Veliaj: Tre projekte madhore për gjelbërimin e Tiranës

13 Maj 2015, 20:19Politika TEMA

“Qyteti ynë ka humbur 4 vite kohë”, kështu iu drejtua sot kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, banorëve të njësisë nr. 9, të cilët i shprehën atij shqetësimet e tyre për mungesën e rrugëve, ndriçimit, parqeve e gjëlbërimit, dhe legalizimet e munguara të pallateve.

“Të gjithë e mbajmë mend si e vodhën fitoren në 2011. Ne duhet sot t’u japim një përgjigje, jo për hakmarrje, por për dashurinë që kemi për qytetin dhe për kohën që na bënë të humbnim me papërgjegjshmërinë e tyre. Vota është për qytetin, nuk është për partinë. Vota është për rrugët pa gropa e të ndriçuara, nuk është për partinë. Vota është për drejtimin e duhur, s’kemi më kohë të humbur”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se për të zgjidhur çështjen e urbanizimit po shihen të gjitha problemet, në një kohë kur zgjerimi i qytetit nuk është shoqëruar me rritjen e investimeve në shërbime, sidomos në këtë zonë në 4 vitet e fundit. “Ne nuk i ndajmë qytetarët as në të majtë e as në të djathtë. Nëse komuniteti ka një nevojë, ajo nuk është qokë, por detyrë sepse paguajnë qytetarët”, tha ai.

Veliaj deklaroi se legalizimet do të përfundohen. “Ditën e fundit të fushatës para katër vitesh, Lulzim Basha tha se të gjitha pallatet e Tiranës që janë të pa hipotekuara, do të bëhen me hipotekë. Asgjë nuk bëri. 400 pallate dhe mijëra qytetarë kanë betur peng e një bashkie që nuk punon”, u shpreh ai.

Lidhur me projektet për gjelbërimin, Veliaj shtoi se ka disa plane të mëdha si rekuperimi brenda vitit të parë i kopështit Zoologjik, kthimi në një park të madh i malësisë së Dajtit, si dhe krijimi i parkut të Kasharit, për të krijuar kështu tre hapësira të reja frymëmarrje për qytetin.

14 komente në “Veliaj: Tre projekte madhore për gjelbërimin e Tiranës”

  1. Titi says:

    Po atyre pallateve dhe betonit qe hodhi Rama per 11 vjet c’do u besh??

    1. Patriot says:

      Kush bllokon germimin makaber te gropes se tipit “Hajdin Sejdia” poshte diges se Liqenit,meriton te ulet ne karrigen e kryetarit te bashkise. Kjo eshte sfida. Fare e thjeshte dhe e qarte. Kjo sfide eshte njekohesisht edhe test serioz,nese gjithcka eshte farse,gjasme fushate,apo ka gare reale!!!…

    2. Miku says:

      Te na rrojne bunkerat shumekatesh…

  2. Futja kot says:

    … i papare!!! Edhe Dajtin do ta gjelberoje ky? Sa i squt, si e gjeti??? Ehhhhhhhhh, c’koke ka ky vend???

  3. aqifi (po i verteti ama) says:

    Hapni edhe tre parqe te reja ne Theth, Lure dhe Permet qe te marre fryme tamam Tirana!

    Pasi babai shpirteror dhe politik, betonoi per 10 vjet cdo meter katror, tani Erjonka premton parqe ne Dajt dhe Kashar…

  4. analisti Hajri Qili says:

    Ik o peder i mutit se na je shpifur…

  5. leka says:

    Komentues koti ,qe nuk din cfar shkruajne dhe harrojne se Rama mori njer qytet shurrtore dhe i dha fizionomi Europiane. Po jane bere dhe ndertime te shumta, ndoshta dhe jo te rregullta,por pse ju militant leshi nuk thoni qe PD nuk e paditi nje here? Aresyeja eshte e thjeshte se ne shumicen e ndertimeve ne Tirane ishin boset e PD, dhe miratimin per keto ndertime nuk e ipte Ramaq por KKRT e Republikes ku I pare ishte baca juj Sali efendiu , por mbyllni gojen dhe hani ndonje tas grosh se vetem budalliqe flisni . Jo se kam simpati per Veliajn , por jam i sigurte se me keq se Basha per 4 vjet ne krye te Tiranes nuk ka per te qene kurre.Tirana kerkon ndryshim patjeter .

  6. Analisti says:

    Ik or k…..rrrrr me rrrr te forte me mire sesa peder, se po i the kshu i rrit vlerat.

  7. ben says:

    Sh mire qe do shtosh
    Po me keto qe po i hiqni qytetit te liqeni ca do besh????????

  8. Tarasi says:

    Eri ti je bota,
    I hipur mbi rrota,
    Nuk paske as frena,
    Na shqepe me rrena !

    1. stela says:

      Hahha, e modhe kjo!

  9. daniel says:

    Nuk besojme me askend

  10. caci says:

    Erioni si kampion i reklames dhe mashtrimit e ka shume te lehte fitoren,fale idiotit dhe qullavecit Basha i cili i beri petullat me uje.Eshte dita e Veliajt,ai mund te prrallisi cfare te doje dhe si ti doje bytha,askush se ndalon dot.Ai ka energjine e karieristit,fuqine e moshes,krahet e forte dhe vjen nga fronti i rinise.Premtimet e tij do te fillojne me abetaret e shkolles dhe do mbaroje tek pensionistet dhe varrezat.Mbrapa Skenderbeut do te beje nje akuarium me kate,dhe peshqit si ngjala,koca,levreku,qefulli etj do te ndahen me kate duke punesuar shume e shume te rinj e te reja,njekohesisht mbron dhe mjedisin e qelbur.Edhe per aeronautiken Veliaj ka menduar duke filluar nga balonat tabake me kallama,ballonat me hidrogjen e deri tek helikopterat qe do te ulen tek qyteti studenti apo tek treni.Gjelberimi dhe ujrat e zeza do te kene nje menaxhim te ri nga kryespecialisti Dash Peza,i cili ka qene ne USA per nje master ‘si pastrohet nje nevojtore ne demokraci’.
    I uroj Erionit qe mbas 4 vjetesh te zhduket si Basha qe po kerkon te iki fare nga Shqiperia.

  11. stela says:

    Eeee mer cun, nime munesh me gjelb’nu vetem ate t’atin, se ven per gjelb’nim s’ka met’ mo m’Tiron….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje