Me kërcënimin e luftës në horizont, ligjvënësit polakë janë duke u përgatitur për të lënë sallat e pushtetit për fushat e betejës.
“Ka ardhur koha që mund të kërkojë gatishmëri për të mbrojtur vendin”, ka thënë kryetari i Parlamentit, Radek Sikorski, duke u bërë thirrje ligjvënësve që të bëhen shembull për polakët e rinj.
Pesëdhjetë ligjvënës i janë përgjigjur thirrjes, duke u rreshtuar në stërvitje në një bazë ushtarake jashtë Varshavës, më 12 maj.
Vendimi i tyre për të praktikuar qitjen me pushkë dhe arte të tjera ushtarake tregon se sa të nevrikosur janë polakët e zakonshëm në lidhje me konfliktin në Ukrainën fqinje dhe përfshirjen e Rusisë në të.
Shumë polakë, me sa duket, janë të përgatitur për të mbrojtur vendin. Gjithnjë e më shumë janë duke iu bashkuar jo vetëm ushtrisë konvencionale, por edhe dhjetëra grupeve paraushtarake që operojnë në Poloni, thotë analisti Gustav Gressel për Radion Evropa e Lirë.
Gressel, nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se aneksimi i Krimesë nga Rusia në mars të vitit 2014 ka shërbyer si thirrje zgjimi për politikanët dhe civilët.
Deputeti John Godson ka qenë në mesin e ligjvënësve që kanë marrë pjesë në trajnimin e kësaj jave dhe ka postuar në Twitter fotografi të manovrave dhe të vetes së tij. Pas kthimit në Varshavë, Godson u ka thënë gazetarëve se është i gatshëm për më shumë.
“Është një mënyrë shumë e mirë për rritjen e moralit të ushtrisë sonë dhe të popullatës”, ka thënë ai.
Në stërvitje, ligjvënësit kanë shtënë me armë, kanë hedhur granata të rreme dhe kanë mësuar ndihmën e parë.
Një tjetër deputet pjesëmarrës, Maciej Morczek, ka thënë se dyshon se do të ketë luftë, porse është e rëndësishme që të dërgohet mesazh i mbështetjes për ushtrinë e Polonisë.
“Duam t’iu dërgojmë mesazh të rinjve se forcat e armatosura na mbrojnë dhe janë të dobishme”, ka thënë ai për agjencinë Associated Press.
Ushtria e Polonisë numëron rreth 100,000 trupa, me rreth 20,000 rezervistë.
Pavarësisht shifrave të fuqishme, ministri i Mbrojtjes, Tomasz Siemoniak, u ka bërë thirrje burrave dhe grave në moshën midis 18 dhe 50 vjeç dhe pa përvojë ushtarake, që të regjistrohen për stërvitje.
Sipas AP-së, më shumë se 2,000 njerëz janë përgjigjur deri më tani.
Analisti Gressel thotë se ushtria polake është zgjeruar me rreth 120 grupe paraushtarake, të cilat bëjnë stërvitje të ndara, në përpjekje për t’i harmonizuar ato me ushtrinë.
“Ata ushtrojnë me ta, i këshillojnë, u japin pak ndihmë, por ata nuk janë pjesë e ushtrisë polake. Ata nuk përdorin armët e ushtrisë. Ushtria punon me ta me shpresën se disa prej tyre mund t’i bashkohen një ditë”, thotë Gressel.
Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ka njohur zyrtarisht grupet paraushtarake pasi ka ftuar disa përfaqësues të tyre në një konferencë në Varshavë, më 20 dhe 21 mars.
Gressels thotë se numri i polakëve të përfshirë në grupe paraushtarake sillet midis 10,000 deri në 30,000.
“Ata janë kryesisht të rinj meshkuj dhe studentë. Nuk janë huliganë të futbollit, por njerëz të shkolluar”, thotë Gressels.
Këto lloje luftëtarësh janë në rritje edhe në vendet baltike, ku frika nga Rusia është e dukshme.
Në Lituani, Unioni i Pushkatarëve numëron 8,000 anëtarë të përgatitur për luftë të mundshme me Rusinë.
Ky Union është krijuar në vitin 1919 si forcë civile mbrojtëse, por ka qenë i jashtëligjshëm në epokën sovjetike. Ai është ringjallur në vitin 1989, kur Lituania ka nisur betejën e saj për pavarësi.
Tani është pjesë e strategjisë së dukshme të qeverisë për të përgatitur vendin e vogël baltik, prej rreth tre milionë banorësh, për një kërcënim të mundshëm nga Rusia.
Bravo ! Polonia .ka qene gjithmon e gateshme me fqinjet e saj ,jo si Serbet e ndyre dhe Grekerit e poshter.
po ty pavaresine greqia dhe serbia ta dha, ata luftuan dhe e zbythen turqin nga ballkani
pjerdh pjerdh se lirohesh
po shqiptaret kane bere vazhdimisht kryengritje kunder turqve ne menyre te vazhdueshme jo nje here clirim nga suliotet dmth
Hecni pra ju se lle ne shqiptaret gati jemi por ne do luftojm me cifte se arm nuk kemi??? Sa kot kta polaket po pse ere nuk do tju mbroj nato juve ere se neve shqiptareve do na mbroj prandaj ja kemi len te gjitha aleances.
Sa per te qeshur,e kush polonia.Nga kush ka frike?! Rusia ka qene ajo qe ju shpetoi nga nazizmi sigurisht dhe me ndonje gabim qe ju ende se harroni por haroni kryesoren peshen e madhe qe mbajti ai popull(rus) ne luften e dyte.Nese do te behesh aleat perse nuk ben aleance me zgjuarsine politike dhe te mbash larg ushtrite e huaja?!
Ti o taras trapi e lexon historine apo jo?
Polonia deri ne 1918 ka qene e pushtuar nga Rusia,gjates luftes se dyte boterore gjysma e polonise u pushtua nga gjermanet dhe ne marveshje me hitlerin ,gjysma tjeter nga ruset
Ne Katin ruset masakruan mijra oficere polake te zene rober
Rusia eshte armiku tradicional i Polonise,prandaj leri ato prrallat per çlirimin e polonise nga ruset,ishte serish nje pushtim i kamufluar kesaj rradhe jo me te gjysmes te polonise,por i se gjithes komplet
Per ushtrine Polake ka kohe qe Putini i ka vene shkume atij mikut
Keshtu eshte kur ke per fqinj HALE si PUTINI
Sa mire po i mbani mend tezat e Leninit:” NJE KOMB QE NUK ARMATOSET DHE NUK MESON PERDORIMIN E ARMEVE ESHJTE I DESTINUAR TE ZHDUKET”
Keto jane mesimet e historise per popujt,e kombet.SA REALE SOT,KUR BOTA QUHET GJOJA E SIGURTE???????
Ne e kemi patur kete sistem i cili u konsiderua i tejkaluar. Politikat ndryshojne por synimet shoviniste te fqinjeve tane, nuk do te ndryshojne kurre. Gjysma e Shqiperise natyrale eshte jashte kufijve te Shqiperise sot, por nese do te pyesnim fqinjet tane ata do te thoshin se Shqiperia duhet ndare ne dy pjese ne mes tyre.
Mire qe nuk kemi nje organizim popullor te vetmbrojtjes sepse e quajtem nje krim qe na e kishte bere peshqesh xhaxhi. Por ushtri duhet te kete çdo shtet.
Ne kemi patur nje ushtri te organizuar mire dhe te armatosur deri ne dhembe. Nuk kemi patur teknologjine e fundit, por edhe ato qe kishim benin pune per te armatosur nje popull qe çmon dhe e do lirine, dhe ka luftuar gjithnje per lirine.
Pikerisht ne kete kohe kur kemi dy shtete shqipetare dhe Shqiperia e Kosova po njhen, dhe padyshim Shqiperia eshte nje shtet qe eshte e veshtire te vihet tashme ne diskutim per ekzistencen e vet ne arenen nderkombetare, pikerisht tani kur faktori shqipetar eshte ne kuotat me te mira te ekzistences, njohjes dhe propagandimit te çeshtjes shqipetare, ne nuk kemi ushtri.
