Trageti i linjës Bari-Durrës në flakë, 260 persona disa orë në panik

13 Maj 2015, 08:55Politika TEMA

Trageti i linjës Bari – Durrës me 260 pasagjerë duke përfshirë edhe ekuipazhin u përfshi nga flakët mesnatën e së martës 12 maj rreth orës 24:00.

Lajmi u konfirmua nga kapiteneria e Portit të Barit, sipas së cilës zjarri kishte  rënë në tragetin ‘’Françeska’’ i nisur nga Bari rreth orës 23:00 dhe pritej të mbërrinte në Durrës rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave italiane flakët e zjarrit u normalizuan në orët e para të mëngjesit, kur edhe anija u ankorua në portin e Barit dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Në bordin e tragetit ndodheshin 260 pasagjerë të kombësive të ndryshme duke përfshirë stafin e tragetit.

Trageti u përfshi nga flakë rreth 7 milje larg nga porti i Barit. Mësohet se falkët kanë rrënë në një nga motorët e tragetit dhe janë fikur më pas nga sistemi automatik i tragetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje