Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci tëQendrueshme (KZLNDQ) i bën thirrje partive politike, pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 21 Qershorit që të organizojnë fushata elektorale me përgjegjshmëri të lartë dhe dinjitet, bazuar në legjislacionin zgjedhor në fuqi dhe parimet demokratike përzgjedhje të lira e të ndershme.
KZLNDQ dënon të gjitha rastet e dhunës ndaj kundërshtarëve politikë dhe i bën thirrje të gjithë garuesve zgjedhorë të dënojnë publikisht dhe të distancohen nga akte të tilla.
KZLNDQ i kërkon drejtuesve të partive politike të ftojnë publikisht mbështetësit e tyre që të jenë të përmbajtur ndaj akteve të kërcënimit ose dhunës ndaj kundërshtarëve të tyre apo grupeve mbështetëse, të afërmve, pasurisë personale dhe pronës publike.
Në respekt të zbatimit të standardeve ndërkombëtare dhe Kodit Zgjedhor të Republikës sëShqipërisë, KZLNDQ nxit partitë politike shqiptare që:
Të sillen në një mënyrë që të respektojnë të drejtat e palëve të tjera dhekandidatëve të pavarur si dhe të drejtat e të gjithë votuesve dhe anëtarëve të tjerëtë komunitetit.
Të organizojnë tubimet elektorale me qytetarë të cilët kanë zgjedhur lirisht dhe të padetyruar apo të pakërcënuar të marrin pjesë dhe të dëgjojnë programet dhe ligjërimet e kandidatëve.
Të respektojnë të drejtat dhe lirinë e partive, koalicioneve të tjera apo kandidatëve të Pavarur, të bëjnë fushatë dhe të shpërndajnë idetë dhe parimet e tyre politike.
Të mos shkatërrojnë apo pengojë fushatën dhe organizimet e kundërshtarit politik.
Të mos përfshihen në akte vandalizmi, duke sulmuar apo goditur kundërshtarinpolitik.
Të ftojë ligjëruesit në tubimet politike të shmangin gjuhën e denigrimit dhe tëshpifjes për kundërshtarët politikë, apo të kërcënojnë dhe të nxisin dhunën nëçfarëdo forme ndaj një personi apo grupi personash. /gj.k/