Ne nuk e duam ushtrine per te sulmuar dike apo per te kercenuar lirine te tjereve. Ushtria tregon seriozitetin dhe forcen e shtetit dhe njekohesisht dekurajon çdo mendim shovinist. Fqinjet tane duke na njohur gjendjen e ushtrise inekzistente thone se e marrim Shqiperine me shoqaten e gjuetareve. Dhe mund te jete e vertete.
Ky eshte nje turp per shtetaret tane mendjelehte dhe hajdute, qe e vodhen, e shiten dhe e katandisen ushtrine ne nje grup barkderrash qe e kane mendjen vetem ta vjedhin edhe ate pak armatim qe ka mbetur. Tanket e çdo gje tjeter qe ishte ne pune u shit, duke thene se ska çna duhet ushtria. Neve na mbron NATO. Po ne rast se gjeostrategjia dhe paktet ndryshojne, kush do te na mbroje vendin tone nga fqinjet, e ne mos fqinjet ndonje fuqi tjter??
Por keta shtetaret tane e kane zgjidhur. Ata po e zbrasin Shqiperine dhe mbasi bejne leket ikin edhe vete.
Me Shqiperine te behet çte behet.
Hahahahahahahaha…atavizma ditatorialo-naziste…që “demokratët prosionistë” të Perëndimit, jo vetëm që “nuk i shikojnë”, por i nxisin (duke qeshur nën hundë, sigurisht)… Deputetët “stërviten” për luftë…(???!!!) Ç’do na dëgjojnë veshët akoma…???!!!
Artikulli flet per shembullin e pushtetareve,deputeteve dhe qeveritareve Polake,BRAVO U QOFTE.
Besoj qe ketu ne Shqiperi qeveritare tane bejne prova SE KUSH DO TA BRAKTISE ME PARE VENDIN NE RAST TE NDONJE LUFTE.
Taras ushtria ruse beri marreveshje me ate gjernane per ta ndare Polonine dhe trupat ruse te maskuara si trupa naziste hyne ne Poloni dhe vrane dhjetra mijra ushtarake polake.
Polonia me 100000 ushtare aktive dhe 20000 rezerviste, po behet gati per lufte ???
Nuk e di a u ka dale pija polakeve qe te kuptojne se zoti u ka dhene per armik Rusine ???
Rusi, te tera republikat ish Sovjetike perfshi dhe ato te Europes lindore i ripushton vetem me anetaret e shoqates se gjuetareve, per ca lufte duhet te pregatiten keto vende ???
Te mos harrojme se Putin nuk eshte Gorbatchevi, dhe se ka ne posedim arsenalin me te madh berthamor ne bote.
Me Rusin e vetmja menyre per te garantuar paqe eshte te ulen e te bisedojne se po vate puna per lufte, si zor se do kene sukses.
Pune tjeter nese Polaket e kushdo tjeter duan te bejne lufte ne mes tyre por jo me Rusine.
Edhe Vietnami,cop cop ishte,por Amerikanet iken me bisht ne shale,edhe Ruset me bisht ne shale iken nga Afganistani.Kjo mendesia qe paske ti o Montreal qeke mendesi e trasheguar nga te paret e tu,qe do i kesh pasur Balliste.laj halet ne Montreal
Sa I zgjuar qe qenke ti “pseeeee”
Dukesh qe mendon me bythe ti.
Balliste si zorr, Enveriste ndoshta, sepse tere Kanadaja eshte qelbur me pastruesparet e ish-sigurimsat e shkerdhaturines Hoxha.
O Cazzo di mare !
Ti me siguri do e kesh pas babin shef dege ne Mutohove.
O bole harroje Vietnamin se tani po behet fjale per te ndezur luften e trete boterore. Dhe po u ndez ajo lufte jo vetem Polonia por edhe ti atje ku je do vesh ne te sat eme.
Epo kur e mesuan dhe katundaret kompjuterin e te cajne bythen me opinione.
O Artani i Montrealit,
Mund të na e shtjellosh një çikë më shumë se përse duhet harruar lufta e Vietnamit dhe mësimit të madh që ju dha botës nga ajo luftë?
Ishte fjala nëse, a mundet, një vënd a një popull, të përgatitet dhe të luftojë për të mbrojtur lirinë e tij, edhe kur kërcënohet nga një armik shumë herë më i fuqishëm, më i armatosur dhe më i sofistikuar se ai.
Dhe, sa për variacion, qëllon që edhe ndonjë katundar, ta ketë mësuar kompjuterin dhe të shprehë nëpërmjet tij ndonjë mendim, a të sjellë ndonjë fakt nga historia, nga ato fakte që ca mëndjelartëve kokëbosh, por bythëshpuarve osh-kosh, si puna jote, nuk u vijnë shumë për shtat, por debatit nuk duhet t’i përgjigjesh me “..harroje Vietnamin(faktin) o bole..”, sepse tema ishte pikërisht: Mos e harroni Vietnamin, o popuj dhe ju, agresorët e popujve!
Disfatistët dhe kapitullantët janë një model i keq për shqiptarët.
Prandaj, o zoti Artan e Kapedan, nga Montreali, me këto mënd që paske, rri atje ku je dhe bëji hyzmet Kanadasë, mos u jep mënd shqiptarëve.
Dhe, “be aware!” dhe rri gati se, ti vetë ose yt bir, nëse ty të ka kaluar vakti dhe të ka lënë takati, ndonjë ditë mund t’ju duhet të vini helmetën në kokë dhe të takoheni me “çunat” e Putinit.
E nëse vjen ajo ditë, nuk do të të pyesin shumë ty apo tët bir, a ja vlen apo jo të luftohet me ta.
AHA E FILLUN DHE KTA ZBORIN SI NE KOHEN E PARTIS PUNES,NE JEMI RAHAT PER NE MAROJ PERGJITHMON LUFTA NE VITIN 90te,PER NE SHQIPTARET JETA OSHT QEF.
Ka qen prelud i Perandoris Rromake/Nese do paqe,pergatitu per lufte.Po plasi lufta,te paret qe duhen cuar ne front,duhet te jene politikanet me gjith farefisin e tyre,sa keta e shkaterruan ushtrin Shqipetare,edhe Blend tullacshreku,qe pjerth nga goja perher se kemi naton,e lufta eshte imagjinat e Enveristeve.Blendi Fevziu do kapur per veshesh e do …..
Shqiptaret duke patur mbi koke keto lloj politikanesh dhe pushtetaresh te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA nuk kane nevoje per ushtri dhe armatim, sepse armatimi eshte shitur per skrap. Jane te mire vetem per ndonje ngjarje tip GERDEC
Kjo ndodh sepse ushtria nuk na nevojitet, sepse kemi NATO-n ne. Kjo perkthehet se edhe shtetet e tjera anetare te NATO-s nuk kane ushtri dhe armatim. Se kush jane ushtaret e NATOS-s kete nuk e dime.
Po me kujtohet nje shprehje e famoze e UDHEHEQESIT te SERBISE, SLLOBODAN MILOSHEVIC, qe pat thene: “Shqiperine dhe shqiptaret i pushtoj me nje skuader gjuetaresh”. U, u, uau!! SA TURP KETE NUK MA KA KAPUR TRURI.
ja sa te behemi me M4 ne pa spyesim fare.
polonia ne lufte? po rusia e cliroi polonine nga gjermania? ata tani dun lufte me rusine hahahah dhe aq me pak me 20 mij rezerviste
Artan nga Montevideo: Nuk e ke idene se si mund te luftohet fare kundra nje shteti te madh si Rusia apo kujdo qofte.As Polonia e as Ukraina nuk do mund ta perballonin gjate nje sulm frontal nga ana e Rusise. Kete e dine mire te gjithe. Por, duke i hapur luftra te vogla ne shume fronte,bllokade ekonomike, sulme kibernetike, e lloje-lloje menyrash te tjera qe do dite ti ti sqaroje ( perfshi edhe ato fetare) do te mund ta detyrojne Rusine te nderoj kurs. A e di qe Suedia e orodhon bomben berthamore qe neser po te doje, po keshtu edhe Japonia.Rusia ka armiq shume shtete te cilat kane potenciale ekonomike edhe ushtarake shume domethenese, por qe duke qene se kane tru ne koke po i perdorin per dobi te njerezimit. Rusia ka 30 milion musliman brenda territorit te saj. Vertet mendon se i ka miq? Putini ben mire te ndalet edhe te kerkoje te respektohen standartet nderkombetare ne zgjidhjen e mosmarveshjeve e jo te sillet si gangster vecse se ka arme berthamore..
