Në Kamëz regjistrohet një familje me…187 votues. A po përgatitet për manipulime Xhelal Mziu?

11 Maj 2015, 18:37Politika TEMA

Xhelal Mziu duket se do të përpiqet të fitojë me çdo kusht një mandat të tretë në Kamëz.

Për këtë arsye, ai ka nisur të bëjë edhe disa manovra për të manipuluar rezultatin.

Mësohet se Gjendja Civile në Kamëz ka regjistruar  187 persona me të njëjtin kod, ose e thënë ndryshe, jetojnë të gjithë në të njëjtën shtëpi.

Kjo bëhet me dije nga ana e deputetit Pjerin Ndreu.

Sipas tij, kjo është një përpjekje e pastër nga ana e Mziut, për të manipuluar procesin zgjedhor.

Xhelal Mziu këtë radhë kandidon përballë Safet Gjicit, që konsiderohet si një rival i vështirë.

29 komente në “Në Kamëz regjistrohet një familje me…187 votues. A po përgatitet për manipulime Xhelal Mziu?”

  1. deni says:

    ta dije jo vetm Xhelali po e gjithe pd cdo vote do ta mbrojme deri me 1 se keta keshtu jane mesuar me te vjedhur por kjo epoke ka mare fund tashme

    1. gerti says:

      Xhelalin nuk e voton askush. Nuk e kuptoj se si mund te kerkoje votebesimin e qytetareve te Kamzes ky person qe eshte i akuzuar per abuzimet e kryera me parate qe duheshin investuar per komunitetin e Kamzes mirpo qe per fat te keq perfunduan ne xhepat e Xhelalit. Kamza do dije te beje zgjedhjen e duhur.

      1. Bleona says:

        E kush jua vjedh votat ju te PD aman?
        Pastaj kush ju voton me Xhelalet tuaj??

    2. Oltjon says:

      Me kete debil do kandoje prap PD-ja ne zgjedhje eshte e cuditshme qe keta tipa bejne hajer ne ate parti,, eshte realisht per te ardhur keq te shikosh sesi kane shkuar punet ne ate parti qe cdo dite katandiset dhe me keq.

    3. Aurora says:

      Nje jete kta kshu fituan edhe ne 2011 me 17400 kosovar qe erdhen votuan ne tirane fituan lulja. kjo eswhte politika qe per shume vite me rradhe ka ndjek PD edhe te zgjedhurit e saj. kjo eshte politika e shpifjes sa qe edhe me perpjekejet e xhelal mziut do marre fund me 21 qershor sepse ky vend meriton te shkoj ne drejtimin e duuhur!

      1. miri says:

        Ky palo doktor shkencash po tenton te bej te njejten gje qe ka bere ne 8 vjet qeverisje te tij ne kamez. eshte e vetmja menyre si ai ka fituar zgjedhjet. edhe ne 21 qershor njerizt do i japin shkelmin qe te kthehet andej nga erdhi!

    4. Devolliu says:

      Xhelat Mziu më 21 qershor do të dalë me daulle nëpër Kamza City për t’i ftuar qytetarët të votojnë për të.

    5. roberto says:

      Arrestojini te gjithe punonjesit fasjtore te Gjendjes Civile Kamze per kete FALLCIFIKIM kriminal!
      Ne gjyq le te tregojne se kush i urdheroi ta bejne kete poshtersi!
      Pastaj i vjen rradha vete MZATIT qe te hyje atje nga ka dale!!!

    6. Naim Frasheri says:

      Xhelali mira ja ben , kur ju e Lini te Lire nje Halabak si Xhelali , athere i Xhelalit i Ngel e Drejta qe te marre dhe Motrat tuaja ti Fusi ne Listat e PD..
      erdhet ne Qeveri per te Pastruar Shqierine nga Kriminele si Berisha dhe Xhelali, cfar po beni po i rruani Trapin te gjitheve,

    7. Bureto says:

      Po te jete e vertete, atehere duhet bere kallzim penal per autoret qysh nga Mziu deri tek nepunesia e Gjendjes Civile, per fallsifikim dokumentash. KQZ mund ta verifikoje shume shpejt te verteten. Nuk duhet mjaftuar vetem me konstatim mediatik. Te veprohet sa s’eshte vone, se problemi mund te behet shume me i sofistuikuar ne vijim, duke deformuar keshtu procesin zgjedhor. Shqiperia ka eksperienca te hidhura ne kete drejtim dhe fajtoret dihen; PS dhe PD i kane futur duart ne to sa here kane patur mundesi gjate ketyre 23 viteve pluralizem.

  2. sonila says:

    hajdutet kusaret zagaret vetem te vjedhin dine

    1. ina says:

      ja luli ja kush i ben zullumet e mos na dil na fol pallavra na tregon 2 rama meta ja kush i mbush kutite me vota te vjedhura ti bashke me keta kopilat e tu

  3. Patrioti says:

    Taktika e perhershme e Xhelal Mziut per te manipuluar zgjedhjet. Kesaj radhe nuk do ja dale me gjithe perpjekjet per te blere votat e kamzalinjve apo trafikimit te votave. Kamza ka nevoje per nje qytetar qe te perfaqesoje interesat e tyre jo per nje hajdut. Nje person ndaj te cilit gjykata ka dhene vendim per denim me dy vite burg.

  4. Elma says:

    Kjo duhet te mare fund sepse keshtu nuk mund te keqperdoret vota jone dhe te mos shprehet vullneti i qytetareve ne votime por mashtrimet e ketyre qe duan pushetet pa e merituar.

  5. [email protected]@n Nolisti says:

    kur fituan Fazllicet ndonjihere me burrni ?

    shuplaka surratit surrogateve antishqiptare !

    asnji vote daullexhinjve !

  6. dole says:

    te bej cte doj xhelali dhe shoket e tij, ne kamez nuk e shmang dot humbjen

  7. Korabi says:

    Kapini plasi i ne burg, xhelali dhe ata qe kane bere regjistrimin.

  8. leka says:

    Cfar do qe te beje Xhelal Mzati me Safet Gjicin se kalon dot. Safeti eshte burre, dhe nuk e njeh friken dhe aq me teper qe do ket ne krah nje nga deputet me te zote per sa i perket problemeve te sigurise ,si Pjerin Ndreu . Ne rast se ato qe shpreh Pjerini jane te verteta atehere KQZ dhe Lefteri Leshi ta kontrollojne kete detaj, dhe bile, ta coje Mzatin per padi penale , dhe keshtu kingu i fshatit shton vitet e burgut, se dy i ka ne xhep. Urime per Safetin se gjall ne bote dhe manipulime. Nuk fiton Mzati i Kamzes .

  9. semanjaku says:

    Po rilindja cfare bene/? fle? pse nuk e bene publike nepermjet televizioneve? I ziu duhet te shkoje para drejtesis.Dhe berte pd per dekriminalizim.

  10. ago says:

    Çfare Gjykata jane keto qe e mbajne varur procesin ndaj mëzatit të Kamzës? Turp të votohet për këtë hajdut.
    Bashes i duhet mandati i Mzatit per te mos i ndrruar ngjyrat e qytetit te Bathores, se Tiranen e ka te sigurt qe do t’a humbasë..

  11. enea paqesori says:

    Shikojeni me kujdes kete liste!!!
    Përbri nga e majta në të djathtë, është kodi i zyrës së gjendjes civile, numri i Qendrës së Votimit, numri i banesës dhe pastaj “Paqesori nr. 23” , është adresa e vendodhjes së Qendrës së Votimit.

  12. Mark Gjonaj says:

    Me date 13-te del lista e te inkriminuarve dhe ky Mziu eshte denuar 2 vjet me vendim gjykate per abuzime dhe s’ka se si vazhdon vjedhjen, si tradite qe e kane. Asnjehere nuk kane fituar zgjedhjet. Jam i sigurt se kredibiliteti i cdo kandidati te PD-se , eshte shkathtesia e e tyre per te manipuluar!

  13. sherifi says:

    Po perse nuk eshte ne burg ky Xhelali?, une di qe nje personi qe i eshte hequr e drejta e lirise me vendim gjykate,nuk ka te drejte te zgjedhi dhe te zgjidhet ne organet drejtuese.

  14. MERGIMTARI says:

    Ky XHelal Meziu, sikur esht paditur per korupson dhe deformim ne tendera, si ka mundesi qe po flitet aq shume per dekriminalizim te gjith pushteteve dhe kete qefli femrash dhe hajdut e propozon Lulezim Basha per te treten here per kryetar bashkie ne Kamez. Tani qe kerkon te manipuloi zgjedhjet perse si vihen hekurat, pore lejohet te deformoi zgjedhjet ne kundershtim me ligjin, vetem e vetem te vjedhe votat per te fituar me cdo kusht. Kure do mesohen keta mafjoze, te behen qytetare, si gjithe popujt e tjere evropjan ku duam te shkojme.

  15. niko says:

    P Demokratike nuk ka fituar asnjehere ne Shqiperi Fitorja e saj eshte vjedhja Koha e vjedhjes ka mbaruar me kohe

  16. ismeti says:

    hijenat se harrojn zanatin

  17. lili says:

    O gazetat,a eshte Kaq veshtire per ju me shkue tek rruga paqesori n23 e me pa qerat? Ndoshta eshte nje pallat i madh aty ku ka 187 njerezet qe banojne vertet aty! Pra ky’ lajm’ nuk eshte gazetari!

  18. lili says:

    Kush e kontrollon gjendje civile? Kryekatundari apo Shteti?
    Pra kush nuk e kontrollon ka faj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje