Haxhinasto: PD nuk ka ndonjë model investimesh në pushtetin vendor

14 Maj 2015, 13:40Politika TEMA

Partia Demokratike nuk ka ndodnjë model investimesh në pushtetin vendor.

Deklarata u bë në Kuvend nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në përgjigje të akuzave të ish-Kryeministrit Berisha dhe deputetëve të PD për mungesën e reformave në vend.

Ministri i Transporteve i kërkoi  opozitës që të jetë realiste dhe të shohë arritjet e qeverisë në investimin e projekteve të rëndësishme, sidomos në infrastrukturë.

PD nuk ka sot një model të investimeve në pushtetin vendor. Unë jam nga ata ministra, që kam qenë ministër edhe në Qeverinë tjetër që kam pasur dyert e hapura për cdo të zgjedhur vendor, por asnjë nga të zgjedhurit e PD nuk ka trokitur në derë për ndonjë projekt.

Ndoshta nuk kanë nevojë, por askush nuk ia ka mbyllur derën. Kush ka thënë se po të zgjidhen kandidatët e PD nuk do të ketë investime? Ajo që është thënë është se të zgjedhurit demokratë nuk kanë sot asnjë model investimi.

Pse nuk flisni sot për infrastrukturën, për aksidentet që ishin dhe që me bilanc cdo ditë humbte jetën 1 person si rezultat i aksidenteve. Ndërkohë që si rezultat i investimeve dhe reformave kjo shifër u ul me 26 %.

E dini ju që 95 % e transportit ndërqytetar me urban është e pasigurtë, sepse mjetet janë jashtë kushteve teknike? Pse nuk flisni për këto?

Shumë shpejt do të paraqitet edhe reforma në këtë drejtuim“, tha Haxhinasto. /gj.k/

3 komente në “Haxhinasto: PD nuk ka ndonjë model investimesh në pushtetin vendor”

  1. haxhiu says:

    Kush flet per modele investmesh, o zotrri harrove me ke parti je. LSI-ja eshte partia e modeleve. Mgjths ti per vete ne rregull je me investimet dhe projektet se i kepute nja 2 Krushqi me 2 Ministra.

  2. iliri says:

    Para LSI-ja, faleminderit per Xhinsat po me mire na i kishit dhone leke ne dore.

  3. P.M says:

    Ore kta te Lsi cfare quajn investime ?? Ndonje pal xhinsa ??? apo naj thes me miell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje