"Basha rekordmen dështimesh. Nuk shpërndau dot as 400 banesat sociale, që ia la Rama gati"

13 Maj 2015, 15:52Politika TEMA

Partia Socialiste vijon akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha, i cili sipas tyre është një rekordmen dështimesh.

Përmes deputetit Ervin Bushati, PS akuzoi Bashën se nuk arriti të mbajë premtimin për krijimin e një fondi special për strehimin e çifteve te reja.

Bushati tha që jo vetëm nuk u mbajt premtimi për krijimin e 1000 apartamenteve të reja, por nuk shpërndan as 400 banesa sociale, që sipas tij Rama i la gati.

Lulzim Basha bën mirë që nuk duket më në Tiranë. Ai nuk ka më ç’tu thotë qytetarëve të kryeqytetit dhe qytetarët e kryeqytetit nuk presin më gjë prej tij.

Asnjë kryebashkiak i këtij kryeqyteti që kur Tirana ka pasur kryebashkiakun e saj të parë nuk ka dështuar si Luli. Asnjë kryebashkiak më parë nuk ka mashtruar si Luli.

Në 2011 premtoi krijimin e një fondi special për strehimin e çifteve te reja dhe 1000 apartamente te reja brenda 4 viteve, vetëm për ta.

Natyrisht, s’ka bërë asgjë. S’ka hedhur asnjë qindarkë në fondin special që vetë e premtoi, dhe nuk ka ndërtuar as edhe një apartament të vetëm. Zero!

Le të dalin zëdhënëset e Lulit dhe tu tregojnë qytetarëve qoftë edhe një çift të ri që Luli e paska ndihmuar të gjejë strehim. Le të dalin e t’u tregojnë qytetarëve qoftë edhe një familje të re që sot ka mundësinë t’i rrisë fëmijët në apartamentin që ua siguroi Luli.

Madje jo vetëm që s’ka ndërtuar gjë vetë e s’ka gjetur asnjë zgjidhje vetë, por ka qenë i paaftë të shpërndajë edhe 400 banesa sociale që ia la gati Edi Rama. I duhej vetëm t’i shpërndante. Kaq. Por edhe kjo ishte përtej aftësive të Lulit.

Luli bën mirë që nuk duket më në Tiranë, por e ka të kotë në qoftë se mendon se qytetarët e Tiranës kanë për të harruar se në çfarë derexheje e ka lënë kryeqytetin. Në 21 qershor qytetarët do t’i tregojnë Lulit se nuk i kanë harruar as mashtrimet, as paaftësinë dhe as dembelizmin e tij. Në 21 qershor qytetarët e Tiranës do të votojnë për drejtimin e duhur.

 

 

 

 

12 komente në ““Basha rekordmen dështimesh. Nuk shpërndau dot as 400 banesat sociale, që ia la Rama gati””

  1. fatjona says:

    Basha eshte shembulli tipik si mund te deshtosh ne politike dhe te humbesh ne menyren me te keqe te mundshme.

    1. Elma says:

      Puna e bashes ne tirane eshte puna e nje dembeli qe mednon se me fjale mund tja hedhi pa u gjykuar nga qytetaret te cilet jane jo vetem te zhgenjyer por dhe shume skeptike per drejtimin e PD nga nje njeri qe nuk ka pune por fjale.

      1. tonin says:

        Mjafton te shkosh ne Shkoze, te shohesh banesat sociale qe qendrojne te kycura, e nderkohe poshte tyre cadrat e familjeve rome, nderkohe qe cdo gje eshte gati, thjesht duheshin sistemuar familjet ne nevoje, por as kaq nuk beri. Mungese deshire apo dembelizem, rezultati eshte ky.

        1. serena says:

          ku i behet vone per strehimin ketij, a ka pasur koke ku te futet per vete, a ka ndertuar saraje kudo neper bregdet per vete dhe shoket e vet demokrate, ku i plasi atij se skane strehim familjet ne nevoje.

          1. genci says:

            Sikur vetem kjo i ka ngel Bashes pa ber ne fakt dhe eshte per tu habit. Ai s’ka bere asgje ne 4 vjet dhe ky eshte tjeter deshtim qe shtohet ne listen e gjate te deshtimeve te Bashes. Pavaresisht se nuk e votuan Bashen, nuk e meritonin kete hakmarrje, se fundja nga taksat e veta i kerkonin qytetaret e Tiranes keto sherbime, jo nga leket e xhepit te lulit.

      2. Elidon says:

        Basha kryemashtrusi i politkes Shqipetare dhe nje njeri pa vizion per vendin dhe forcen e tij politke.

        1. Saranas says:

          Politika e bashes me shoke eshte politka e mashtrimit dhe ne duhet ti japim mesazhin e duhur kesaj politike qe nuk duhet te vazhdoje ne te njejten rruge qorre te retorikes boshe.

  2. Aldrin Dalipi says:

    O Bushat bushati pse nuk nxorre kryetarin e keshillit bashkiak per ket gje se ai e di me mire qe ka blloku menyren e shperdarjes ne keshill bashkiak (sistemin e pikezimit). Mos u bo cinik si kandidati juaj se e man veten per familje me dere ne Shkoder! Leja Erit ti boj keto po sdoli Dalipi se pa hap gojen e “beson” populli!

  3. Besmiri says:

    O Bushat jeni bo si papagaj qe lexoni cfare ju japin per te lexuar. Po te pakten informohu nje here ose pyt Aldrin Dalipin per kete gje se pse nuk jane dorezuar akoma banesat sociale??? Jane kshilltaret e majt ato qe e kane bllokuar sepse lista e personave qe po presin shperndarjen e banesave sociale eshte gati po ju nuk e miratoni dhe kete gje e pame te gjith ne tv ne mbledhjen e fundit qe u mbajt nga kshilli. Boll mashtruat. Nuk e genjeni me kete popull.

  4. nisi says:

    Ju vetem dini te mashtroni… kjo nuk eshte fare e vertet. Jane kshilltaret tuaj ato qe nuk e lejojn shperndarjen e banesave sociale. Mos beni zhurmuesit kot se populli nuk i beson me fjalet qe ju thoni. Ne e dime shume kush jane ato qe bllokojn punet. Eshte partia juaj mavi ajo qe nuk po mendon per qytetaret po mendon vetem per xhepat e vet. Keni dy vjet qe e keni shkatarruar kete vend dhe njerezit jane duke vuajtur. Ndryshimi i Tiranes do vazhdoj dhe nen drejtimin e Dr. Halim Kosoves.

  5. qytetari says:

    hahahah ,banesat sociale qe Rama ja paska lene gati…..bohuni pak me te rrafinuar kur te genjeni …

  6. kaqi i zi antikomunist says:

    Papagajt jane ekskluzivitet i shqupit sic tha rama kur po tallej me lulushin.Lista ,vetem se po verifikohet se mos “gabimisht” jane te gjithe perfituesit miliarderet hajdute te shqupit.Pasi vodhen per 8 vjet nuk ka arsye qe te marrin edhe nga nje apartament falas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje