkundrazi, çdo vizitë e Presidentit turk, përfshi edhe zotin Erdogan, ka qenë i mirëpritur në kolegjet turke. Historia e një përplasjeje momentale brenda Turqisë, nuk ka pse të transferohet në Shqipëri”, tha Lutfi Dervishi, analist.

16 komente në “Deklaratat e Erdoganit shkaktojnë reagime: Të mos eksportojë problemet e politikës së tij”

  1. horizonte te mbyllura says:

    Rrofte xhaxhi e shqiptarizma!Ndertove kishen,fshije me nderen me Janullaton,ndertove xhamine fshije sumen me henen e plote!

    1. Dardan says:

      Mardhenjet shqiperi turqi duhet te jen ne linja institucilnale te shtetit turke jo ne favore te organizatave ilegale te gylenit kete ka kerkuar erdogan dhe shqiperia nuk duhet te kthehet ne qerdhe te organizatave ilegale te propagandes gylen.

      1. raimond vlonjati says:

        Shkollat turke duhen larguar per arsyen madhore se mungon reciprociteti , dhe jo pse tha Erdogan
        Megjithate , tani eshte nje rast I mire qe keto shkolla te huaja te largohen nga Shqiperia

    2. Klimax says:

      “Xhaxhi” ishte diktator dhe regjimi i tij diktatorial! Keshtu qe ne qoftese mendon se nje popull mund te jetoje i “bashkuar” dhe i “lumtur” nen kamzhikun e diktatorit gabohesh!
      Sepse “ti” nuk mund te flisje ate qe ndjeje, por ate qe “Xhaxhi” te detyronte te flisje.
      Nuk mund te vishje dhe sigurisht nuk mund te gjeje moden qe te pelqente, por te detyronte te vishje moden e regjimit.
      Nuk mund te ushqeheshe me cfare te doje dhe nuk kishte tregu pothuajse asgje, por te ushqente me triska e tollona sa per te mbijetuar.
      Nuk mund te besoje ne asnje lloj ideologji fetare e politike pervecse te vetmes propagande se “Xhaxhit”.
      Nuk mund te votoje ate qe deshiroje sepse askush nuk kerkonte voten tende, por ishe i detyruar te votoje ate qe “Xhaxhi” kishte caktuar.
      Nuk mund te mbroheshe me avokat per shkelje te ligjit, sepse te denonte “ne emer te popullit”.
      Nuk kishe te drejte prone, te drejte levizje te lire neper bote, te drejte te degjoje nje kanal radio dhe televizioni te huaj, te drejte te studioje e te punoje atje ku deshiroje, te drejte te gjeje nje hyrje pallati qe te jetoje, …………..
      Dhe sigurisht nuk mund te shprehje pakenaqesi per “lumturine” tende sepse do te ishe fat te perfundoje per vite te tera ne nje qeli burgu kur ne rastin e keq mund te te dhuronin nje plumb mbas koke.
      Pra ishte frika qe te mbante te “bashkuar” dhe jo ndjenjat e tua te lira!

      1. Mendimi im says:

        Xhaxh ishte diktator………..etj.etj.Me se e vertete.deri te “sepse ti……”nuk besoj te kene shume kundershtim. Po le te shohim te tjerat. Sepse ti mund te thuash c’te duash po s’te degjon njeri. Ti mund te veshesh c’te duash me kusht qe te jesh nga ata qe munden ti blejne. Tashti tregu ka nga te gjitha Po Sa Jane ata qe mund te blejne me shume se tolloni I “xhaxhit”. Natyrisht qe mund te votosh ke te duash,po edhe po u numurua vota jote deputeti nuk eshte “c’mendur”qe te merret me hallet e tua. Sa per avokatet besoj se nuk do shpjegim ke mbrojne dhe si. Natyrisht qe ke te drejte te studiosh po c’dipllome do marresh(ne Shqiperi)dhe c’do e besh pas shkolle,se Sa per pune aha. Protesto sa te duash po jo kunder qeverise se pastaj………21 Janari.

        1. Klimax says:

          Ate paske kuptuar, qe sot Shqiperia eshte demokraci dhe shtet me mireqenie te larte???!!!
          Ishim te fundit ne Europe para “Xhaxhit”, ngelem te fundit ne Europe me “Xhaxhin” dhe vazhdojme te jemi te fundit ne Europe pa “Xhaxhin” ne mireqenie dhe demokraci!

  2. Tani says:

    Mendoj se Politika e qverise RAMA –META kane nje drejtim te gabuar ne cdo drejtim ! Te kesh problem dhe te shtiresh se mund te zgjidhesh dhe problemet e te tjereve eshte kulmi kur behet per ndonjne perfitim te castit ! Nuk jam dakord me kete qeveri per hapat qe merr dhe duhet qe shume shqiuptar te reagojne per politiken e jashtem te gabuar qe ne ndjekim ! Shqiperia nuk duhet te mbahet peng nga Rilindja !

  3. Vizioner says:

    Erdogani eshte Armik i Demokracise.

    Nuk e kuptoj/me se cfare e lidh Edi Ramen me nje Armik te Demokracise.

    Ndigjoni se c’thojne Politikanet perendimore per te,dhe pastaj do e kuptoni.

    Erdogani eshte nje Sali Berishe. Njeri me kriminel se tjetri!

    Shqiperia ska nevoje per Erdogane e Berisha.

    1. Dardan says:

      Vizioner haa. Perndimi nuk e don Erdoganin pasi Erdogani me zgjuarsin e tije dhe me vizionin e tije per 15 vite ka arrite tja ndryshoje komplet pamjen turqis e cila kishte shekuje ne stagnim ndersa Erdogani per 15 vite arriti ta rendis turqin ne dhjetshen e vendeve me te zhvilluara te planetit toke.

      Ndersa kjo nuk i konvenon perendimit qe te ket nje lojtare global e rajonal kaqe te fuqishem si turqia me nje fjale turqia i doli nga dora byrokracis perdimore pasi askush ne perendim ku behen elaboratet e sllavizimit te njerzimit nuk e kishte parashikuar se turqia kaqe shpejte munde te zhvillohej pasi gjithe barierat dhe prognozate qe kishte ven perendimi parashikonin nje zhvillim te kontrolluar dhe shum te ngadalte te turqis me qellim qe ajo te jete e kontrolluar nga egoizmi dhe skizofrenia perendimore.

      Por fale nje burri si erdogan turqia tashe e 15 vite rradhe ze vendin e pare me rritjen ekonomike ne bote, fale pozites gjegrafike me te miren ne bote qe ka turqia nje populli shum puntore me tradit dhe shpirte sipermarres dhe nje politike brilante qe ka udheheqe Erdogane sote turqia eshte nje nga dhjet superfuqit ekonomike ushtarake dhe strategjike ne bote. Fale Erdoganit sipermarresit turqe sote jan nder investitoret me te medhej ne bote dhe turqia sote ka mbi 200,000 multi milioner dhe 300 miliarder 100 vetem ne forbes. E kuptoni qfare fuqie investuse ka turqia.

      Perndimit nuk i konvenon fuqizimi kaq i madhe i bizenesit turke pasi biznesmenet turqe tashme kan pushtuar vendet e pasura me nafte te gjirit ku fale politikes brilante te Erdoganit biznesmenet turqe fitojn shumicen e tenderve ne keto vende te pasura me vler qindra miliarda ne vite.

      Ne mediat perndimore nuk ka dite qe nuk degjone X korporata franceze apo italiane nuk arriti te fitoj tenderin me vlere 10 -12-15 miliarde ne X vendin e pasur arabe ndersa fitoje te derin dhjetra miliardesh X kompania Turke. Kjo e qmende perendimin pasi konkurrenca e sipermarresve turqe poj qon drejte falumentimit shum korporata me renome ne evrope.

      Ndonje injorante do thote ore qa dine turqit ata bejn vetem dyner dhe qyfte nga mungesa e informacionit pasi turqia ka disa nga universitetet me te mira ne bote dhe keto stereotipe nuk qendrojn. Kush nuk e dine turqit jan populle shum i zgjute po te ishin budallejn nuk do benin perandorin qe dominoj boten per disa shekuj, turqia ka edhe nje perparsi ka rinin me te re ne bote. Disa shqiptare ata te janulles paragjykojn turqit duke u bazuar ne disa Kurde te Turqis qe kan pare neper evrope e gjet.

