Kryeministri serb Aleksandër Vuçit pritet të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare më datën 27 Maj.
Vizita e Kryeministrit serb në Shqipëri është publikuar nga gazeta serbe ‘Danas’, duke iu referuar burimeve nga kabineti i kryeministrit serb, por edhe kabineti i homologut shqiptar Edi Rama.
Gazeta shkruan se kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri serb në Shqipëri.
Vizitën e Vuçiç në Shqipëri, e kishte paralajmëruar këshilltari i kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi.
“Në këto shtatë muaj ne mundëm të korigjonim atë që në vitet e kaluara ishte lënë në harresë dhe kjo është një gjë e madhe, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, por edhe për të gjithë rajonin,” ka thënë Shkelzen Maliqi, këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Vizita në Tiranë, është në përgjigje të ftesës së bërë nga kryeministri Rama, i cili në 10 nëntor të 2014-ës kur zhvilloi vizitën zyrtare në Beograd. /gj.k/