PS ka kërkuar nga Lulzim Basha që ai të dalë në Tiranë dhe të organizojë takime aty ku ka bërë punë nëkëto 4 vjet dhe jo të fshihet nga qytetarët.
Sipas PS kjo s’mund të ndodhë pasi Basha ka qenë i paaftë të qeverisë Tiranën dhe s’ka bërë asnjë punë.
Lulzim Basha ka frikë të duket në Tiranë. Shfaqet kudo, në SHQUP, në Kamëz, në jug e në veri por në Tiranë s’guxon të duket.
Edhe pse zyrtarisht është ende kryetar i Bashkisë qytetarët e Tiranës kanë më pak shanse ta shohin Lulin sesa qytetarët e Holandës.
Lulzim Bashës nuk ia mban më të duket as krah për krah me kandidatin e tij për Tiranën dhe t’u thotë qytetarëve se çfarë ka bërë në këto 4 vjet. Ka frikë se i prish punë. Ka frikë të dalë e të shpjegojë bashkë me Halimin sesi e ka mbajtur premtimin për tramin, për internetin falas, për rrugët e trotuaret, për parqet e reja dhe gjelbërimin, për hapësirat rekreative dhe këndet e lojërave për fëmijët.
E sfidojmë Lulin të mos fshihet më pas zëdhënëseve por të dalë vetë përpara qytetarëve krah për krah me kandidatin Halim Kosova dhe të flasë për arritjet e tij dhe sesi Halimi do të vrasë mendjen për t’i çuar përpara këto arritje. Le ta organizojnë takimin me qytetarët në një nga parqet apo zonat argëtuese që ka ndërtuar Luli në këto 4 vjet.
E vërteta është se Luli s’ka bërë asgjë. Jo s’e s’ka pasur mundësi, jo se e ka bllokuar qeveria dhe jo sepse s’ka pasur para. S’ka bërë asgjë sepse është i paaftë të bëjë gjë.
Sot banorët e Tiranës jetojnë në një qytet që ka më pak gjelbërim, më pak hapësira për nënat e fëmijët sesa 4 vjet më parë. Jetojnë në një qytet që është më i pisët se 4 vjet më parë dhe ka rrugë e trotuare shumë më të këqija se 4 vjet më parë, ku nuk është ndërtuar asnjë park e asnjë hapësirë rekreative. Prandaj në 21 qershor ata do ta refuzojnë Lulin dhe kandidatin e Lulit dhe do të zgjedhin drejtimin e duhur për Tiranën.
Po cka ndertuar luli mo aman, mos u merni me mashtruas se nivleit te ulet
Ne keto kater vite nuk eshte kryer thuajse asnje investim ne Tirane. Kryetari aktual i bashkise premtoi:
-kartat e studentit
-krijimin e hapsirave te gjelberta
-Tramin
-hapjen e qendrave rinore, etj. Asnje nga keto nuk u realizua.
hahaha. na kenaqe o blerine. jopo te dalim ne tarracat e gjelberuara ?
Ne krye te Bashkise Tirane u vu nje pertac i cili premtoi shume ne 2011 por nuk kreu asnje pune. Kryeqyteti eshte braktisur, per investime as qe mund te flitet, mungojne kapaket e pusetave, kazanet e plehrave, trotuaret jane zene nga shitesit informalë. Qytetaret e Tiranes nuk meritojne te drejtohen ne kete menyre.
Edhe PD-ja I kerkon Shpetim Gjikes ne Vlore te Dali te bej fushate mos te fshihet:))
Edhe Baftjari ne Fier :))
Te dalin te tregojne punet qe kan bere ,jo leket qe kan marr!!!
Ah u hengert mortja juve me gjith Rilindje del nje tek seli e PS -se edhe I therret asaj te PD-se
luli ska ndertuar asgje mo aman e ka ene tiranen ne meshire te fatit
ideja eshte lul bashka e ka lene tiranen si mos me keq,, edhe ato pak gjera qe beri ed rama i shkaterroii
Sali Berisha dhe Lul Basha,KURRE MOS U DEGJOFSHIM EMRAT NE POLITIKE!!!
po cka bere luli more aman i ka shkaterruar e ato qe kishte ne plan ti rregullonte
ke zona sa te duash zonjushe.ke te parku i autobuzave zona e rikualifikuar.per shume vite kishte mbetur ne meshire te fatit.por per fat te keq edvini juaj nuk pati kohen e duhur per ta dhene lejen e ndertimit per ta betonizuar prane zones se ish uzines enver.tashme ajo eshte kthyer ne nje lulishte shume te deshiruar nga qytetaret fale inciatives se bashkise se tiranes.
po si te dali luli me halimin se luli eshte rrenimi halimi eshte mbulesa e rrenimit qe solli luli
turp qe e lene vetem halimin por nga njera ane skan si dalin se jan ata qe e shkaterruan tiranen
keta jane aq te deshtuar sa kan filluar te lejn vetem njeri tjetrin ne fushate x te mbuluar gabimet e njeri tjetrit por sesht se po bejn naj gje tmir thjesht tregojn se sa e kane shakterruar tiranen e sa t ekeqinj jan ne qeverisje
po se ska ku te shkoje legeni se ska bere asgje per Tiranen ndaj !!
edhe vete ata te PD nuk e besojne me se te PS jo e jo
Luli as ia mban te dale perballe tiransve, iken me nate e kthehet po me nate me makine me xhama te zinj qe mos te duket te tiransit, se e dine se do ia thyejne brinjet per shkaterrimin qe i ka bere Tiranes.
Po te kishte dashur Luli, e kishte gjetur mundesine, edhe sikur te ishin te bllokuara fondet, kishte aplikuar apo sjelle projekte, ashtu sic punoi me projektin ne HOllande, por pak rendesi ka per Lulin se ca behet ne Tirane, ai e dinte qe s’e kishte te gjate se as heren e pare s’e fitoi, do qendronte nje mandat ne bashki dhe do vinte dikush tjeter qe do t’i bente te gjitha punet e prapambetura nga ai.
Mungesa e deshires per te bere qofte edhe nje meter rruge a te mbjelle qofte nje peme ne Tirane, vjen nga hakmarrja e Lulit ndaj Tiransve qe nuk e votuan ne 2011, dhe u detyrua qe me Arben Rakine te manipulonte zgjedhjet ne syte e gjithe botes.
Lulezim Basha nuk ishte dhe nuk ka qene kurre njeri i punes dhe me se miri kjo u vertetua me 4 vite ne krye te bashkise ku pervec te tjereve kerkon te na beje dhe budallenj e tna i tregoje tiranen me projekte dhe jo me pune konkrete.
po si te dale mavrija se ska ku te shkoje,,,edhe tek rruget qe ndertoi jane prish tani. ska fytyre te dale se se do me njeri ne TR
Me sa duket gjithe strategjia e veliajt tani eshte te shajme lulin se halimit skemi ca ti themi. iku luli ore shoke socialiste, nuk po kandidon luli por halimi. do thoni ju edhe halimi i lulit eshte, por dhe veliaj i rames eshte. mut njeri kak tjetri. hoqet dore nga strategjia per ta bere veliajn motorr e jo rrondele? e kuptuat qe eshte turp te thoni veliaj qe la ameriken se i dhimbsej atdheu. la ameriken se nuk mund te rrinte edhe po te donte. per me teper i erdhi lajmi se ne shqiperi eshte bere deti kos me ndihmat e kosovareve dhe na duhet nje ndihme per te mbushur thesin etj etj. A mund te investigoje ndonjeri se si i ka menxhuar ndihmat veliaj ne kohen e krizes? a mund te na thoni deklaraten e tij te pasurise dhe te te afermve te tij? ta dime se ne c’gjendje ekonomike eshte personi qe ju kerkon voten shqiptareve.
Cinizem me te madh se ky I mazhorances nuk kam pare. Kur ishin ne opozite kryefjala ishte: Berisha, Luli, x e fiksi.. Po tani e njejta gje.
Nese qeveria aktuale do te kishte bashkpunuar me bashkine e Tiranes keto (2vite) dhe jo bllokuar politikisht cdo gje, ateher do denim vertet kush genjen.
Ju lutem boll e shitet sapunin per djathe ketij populli qe po e ktheni akoma me mjeran.