Publicisti i njohur Kim Mehmeti shprehej sot se ky i Kumanovës, duhet të jetë me shumë gjasë konflikti më i habitshëm që ka ndodhur ndonjëherë. Sipas tij, familjet shqiptare po kthehen në shtëpitë e tyre të djegura nga luftimet, po gjejnë njolla gjaku në dysheme dhe nuk dinë se kujt i përkasin. Një luftë ku ka pasur 22 viktima, dhjetra të plagosur, por ku publiku s’ka mundur të ketë as informacion, as akses. Ka qenë një operacion i stilit të vjetër “jugosllav”, i dhunshëm dhe i shurdhët, nga ata që rëndom i atribuoheshin UDB së vjetër të Beogradit.
Por kohët kanë ndryshuar. Ka ndryshuar edhe Maqedonia. Për keq, më shumë se për mirë. Sot në Shkup kemi një regjim autoritarist, thellësisht të korruptuar e arrogant, që po skedohet me shpejtësi si një formë qeverisjeje hibride, ku shquhet një nacionalizëm deklamativ e fals që e ka mbushur Shkupin me statuja qesharake dhe ku imazhi i Gruevskit po merr përherë e më tepër trajtat e një Vëllai të Madh gjysëm-komik.
Megjithatë ngjarja e Kumanovës nuk është aspak komike e aq më pak spontane. Versionin zyrtar, me “terroristë” e njerëz të armatosur që vijnë “nga një vend fqinj”, tashmë e ka hedhur poshtë çdo mendje racionale në Maqedoni, në rajon, por edhe në Perëndim. Aty ku kanë folur dendur, këto orë, për një demarsh të Gruevskit, për të devijuar vëmendjen e opinionit të brendshëm, nga përgjimet e bujshme të Zaevit, si dhe për të ndërprerë vrullin që këto zbulime skandalesh po i japin opozitës maqedone.
Po ne si shtet fqinj, si duhet të sillemi në këtë skenar që nuk është as i ri dhe as i panjohur?! Më së pari do të duhet të kishim bërë prej kohësh gjënë më të thjeshtë: t’i japim ambasadës tonë në Shkup një drejtues me kohë të plotë. Mungesa e ambasadorit në Shkup, e cila ndodh për shkak se kreu ynë i shtetit vijon të jetë ai partiaku meskin që njohim prej vitesh, shënon një boshllëk aspak normal. Fjala është për një ambasadë të rajonit, në një vend ku jeton një pjesë e kombit shqiptar. Si mund të tolerohet ende mungesa e një kryediplomati shqiptar aty?!
Së dyti, Tirana zyrtare nuk mund të qëndrojë pasive, kur sheh se liderët shqiptarë janë totalisht të çoroditur nga ngjarjet më të fundit në Kumanovë. BDI, parti në pushtet, priti dy ditë të plota, për të bërë një deklaratë zyrtare, ndërkohë që partia tjetër shqiptare e Menduh Thaçit ka heshtur. Vizita e sotme e Zaevit në Kumanove, ishte një sfidë e vogël direkte për liderët zyrtarë shqiptarë.
Shqipëria nuk ka nevojë të ketë ndonjë rol paternalizmi në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, por kur forcat politike shqiptare atje nuk arrijnë të orientohen në momente kaq delikate, suporti publik me qëndrime të qarta dhe deklarata zyrtare, do të ishte në ndihmë të të gjithë bashkësisë shqiptare, e cila aktualisht është e tronditur, e traumatizuar dhe pa lidership politik
Së treti, sjellja e palës maqedone, nuk ka pse tolerohet më tej me deklarime diplomatike dhe indirekte. Në Shkup është instaluar një regjim gjysëm-banditesk, i cili nuk po heziton të përdorë sherrin e vjetër etnik me shqiptarët, si karburant të interesave të momentit, në luftën politike me opozitën e Zaevit. Tentativa për luajtur me konfliktin etnik në një terren eksploziv, siç është Maqedonia e sotme, është një aventurë që duhet të marrë një përgjigje të qartë dhe të fortë nga ana e Tiranës zyrtare. Dhe për këtë duket se forcat kryesore politike në kryeqytetin shqiptar, ndajnë pozicione të ngjashme. Shqiptarët nuk mund të përdoren si barut për topat e politikës së Shkupit. Ndryshe, mund të shemben muret e të gjithë shtetit, jo të vetëm të disa shtëpive në një lagje shqiptare të Kumanovës.
*Javanews.al
Shume shkrim i sakt
Fajtor esht ideologjia qe ne nje menyre apo ne menyren tjeter predikohet krishti e islami qe ndeshen se bashku per te sjell bresherin !
Ta zeme se do ta heqim grujevskin,ashtu sic pretendojn disa e do te sjellim zavajev,do te ndodh e njejta gje,njelloj si milloshevicin e zvendesuam me te tjere me liberale,por perseri pala shqiptare per arsye fetare e ideologjise orjentale nuk u sjell kenaqsi?
Sic duket udheqsit e serbise apo te maqedonise duhen te quhen me emrin sali ose ali qe te kenaq palen shqiptare?
Behet fjale per terrorist te armatosur, shumica nga Kosova dhe nje islamik nga Shqiperia. E kuptoni kaq gje? Cduan ata ne Maqedoni, si do kishin reaguar policite e vendeve te tjera normale ne te njejtin rast? Do i prisnin me lule? Pse thua qe partite shqiptare ne maqedoni jane te coroditura. As partite shqiptare dhe as populli shqiptar nuk i perkrahen terroristat. Sic po del tani, planet e tyre ishin te shkaktonin masaker ne maraatonen qe do organizohej ne shkup, dhe shume akte te tjera terroriste. Jeni bere avokat te terroristeve islamik. Mbase duhet te shkruani per te larguar dhe ju ketu vemendjen nga varferia, papunesia, e te tjera qe skane fund ne halen shqiperi. Maskarenj.
o paris, keto ka thene pala maqedonase dhe ti i beson? ata le te jene edhe dreqi vete, nuk mund te besh te tille nderhyrje ne zona te banuara me civile te pafajshem. mos ja fusni kot dmth mos hani mut. jo islamike jo terroriste e ku ta di un. ik e beje kete nderhyrje ne nje vend tjeter dmth ne paris, dy muter te vegjel terroriste te vertete bene lemsh gjithe francen para pak kohesh, kujtohu pak.
nuk I beson por eshte vene te shkruaj Ka raste qe dhe ‘shoferi’ I nje ambasade ne shqiperi shkruan kunder shqiptareve
Mereni Kot me me ate shtet Hibrid si eshte Maqedonia. ka ardh koha te marrim teritoret tona dhe ta sistemojme jeten ashtu si dime vete dhe duam vete. po behemi gazi i botesgu po na ve ne loje edhe Gruevsi Shesheli etjetj. Tirana duhet ti Zhduki nga faqa e dheut Thacin dhe Ahmetin 2 buratinet e Gruevskit pa pike dinjiteti dhe karakteri.
Po cterritore kerkon ti mo palle. Territoret e tua jane andej nga anadolli.
o paris, do te shkonte me shume, beograd ose athine.
Dergojani shkrimin ta lexoj Edi Rama dhe Bushati i te Jashtmes.
Respekt zoti Minxhosi,si gjithmon i sakt dhe kompakt.
thuaje edhe nje fjale per qeverine Minxhozi meqenese po trajton nje problem kaq delikat. Si te duket qendrimi i MJ, Kryeministrit, mos u merr me Presidentin se nuk paska firmosur ambasadorin. Varet cfare “kokerr” ambasadori i kane derguar per firme, kusheri i Bushatit, Rames apo Metes. Tregoju i sinqerte te pakten meqe ke marre “penen” e po thua dy fjale me vend.
Po pse mendon qe nje ‘president’ I nje kryetari partie gjykoka me mire se nje kryetar partie
ka trallti o burra..un kujtova se vetem ne ne shqiperi kemi tralltar por paska lle andej nga maqedonia.por andej te pakten nuk jan fut tralltaret ne bangen e shtetit ne polici ne ushtri gjith andej neper instuticionet shteterore si ketu ne shqipri.
