Kandidati i djathtë për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova deklaroi se do t’i jepet jetë projektit për ndërtimin e Bulevardit të Ri, i cili do të lidhë zonat periferike me kryeqytetin. Gjatë një takimi të hapur me qytetarët, Kosova premtoi se nga ky projekt do hapen vende të reja pune, si dhe do shtohet më shumë hapësirë e gjelbër për komunitetin.
Nga ana tjetër, kandidati i Partisë Demokratike theksoi se ai do ti shtrojë dorën e bashkëpunimit kryeministri Edi Rama, ndërsa tha se ‘le të vij ai ta presë shiritin e inaugurimit’
“Nuk mund të një projekt të jetë efektiv sado të lëndoj një njeri. Unë jam t’ju premtoi se do bëjmë një projekt 40 milionë dollarë. Unë se kam problem, sepse e kam nisur me 40 milionë dollarë me pacientët e mi dhe ato që mbilodhja rrugës, kjo për një mënyrë transparentë që kam pasur në mbikëqyrje. Bulevardi i Ri e zmadhon këtë bulevard, ku i shtohet 1.6 km. Kjo do bëjë lidhjen midis dy arterieve, mes Liqenit artificial dhe atij të Farkës. Ndaj si është më mirë? Njeriu të ketë dy mushkri apo një? Çfarë sjell kjo? E para e punës; 21 mijë persona të punësuar. I shton qytetin të Tiranës 1.5 km katrorë gjelbërim qytetit. Ndaj secili do ketë në dispozicion 2 m katrorë lulishte për të ndikuar pozitivisht për qytetarët e Tiranës. Nga ky projekt përfiton zona e Paskuqanit, e cila është lënë në harresë për 25 vite. Të gjitha këto investime, jo vetëm do ta civilizojmë, por dhe kësaj pjesë të Tiranës do i japin një civilizim kësaj zone. Më lejoni ta pyes Joridën me diçka, nëse harrova gjë. unë jam këtu para publikut dhe para mediave, që të më bëni çfarë pyetje të donit, si njeri, përkrahës të ligjit, si humanist, dhe do keni përgjigjen që doni.”, tha Kosova
Halim Kosova nese do te behet Kryetar Bashkie te vendose ne pikat kryesre te programit te tij: PARKIMET -SI NDERTESA VERTIKALE. ato jane zgjidhja.
E para Bulevardi nuk ka filluar. Bashkia beri projektin sa per tu mbushur xhepat e funksionareve me te larte te Bashkise nderkohe qe per shpronesimet qe preken nga zgjatimi i Bulevardit nuk u mendua kurre.
erion veliaj drejtimi i duhur per tiranen
E di cili eshte problemi me i madh qe ti je duke ngaterruar kekun me byrekun. te duket sikur je me pacientet e ke kthyer si bashkebisedim me unionin e mjekeve. Shqiptaret jane me shume se sa te vetedijshem se ke duhet te votojne dheta kthejne tiranen ne #drejtimineduhur
o nuk i dum kta demokratet ne!
kta vec per llafe t bukra dhe pun t kqija jan!
shife sesi osht bo shqipnija kte cerek shekulli
halja e europs!
dhe kte gje e kan bo demokratet
me mir ata socjalistat se ata te pakten po nuk bon gjo t mir s bojn keq.
ata as piramida s bojn,as kjoska s bojn, as prona s zaptojn, as shtet s shkatrrojn.
ata po ndertun gjo ,bereqaves,po nuk ndertun nuk prishin te paktern.
kurse demokratet marrin si pushka jevgut dhe masanej kur deshtojn ja hudhin fajin te tjerve…
vec burgu i bo dermon atyne se ndryshe s zejn mend.
Dr adhamulli kerkon Vetem leke qe mbase sngopet me…fare e ndryre ky!
O Hale-m! bulevardi mos të duket gjë si kordon umbilikal ty, lale?
Ketu komentojne vetem socialiste militante. Perpiquni te beheni me pozitiv , dhe te gjykoni ne menyre me konstruktive.
Na kthyet si geto me maskarallaqet qe bete sbete gje tjeter vecse prish mer inerte ketej dhe hidh andej , derguat ne konflikt banoret me firmen ndertuese, na shkatrruat kolektoret dhe i late ujrat e zeza per 2 vjet e gjysme ne siperfaqe,na shkatrruat makinat me kanalet dhe gropat qe hapi firma juaj ndertuese, hoqet kazanet e plehrave dhe i late mbeturinat sheshit dhe tani vini e na thoni doe mbarojme kush mban pergjegjesi per kete dem materjal shendetsor qe u keni krijuar banoreve te kesaj zone me papergjegjshmerine dhe babezine tuaj,ju skeni kurajo te kerkoni as ndjesen me minimale qe e kthyet ne geto njelloj si aparteidi i Afrikes se Jugut lagjet e zezakeve.Megjithe respektin per doktor Halimin Vafanculo PD ,vafanculo Lulzim Basha jeni plehra asgje tjeter
Rasti me i mire per te votuar njeriun e duhur qytetareve nuk ju vjen më. Le te votojm dr.Halim Kosoven, dhe mos te ja u japim shansin mashtruesve g99-es qe nuk dine te bejn asgje vetem te kalojn nga nje karrige ne tjetren dhe asgje me shume.
Kësaj radhe Tirana ka rastin fatlum të votojë per njeriun me integritet, intelektualin, humanin, modestin, të thjeshtin, mjekun që ka ngjallur shumë shpresa të venitura, për shumë prindër e familje shqiptare në ankth, për Dr, Halim Kosovën. Suksese për Tiranën me ty Doktor.
Z.Halimi ju uroj fitoren .Do jete nje fitore plebishitare kunder ketyre mashtrruesave dhe ska nevoj te vij ai i gjati nuk e meriton me pre shirita ai njeri pa nivel