E KE GABIM ME NUMRIN ,JE TREFISH ME SHUME NGA REALITETI.
O PLEHRA POLAKE,QE JENI DHE POPULL SLLAVE.PO KRUHENI ME RUSET POR DO BEHENI PLUHUR ATOMIK,MISH PER TOP.
KRUHUNI ME FIQ DETI SE DO TA SHIKONI SE SA JU VLEN LEKURA.
Oledio per ty jeta qeka tamom qef.
Polaket jane vrases gjakftohte dhe trima te paepur…ne fillim te shek 20 i kane dhene nje dajak te mire ushtrise cariste…po edhe ca leksione part time ushtrise se kuqe (ne fillimet e saja kur po mesonte zanatin dhe formonte muskujt/i vlejten shume kto leksione)…pavaresisht se luftrat moderne kane me shume karakter industrial dhe percaktohen me shume nga fuqia ekonomike(jo domosdoshmerisht me “advent-in” e armeve te shkaterrimit ne mase)…
Per mua jeta nuk eshte qejf: por vjen nje i cmendur ne pushtet edhe duhet qe te gjithe popujt e vegjel ti perulen. Te njeten gje po ben edhe Kina me vendet si Filipino , Vietnam. Po sikur te gjithe te kerkojne te prodhojne arme berthamore ku vemi..? Suedi, Norvegji, Japoni, Koreja e Jugut e prodhojne edhe te dergojne ku te duash qe neser. Edhe dicka tjeter; i kam pak qejf femrat Ruse edhe me dhimben:)
Te gjithe ju qe merrenemi me polaket shikoni fytyren Tuaj,familjen Tuaj,vendim tuaj se jeni nje zero kurse ata Jane shume lart,ju nuk I shikoni dot per rrjedhoje nuk llogjikoni.
Polaket ishin 6 milion qe mobilizoi Hitleri dhe kane ardhe me ushtrite gjermane dhe ne Shqiperi. Pra jane te paret qe e perkrahen nazifashizmin dhe e kerkuan vete doren ruse dhe qe lau lesh mbi to!. Por eshte interesant se po fillojne te dalin fjalet e Leninit se duhet te jete cdo qytetare ushtare dhe cdo ushtare nje qytetare dhe mbrojtes i vendit. Dhe rruga qe po drejton sot ne Shqiperine “demokratike”, nuk lane gje pa shpifur, pa vjedhur e shkatrruar gjithe sistemin e mbrojtjes se vendit se gjoja ishin komuniste, ne nje kohe kur Bota kapitaliste pushtuese e coptuese e trojeve tona armatoset cdo dite! Pergaditja fizike u quajt metode kineze dhe se ishte praktikuar mbas viteve gjashtedhjete; por si i thone nje fjale eshte e domozdoshme nje lufte totale qe te mesojne se periudhat e qetsise sjellin gjithmone ulje te vigjilences, shkujdesje dhe degjenerim te pergjithshem, por do te jemi ne qe do te demtohemi me shume se kushdo tjeter duke u zene ne befasi, ose shtrire doren te huajve per ndihme! Shikojeni serbet, duan te rrine ne uturakun e Europesw dhe shurren pretendojne ta bejne me ruset! Politika ruse eshte inkurajuse per sllavet ne Ballkanit dhe ne rast lufte ata do te sulmojne perseri tokat tona, edhe na i kane marre trojet dhe na thone mbylleni gojen se vjene era gjak ne Ballkan!