Ambasadorja britanike Audry Glover do të jetë sërish në krye të misionit të vëzhguesve të ODIHR-it të cilët do të ndjekin nga afër zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Emërimi i saj u konfirmua për Zërin e Amerikës nga burime zyrtare të ODIHR-it.
Ambasadorja Glover ka drejtuar edhe misionin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet politike të 2009.
Në atë kohë qeveria e ish- kryeminisrit Sali Berisha e kundërshtoi praninë e saj, për shkak se zonja Glover kishte drejtuar ODIHR-in në periudhën kur u zhvilluan dhe zgjedhjet problematike të 1996
Ambasadorja Audry Glover rikthehet sërish në Shqipëri, me të njejtin mision të 6 viteve më parë, atë të drejtimit të vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet vendore. ODIHR-i ja ka besuar për të dytën herë këtë detyrë, pavarësisht se ardhja e saj në 2009 shkaktoi një përplasje të fortë me autoritetet shqiptare të kohësh. E djathta në pushtet nuk e kishte harruar klimën e vështirë që ishte krijuar me vëzhguesit ndërkombëtarë në zgjedhjet problematike të 1996, ndërsa e kishte konsideruar “jo realist” raportin e atëhershëm të ODIHR-it që drejtohej pikërisht nga zonja Glover.
Qeveria e ish- kryeministrit Sali Berisha nuk e priti në asnjë takim ambasadoren e cila mbërriti në Shqipëri në maj të 2009, madje zyrtarisht, përmes dhe Komisionit Qëndror te Zgjedhjeve, kërkoi largimin e saj.
Një kërkesë e cila u refuzua kategorikisht, pasi rrezikonte të ahpte një precedent të parregjistruar më parë.
Këmbëngulja e atëhershme ishta aq e fortë sa si zgjidhje kompromisi, u gjet dublimi i ambasadores Glover me misionin e asamblesë parlamentare të OSBE-së, në krye të të cilit u vendos Volfgang Grossruck, i njohur për lidhjet e afërta me qeverinë e atëhershme.
Këtë herë ambasadorja Glover pritet të jetë në krye të 24 vëzhguesve afatgjatë dhe afër 250 vëzhguesve afatshkurtër.
Të paktën ky është numri që i është kërkuar vendeve anëtare të OSBE-së që të kontribuojnë. Vëzhguesit do të gjejnë sërish një “mjedis politik të polarizuar mes Partisë socialiste dhe Partisë Demokratike”, sic thekson dhe raporti i pak kohëve më parë i misionit faktmbledhës së ODIHR-it.
Sipas këtij raporti “shumë bashkëbiseduesë të misionit të ODIHR-it kishin shprehur drojën se mosbesimi politik mes partive mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve” dhe se këto zgjedhje “shihen gjerësisht si një provë e rëndësishme për reformën e qeverisjes vendore dhe statusin kandidat në BE të marrë së fundmi nga Shqipëria”, shkruhet në raport.
Raporti gjithashtu theksonte se bashkëbiseduesit e misionit “e konsideruan të domosdoshëm vëzhgimin e zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR dhe disa prej tre kërkuan angazhimin e një numri sa më të madh të mundshëm për të mbuluar të gjitha fazat e procesit zgjedhor që nga fushata te procesi i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit”./ VOA
Armikja e hajdutit te votave ahahahahhaaha
Tani kane ndryshuar gjerat nuk kemi me saliun ne krye qe i bente presion kujtdo qe ti kthenin rezultatet ne favor te kandidateve te tij. Ndaj dhe zgjedhjet do te kene nje tjeter standart dhe nuk kemi me ristane ne krye te kqz.
Keto zgjedhje duhet te jene plotesisht te lira e te ndershme, s’e dime sa garanci ka per kete kur KQZ e drejton Lefterie Leshi, po shpresojme ne mbeshtetjen e nderkombetareve dhe asnjeanesine e vezhguesve, politika eshte ne drejtimin e duhur dhe gjithmone e me demokratike dhe do te ishte gjynah qe prej qellimeve dashakeqe te disa individeve te cenohej demokracia e rikthyer ne vend.
Cdo njeri qe ka nje mision per ti bere me mire gjerat ne Shqiperi, automatikisht behet armik i Berishes, cdo i huaj asnjeanes dhe qe kerkon transparence, cdo ze kritik apo kundershtues i padrejtesise eshte armik i Berishes. Epo nje njeri qe eshte armik me te gjithe, eshte armik i popullit.
tani kemi nje dhi ne krye te KQZ
Glover shpalli zgjedhjet e 1996-es,te MANIPULUARA,por Maloku ne cmendurine e tij vazhdoi Perpara.
Kjo plaka ja beri 8 me 2
shif kur ti fusi nje te puthme me lulin armikja e berishes
Zgjedhjet e vitit 1996 ishin skandaloze, partneret tane nderkombetare nuk i njohen perfshi ketu edhe SHBA. Ne Tirane ne vitin 2011 e shikuam te gjithe se cfare ndodhi me garen e Tiranes. Kreu i KQZ-se ne zgjedhjet e vitit 2011 sot mban postin e sekretarit te pergjithshem te Partise Demokratike. Shpresojme te mos behen te njejtat gabime dhe te kemi zgjedhje sa me transparente.
Sali Berisha eshte shquar kurdohere per manipulim te zgejdhjeve. Madje per te qendruar mbi karriken e pushtetit ka arritur deri aty sa te vrase njerez te pafajshem sic edhe ishte rasti i 21 Janarit. Vjedhja eshte element qe e ka shoqeruar z. Berisha ne keto 25 vite gjoja demokraci.
o gazetar qen pse se shkruan artikullin mire armiku berisha nuk done qe te vihet drejtesia ne shqiperia .pse e mbani qeni berishe e ushqeni atije dhe familjes se tije duhet te trajtohet si kadafim;;;
Sa armiq ka bere ai plak i ndyre ne jeten e tij,se ben nje akoma Britanike nuk eshte ndonje cudi!armiq ne pergjithesi bejne njerzit qe kane ne profesion padrejtesine,dhe mashtrimin,pasi ndryshe nuk do mund te qendronte ne pushtet aq gjate sa dhe po plaket….
Zoja Glover nuk eshte armikja e kurkujt:Jo bene nje Pune per te Cilen paguhet e kete e bene me ndershmeri sepse Pike se pari ka respekt per vetevetine e nuk fundos reputationin e saj per nje berishe apo nje Rame!
Faj nuk eshte i saj per pse politikanet shqiptare nuk dine -a nuk duan-me bâ zgedhje korrekte e pse populi shqiptar nuk reagon fort ne mbrojtje te votes se vete!..
RESPEKTE ZONJA GLOVER! JENI VERTET SIMBOL I DEMOKRACISE DHE LIRISE .
Kete radhe gabimet do te behen nga ana tjeter.A s e kuptoni se ne jemi armiq me veten?Humbisni kohen ketu me lloqe kavaje.Here ma hipe , here ta hipa.Dobica te mendjes enveriane.