      1. Edvin Ilir Hasani says:

        Dhe cfare i hyn Shqiperise ne xhep nga kjo mor Dardan??? Problemet e tyre dhe jo tonat. E mos kujto se Erdoganit apo Turqise ju hapet barku per shqiptaret. Ajo perandori qe ai perpiqet te imitoje nuk na lejoi nje shkolle per 500 vjete. Shiko se sa ka investuar te serbet Turqia keto vite. Para dhe jo xhami e telenovela me Kara -dai. Sa per zgjuarsine e turqve, osmanet kane pasur nje fjale te urte. Shpaten shqiptarit e penen armenit. Sa per statiatikat qe permend besoj se i referohesh Wikiturkias.

  4. hahaha says:

    Ene ky surrat ksul kashta derrvishi qeka ,hahahahahahahaha
    o e fort kur bo edhe ky surrat pordha si analist i gjithckaje .
    Apo se ka ate te folurin me ate shikim prej skuthi ,sikur cdo fjal qe qit prej goje eshte nji riprodhim ,dicka fallso .

  5. Dardan says:

    Ca pret prej vllehve te soit Pirro Misha haaaaa sa kam qeshe nje reagim nga Vllehu Pirrdho Misha kur do shlirohet shqiperia nga kjo fare.

    Shqiptaret duhet te jen ne krahe te Erdoganit dhe te perfitojn sa me shum investime dhe fonde nga Turqia pasi Organizata Gylen eshte nje tufe Injorantesh qe metojn te kthejn turqin nje shekulle mbrapa dhe ne stagnim vete numro per interesa te disa shteteve perendimore te cilave nuk ju konvenon nje Turqi e zhvilluar por e dobte dhe ekontrolluar.

    Shqiptaret e Turqis 100% e tyre e perkrahin Erdoganin dhe si rezultat nuk ka fuqi ne bote qe munde ta rrezoj Erdoganin derisa te ket perkrahjen e shqiptarve te Turqis te cilet jan edhe ajka e kombit turke si ne aspektin intelektual akademit universitar kulturore sportiv arsimor Ekonomik biznesore etj. Erdogan ka perkrahjen e 6 milion shqiptarve te turqis dhe 3 milion boshnjakve te turqis te cilet po ashtu perbejn ajken e kombit turke.

    1. Para Laci says:

      O Dardan,

      Mos te ka dhen edhe ty 300 euro ne muaj pension erdogani qe komenton ktu per vellezerit e tu turq??? besoj se edhe ti po te ishe ne shqiperi do ngrije flamurin turk ne mes te tiranes.

  6. shqiptar says:

    erdogan kerkon te islamizoje shqiperine si ka bere edhe me shqiptaret e maqedonise edhe sot vriten si lepujt e si ndimon kush as turqia vet
    perse ky njeri hedh 30 milione euro per 1 xhami?? me te madhen ne ballkan cfare fiton populli shqiptar??? perse duhet te indefikohemi ne mes te kryeqyteit shqiptar me xhami si islamik ne nje kohe kur serbi edhe greku ulerasin ne amerike dhe europe shqiptaret jane terrorrista islamike
    kemi per tia pare te mirat kesaj xhamie po eshte heret vone
    erdogan kerkon ta beje shqiperine nje LIBAN TE DYTE ta fuse popullin ne percarje dhe lufte civile njesoj si liban
    shqiperia eshte ne europe edhe aleatet me te mdhenj i ka kristiane po ashtu edhe kosova ishte amerika qe e shpetoi te ishte per turqine se pjerdh kush te ishte per turqine sot kosova ishte serbi

  7. Jaran Juristi says:

    O rrypa nese jap ca pare nuk ka problem, ne do hyjme ne BE e Turqia do vazhdoje daullet si candidate.Po dhane ca pare jau heqim veshin edhe Gylenisteve e gjithe turqve te tjere.

  8. arber1468 says:

    Ti dhjefsha gulen si dhe Erdogan. Na është bërë Shqipëria han me 100 porta. Grekët e majtë grekët e djathtë turqit gulinistë e turqit erdoganistë serb maqedonas jehovai evangelist vehabist lesh e përshesh. Po na lini ore dhe shihni punët tuaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje