Gjergj Cukali (në foto)është shoqëruar në polici pasi poshtë sediljes së makinës ku udhëtonte është gjetur një shotgan.
I njohur që në vitin 2004 për marrjen peng të Fatjon Demirlikës, për lirimin e të cilit u kërkuan 100 mijë euro Gjergj Cukali, njihet si “i forti i rrugës “Myslym Shyri”.
Ai është shoqëruar në polici së bashku me Klaudio Begaj 45 vjeç, i shpallur në kërkim për trafik, raporton Ora News.
Ndalimi i personave, është kryer nga forcat Shqiponja, mbrëmjen e së martës 12 maj 2015, rreth orës 21:15 në rrugën “Ibrahim Rrugova” në kryeqytet.
Sipas burimeve nga policia në momentin e ndalimit ata po lëviznin në mjetin Porsche me targa AA624I, në pronësi të Klaudio Begajt.
Në sediljen e pasagjerit ku ishte ulur Gjergj Cukali, 36 vjeç iu gjet nje arme tip shotgan”
Cukali nuk është një emër i panjohur për policinë.
Në gusht 2012 u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim për kërcënimin dhe dhunimin e një polici privat tre muaj më parë pranë Shkollës së Baletit në Tiranë. Gjatë arrestimit, atij i është gjetur e sekuestruar edhe një pistoletë tip “Glock” me 17 fishekë, që e mbante në një çantë të vogël.
Kush është Gjergj Cukali dhe historia e pengmarrjes
Gjergj Cukali është një prej personazheve të njohur të botës kriminale të kryeqytetit, pasi ai së bashku me miqtë e tij Florian Metalla, Ledio Lito, Ilir Kodumi, Eduart Skuka dhe Durim Gurzi, morën peng Fatjon Demirlikën dhe kërkuan 100 mijë euro për lirimin e tij.
Por plani i tyre dështoi, pasi u arrestuan në kohë nga Policia e Tiranës. Në korrik të vitit 2004, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, pranë një karburanti, merret peng Fatjon Demirlika. Rrëmbyesit i kërkuan familjes së Demirlikës një shumë prej 100 mijë eurosh në këmbim të lirimit të të afërmit të tyre. Vendi i dorëzimit të parave ishte lënë në varrezat e Tufinës. Familjarët e Demirlikës njoftuan policinë, e cila vendosi të dërgojë një agjent të sajin për të dorëzuar gjobën e vendosur nga pengmarrësit.
Në momentin e dorëzimit të shumës prej 100 mijë eurosh, policia arrestoi Ledio Litën, i cili më pas tregoi vendin ku mbahej pengu Demirlika. Pak orë më vonë, falë një tjetër operacioni policor, u bë lirimi i pengut si dhe u arrestuan Gjergj Cukali, Florian Metalla, Ilir Kodumi e Eduard Skuka. Në përpjekje për të shpëtuar nga duart e policisë, banda e pengmarrësve vrau Endri Shimën, mik i ngushtë me pengun Fatjon Demirlika. Nga hetimet rezultoi se autori i vrasjes së Shimës ishte Durim Gurzi. Ky i fundit mundi t’u shpëtojë prangave, për t’u kapur tre vjet më vonë.
tamam – tamam, … pse nuk ishte ne burg ky tipi se nuk e mora vesh…
e kane kapur per rrembimin e 2004 (me sa denohet rrembimi i personit dhe vrasja ne bashkepunim?). Pastaj e kane kapur ne 2012 per kercenim e dhunim, plus armembajtje pa leje ne momentin e arrestimit…
Kujt nuk i vajti mendja te beje lidhjen qe ndoshta ky buci eshte pak i rrezikshem per te qendruar i zgjidhur???
Ky shkonte ne burg, por lirohej gjithmone para zgjedhjeve, se i duheshin Kulishit, Berishes dhe bodyguardeve te tyre per te terrorizuar Popullin.
Gjygjtart e prokuroret qe jan marr me qeshtjen e ti ka mundesi te na thoje kush ku jan vazhdojne detyren e tyre akoma marrin rrog nga taksapagusit
Ka vajtur ku nuk mban me. Te kapur dhe te padenuar, te denuar qe shkojne ne burg si ne kavalishence sepse nuk i mungon asnje gje,biles perdorin edhe rrjetet sociale per argetim e per te “mbaruar” punet e tyre. Ka ardhur koha qe ne burgje te burgosurit ta nxjerrin vete buken e gojes dhe jo te “pushojne” me taksat tona.
O zot por kur do te qerohen keta halete e Tiranes. Vrasin, presin,perdhunojne ,masakrojne, perrmiren kudo dhe denohen nga gjykata vetem disa dite e ca ore dhe jo me shume.
I think Artan Fuga per keta do ta kete fjalen.
Shtet leshi, drejtësi e ndyrë dhe e korruptuar.Si lihet i lirë një njeri që merr pjesë në vrasje, rrëmbime, gjobvënije, çfar ka ngel pa bo ky trimi që të veprojë Shteti i leshit???????? “Nuk ka raste të vështira, por ka raste të kushtueshme”.-Ky është sllogani që ka “drejtësia” shqiptare.
Po si nuke ju vjen turp me thene se kishte bere pegmarrje tarfiqe i njohur ne polici po qa doni me popullin e shkrete qe e futni ne burg se nuke pogoi dritata apo per gjera pa vlere ku eshte shteti per kto kriminela qe qarkullojn te lire te armatosur neper makinat e tyre lluksoze ku i marrin kto lek qe i bljene mose valle punojne pere interesa politike qofte te majteve apo te djathteve tup,turp,turp mose u merziti bashelexus se pere nje jave eshte prap jashte ky eshte shtei shqiptare.
Cojini keta plera te punojne ne miniera e te nxjerrin krom,e jo te han e te pin e te bejn palester ne burg,se duket si ne kamp pushimi. Taksat i pagun ai qe rrifet e grabitet,kovaleshencen e ben ai qe i rref e grabit,sa bukur
Ka ardhur koha qe keto lloj kriminelesh te mos livallisin veresie neper gjykatat tona te korruptuara.
Gjithashtu edhe ato qe denohen nuk ka pse te mbahen neper burgje nga taksa paguesit shqiptar. Por te hapen ferma bujqesore dhe te nxjerrin buken e perditeshme te gojes dhe jo te rrine parazit ne kurriz te shoqerise shqiptare.
Krimi, korrupsioni dhe mafia e kane treguar nuk japin as zhvillim, as begati, as mireqenie por vetem pisllik pa fund.
Por ky lloj pislliku fillon nga mender politikanet tane te tipit SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA. Jo me larg kemi edhe hajdutin zyrtar te Bankes se Shtetit Shqiptar ARDIAN FULLHAJNI qe leviz me tangerllik dhe ben karshillik.Tung.
I duhet vene tritoli ketyre gjyqtareve qe i lene te lire keta funderrina qe ne burgje rrine si ne shtepi me te gjitha konditat tv,cel, frigorifer, etj…
me taksat e popullit.
Keta duhen cuar ne Spac atje qe te nxjerrin krom dhe ta shohin se c eshte burgu.
Ah xhaxhi ti i vije anes ketij populli.
Po nuk vjen njeri si AI qe tua tregoje vendin ketyre felliqesirave.
keni harruar 1 detaj te vockel por jo te parendesishem
vrasjen e ndodhur ne krah te shkolles Vasil Shanto
personi ne foto esht vrasesi qe me shum guxim pas asaj vrasje kryeu edhe pengmarrjen
per hajer demokracise dhe sistemi gjyqesor ne te
Lereni Sali balten ne nje ane, cfare po ben ky Edi me company per te rregulluar keto gjera? Njerezit e ndershem po presin, por deri kur???
‘Cukali eshte nje emer i pa njohur per policine’ thote artikulli
Njerez lexoni njehere ate qe keni shkruajtur pastaj borojeni online !
Cukali nuk është një emër i panjohur për policinë. – thote artikulli. Edhe ti Berlin lexoje njehere cke shkruar para se ta “borosh” online ?
Te q…a te fortin mbeturine do shtypur pak koka dhe ta shikoj te fortin pastaj
Gjyqtaret tane duhet ta trajtojne kete te fortin me Qetesi,me Dashuri……dhe ta nxjerrin nga qelia duke i kerkuar falje se ai shotgani ishte nje loder femijesh…..
Ti jepet pergjigje nga policia shkrusit me pseudonim “albi”
Sajmir Tahiri boll po punon por ka edhe disa re te zeza qe po ta turbullojne punen tende,dhe pikerishte jane keto re te zeza ku kapen kremineòlet e Saliut dhe te sulmojne forte.Interesui ne vazhdimesi i policise eshte qe pa dallim shtrese,miku,shoku,e ku ta di une ne kohen sa me te shkurter kreminelet ne burg dhe pa meshire fare,ndryshje gjate rruges do te gjeni shume gure nen rrota qe do rrezikojne ato qe kini arritur deri tani.Pa meshire kreminelet ne burg duke filluare nga i PARI deri ne fund,shikoni se sa do tu doje populli pastaj.
o Edo merrini e cojini ne Bulqize te gjitha keta trima te punojne ne qymyr ndoshta bejne kthese.
kyt e kan len te lire 2 ore oas arrestimit
Ky i forte?!!!!po ky kokrra as te topet nuk me vjen mua qe u kam nxjerre vizen me bilete vajtjeje me dhjetra tipave si ky.