Rrofte Bashkimi Kombtare!
Minxhoz me pelqen. Perhere realist dhe korrekt.respekt.
qeveria e Shqiperia ose eshte pjese e ketij skenari te piset ose ma keq akoma eshte e paafte te luaj rolin e saj ne maqedoni.Vetem nje mendje e semure kriminale mund te krijonte skenare te tilla ne mes te nje lagje te banuar me njerez te pafajshem
Pamvaresisht qe faktori kombetar shqiptar ka qene me i favorizuar se asnje here tjeter ne histori, ku kemi nje shtet ame Shqiperi, ku kemi nje shtet tjeter shqiptar Kosova, ku kemi faktorin shqiptar ne Maqedoni shtet formues, ku kemi deputet shqiptar ne parlamentin e Malit te Zi, ku kemi edhe ndonje deputet shqiptar ne Kuvendin e Serbise, mjerisht perseri nuk kemi asnje lloj rendesie ne rajonin e Ballkanin.
Kjo ndodh sepse kryesisht nga faktori politik ne Shqiperi, nga mender politikanet dhe pushtetaret e Shqiperise te kryesuar nga SALI BERISHA dhe FATOS NANO, kane leva dhe vegla te kapura nga sherbimet sekrete serbe dhe me gjere. Ku i pari, SALI BERISHA, edhe agjent i sherbimeve sekrete qe ka sabotuar vazhdimisht ceshtjen kombetare per interesa te tij personale. Kurse FATOS NANO, edhe i kapur, por nuk e kishte mendjen per pune, me mendesine ku te bej nje dore bixhoz.
Te tjeret te tipit ILIR META e kishin mendjen ku te bejme nje dore pare, kurse LULEZIM BASHA mashtrues dhe genjeshtar ordiner. Si perfundim EDI RAMA sa i pazoti dhe i pa afte, frikacak dhe nuk din te vendosi piken mbi germen i. Prandaj po ndodhin gjithe keto ngjarje nga mos pjekuria e mender faktorit politik shqiptar.
Prej ketyre shembujve negativ dhe veprimeve te papergjegjeshme te faktorit politik te Shqiperise marrin shembull dhe ndikohen faktoret politik te shqiptareve te Kosoves, Maqedonis dhe te Malit te Zi.
Prandaj duhen hequr mendesi te tilla ai qe vjedh dhe grabit quhet i SHKATHET dhe ai qe genjen dhe mashtron quhet i ZGJUAR.
Nga keto te SHKATHET dhe te ZGJUAR ja ku eshte populli, kombi dhe shtetet shqiptare te Ballkanit, ne gjendje te rende, te mjeruar, te varferuar nga ana ekonomike, financiare, sociale, ku shtresa vitale dhe jetesore e popullit shqiptar kerkon IKJEN MASIVE ne vendet e zhvilluara me mireqenie dhe begati te Evropes Perendimore. Tung.
pikerisht ky eshte problemi,,sado qe jemi faktor i rendesishem ne ballkan,sna pjerdh kush…shqiperia e varfer mos te them me shum se maqedonia,nuk jemi as pak te fuqishem,ne menyr qe politika jone te ket peshen e duhur.. as ushtarakisht as ekonomikisht…jemi byth…
Bravo komentusit A komenti i juaje eshte per A+++
Pasi per mbi nje shekull I vrasin shqiptaret tani duan te tallen me intiligjencen e tyre.kjo eshte dy here e rende.Kaq e veshtire eshte qe te demaskohet kjo tragjo- komedi nga opinion mbare shqiptar por mbajne vesh cfar do te thone te medhenjte.Mendesi provinciale e lidereve shqiptare te cilet karieren e tyre politico-shteterore e mbeshtesin tek gjendja emocionale apo interesi personal I ndonje ambasadori qe koha ka treguar se sheh dhe tnteresin e bisnesit te tij..Cfar e pengon politiken mbare shqiptare ta denoncojne kete tragjo-komedi maqedonaseApo shqiptaret qe shtypen ruajne stabilitetin e rajonit si ne 1912-1944 Majmunet nuk I respekton njeri