Veliaj me banorët e Njësisë 4: Kandili i PD-së nuk mban më. Në 21 qershor duhet të ndezim dritën tonë

13 Maj 2015, 11:02Politika TEMA

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, ftoi banorët e Njësisë nr. 4 në kryeqytet që në 21 qershor ta shfrytëzojnë pushtetin e votës për të përfituar shërbime më të mira dhe investime, për t’i dhënë drejtimin e duhur lagjeve të tyre. Në dëgjesën e zhvilluar me ta, Veliaj tha se ka ardhur koha që në Bashkinë e Tiranës, pas 4 vitesh rrënim, të futet kultura e punës dhe të gjithë të kontribuojnë me dashuri për qytetin.

 

Ai kritikoi keqqeverisjen e deritanishme të Tiranës duke deklaruar se “në Tiranë, që nga koha e Edi Ramës, ka 14 mijë poça. Në kohën e Lulit u dogjën 10 mijë poça, të cilët as nuk janë zëvendësuar. Kandili i tyre nuk mban më, ndaj në 21 qershor duhet të ndezim dritën tonë”, tha Veliaj. Ai kujtoi se Njësia nr. 4 nuk ka parë asnjë investim nga bashkia këto 4 vjet, edhe pse drejtohej nga Partia Demokratike. Sipas tij, ky është rasti që tregon se demokratët justifikohen kur thonë se i bllokon qeveria. “Po bashkinë e PD-së dhe minibashkinë PD-së kush i pengon që të ndihmojnë njëra-tjetrën? Thjesht janë të paaftë për të mbaruar punë”, u shpreh Veliaj.

Ai nënvizoi se bashkia duhet t’iu shërbejë të majtëve dhe të djathtëve pa asnjë dallim. “Në Shqipëri ngjyra e lëkurës nuk është kusht për të qenë i suksesshëm sepse ne besojmë se çdo djalë, vajzë, çdo i ri, çdo e re, çdo burrë dhe grua, nuk ka rëndësi se si e kanë ngjyrën e lëkurës, në Shqipërinë solidare të gjithë mund të të suksesshëm, të gjithë mund të jetojnë me dinjitet. Për ne nuk ka rëndësi prejardhja, mbiemri apo tesera e partisë. Kur ne qeverisim, e bëjmë për të gjithë njerëzit, ndaj besojmë se ka ardhur koha që ta çojmë Tiranës, të gjithë së bashku, në drejtimin e duhur”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se nuk ka më kohë për të humbur dhe se Tiranën e presin punët, jo fjalët. “Më datë 21 qershor këta do të shkojnë në shtëpi, por Tirana do të shkojë në drejtimin e duhur. Tirana pret punë, jo fjalë’, theksoi ai. Gjatë takimit, banorët shprehën shqetësimet e tyre edhe për bllokimin e banesave sociale. Për këtë çështje, Veliaj kujtoi se janë rreth 400 banesa sociale që rrinë bosh dhe nuk shpërndahen për shkak se kryetari aktual është i paaftë. “Një nga gjërat e para që ne duhet të bëjmë në Këshillin Bashkiak është ndarja e banesave sociale”, përfundoi Veliaj

14 komente në “Veliaj me banorët e Njësisë 4: Kandili i PD-së nuk mban më. Në 21 qershor duhet të ndezim dritën tonë”

  1. romela says:

    as qe ia vlen me i permend fare keta te pd-se, as ne nivelin e nje kundershtari politik nuk jane.

    1. fatjoni says:

      tiransit nuk jane budallenj, edhe ne 2011 nuk e votuan Bashen, e votuan vetem kosovaret e kuksianet dhe kryetar u veteshpall me ndihmen e Ristanit, e jo me tani te votojne nje njeri te zgjedhur prej tij, nje njeri besnik ndaj idealeve te saliut dhe lulit.

      1. zonja says:

        Po lulit i eshte djeg poci i vet ne tru, qe kur humben pushtetin e qe kur edhe tironsit e vet nuk e votuan, dhe iu desh qe te perdorte gjithefar lloj formash per te sjelle vota ne Tirane, dhe prape edhe Ben ristanin ne fund. Kur sfitoi atehere, do fitoka sot, as ky, as ndonje i zgjedhur apo i preferuar i tij.

        1. yrjana says:

          Pas punes kolosale te bere ne 2 vjet ne mmsr, te mbetet qe gjithe eksperiencen tende t’ia kushtosh rimekembjes dhe transformimit te bashkise, duke fillu nga gjerat me konkrete e me emergjente. Tirana eshte e bere si qytet, qe ne kohen kur e la Rama, por duhet te fillosh ta sistemosh, me gropa e kapake pusetash, mbeturinat, te aktivizosh qytetaret qe te jene pjese e drejtimit te qytetit tone.

    2. taku says:

      e verteta eshte se ne tirane mungojne shume kapake pusetash dhe jo studimet per tramin.e verteta eshte se ne tirane mungojne poca dritash ne rrube,dhe jo projekte per bulevardin e ri.e verteta eshte se ne tirane madje dhe ne qender te saj (se ne periferi nuk po pyet njeri)ka ende gropa dhe jo studime per stacionin multimodal.e verteta eshte se ne tirane nuk ka asnje parking publikn dhe trafiku i sajt eshte ne kaos,dhe jo studime.pra jan gjithe keto te verteta qe luli i pergenjeshtron me te verteten e madhe duke then studime dhe projekte.e verteta eshte se luli nxorri justifikim “e bllokuar”.

  2. LAGUNARI says:

    Kryetari aktual i Bashkise premtoi shume ne vitin 2011 mirpo sot pas kater vitesh shohim qe nuk eshte realizuar thuajse asgje. U premtua Trami, kartat e studentit, krijimi i hapsirave te gjelberta, hapja e qendrave rinore, etj, asnje nga keto nuk eshte realizuar. Ne krye te Bashkise per keto kater vite kishim nje pertac.

    1. Andos says:

      Kryeqyteti eshte lene ne meshire te fatit. Ne Tirane mungojne kapaket e pusetave, mungojne kazanet e plehrave, trotuaret jane mbushur me shites ambulante, nuk eshte kjo Tirana qe duam. Shpresojme qe z. Veliaj te beje dicka per Tiranen e lene ne harrese.

      1. buffon says:

        Puna e mire e bere ne MMSR deshmon per aftesite drejtuese te Erion Veliajt. Besimplote se do punoje me aq perkushtim edhe per Tiranen. Kreativiteti, energjia, aftesite menaxhuese jane elemente qe karakterizojne Erionin.

  3. niku says:

    poca rrugesh,kapake pusetash,gropa rrugesh,gropa madje dhe ne rruget kryesore se mire periferine qe e kan lene mos me keq.pra kjo esht ajo qe demokratet bene.le ta perdorim voten per ti cuar ne shtepi keta te paftyre.

  4. adela says:

    pra kjo eshte fryma qe na la basha.papunsi dhe asgje reale per tironen.gjera te pabera,premtime te genjeshterta dhe asgje reale.pra cduhet te bejme me 21 qershor,le ta zhdukim ket mashtrues nga bashkia tirones dhe le ti japim mundesine per rigjenerim te saj.

  5. pseeee says:

    Po si jo mor Erjon,fikni kanilin e PD e nizni qiriun e PS.Nje mut jan te dyja

  6. eni says:

    Eri nuk eshte e nevojshme qe te mashtrosh njerzit sepse punet e Bashkis Tirane jane te dukeshme. Nen drejtimin e Z. Basha sot ne tirane ke me shume parqe, me shume gjelberim, me shume rruge te shtruara dhe te ndricuara etj. etj. Tirana shpetoi nga betonizimi qe piktori po I bente tiranes.

  7. jori says:

    Asnje nga qytetaret e tiranes nuk e duron dot erin. Eri eshte nje mashtrues. Ai nuk mendon per hallet e qytetareve te tiranes por vetem per xhepat e vet dhe te qeveris se piktorit. Nuk eshte e nevojshme qe te mashtroni qytetaret e tiranes per punet e bashkis sepse sot Tirana nen drejtimin e z. Basha eshte me afer qyteteve evropiane. Tirana do vazhdoj te zhvillohet edhe me shume nen dretimin e Dr. Halim Kosova

  8. Nertila says:

    Njerezit e ndergjegjshem dhe te ndershem nuk fotojne kete monster qe po e sjell komunizmin ne 2015,mos u mashtroni me nje gote raki dhe nje thes miell se nuk mbahet shpia me miell votash,mos i merrni ne qaf femijet tuaj,sado socialist te jeni ka ardhur koha qe te jeni realist dhe te shikoni te verteten ashtu si kudo be bote,nese duam te behemi si bota,nese jo atehre votoni kete lloj dinozauri dhe merrni ne qaf femijet dhe jeten tuaj,me mir mos votoni fare sesa votoni ps deri sa te jete rama be krye te ps mos e beni nje gje te tille,ju lutem per hir te ardhmes se femijeve dhe shqiperise sone te bukur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje