Rama prezanton Armando Subashin: Reformat s'janë koncerte, as ndeshje futbolli

11 Maj 2015, 18:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama në vijim të turit të prezatimeve të kandidatëve të ASHE-së u ndal në qytetin e Fierit ku prezantoi kandidatin Armando Subashi.

Rama tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë shume të rëndësishme, pasi janë zgjedhjet e para që bëhen me një hartë të re të ndarjes territoriale, duke u bashkuar komuna që ishin të ndara nga qyteti, që tashmë do të kenë mundësi të barabarta me banorët e qyteteve për të marrë shërbimet për ujësjellës, për pastrimin etj.

Sipas tij, më parë ndarja e bënte të pamundur që çdo komunë të ofronte një shërbim dinjitoz për ujësjellësin, për mbledhjen e mbeturinave etj.

Kam besimin, që të gjithë këtë mbështetje që partitë tona PS dhe LSI në mënyrë të përbashkët po bëjnë tek Armando, ai do të dijë ta kthejë në projekte punë, investime, për ta çuar më tutje bashkinë e Fierit në rrugën e duhur”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se kemi ende shumë për të thënë për 18 muajt që pasuan, pas besimit masiv që na dhanë qytetarët dhe sidomos në qarkun e Fierit.

“Kanë qenë 18 muaj mjaft të ngjeshur me vështirësi, duke filluar nga përballja me plagët plot hemoragji të qeverisjes së shkuar, por edhe me një borxh të mbartur që ata që rrënuan Shqipërinë e kishin fshehur duke ua lënë në kurriz shumë sipërmarrësve.

Në 18 muaj, kemi arritur ta ndalim hemoragjinë dhe të fillojmë ta kthejmë vendin në drejtimin e duhur. Të kthejmë në drejtimin e duhur, ekonominë, financat, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë etj.

Jam i vetëdijshëm për poblemet që njerëzit vazhdojën të kene, për mundin e shumë njerëzve që jetojnë me punë të ndershme dhe që kanë nevojë për mbështetje.

Reformat nuk janë as koncerte, as ndeshje futbolli, as festa dhe dasma, por operacione të vështira dhe kërkojnë mund dhe sakrifica dhe përballimin e dhimbjeve me durim. Por këto reforma do të na ndihmojnë të vazhojmë në drejtimin e duhur në rrugën për të cilën ju dhe 1 milionë shqiptarë na keni votuar në 23 qershor”, tha kryeministri Rama.

 

20 komente në “Rama prezanton Armando Subashin: Reformat s’janë koncerte, as ndeshje futbolli”

  1. sara says:

    suksese armando presim te besh me te miren per fierin

    1. anonime kakavije says:

      Te gjitha bashkite e qyteteve jane mbajtur peng nga qeveria e shkuar, qe bllokoi fondet dhe zhvillimin urban, por tashme qe nje bashkepunim i mire mes qeverise dhe pushtetit vendor ekziston, asgje smund te pengoje zhvillimin e qyteteve.

      1. gonxhe says:

        Eshte pak e veshtire sa te mesohen shqiptaret me rregulla, se ka qene cdo gje rrumpalle, lulezonte informaliteti dhe eshte pak e veshtire te cmesohen, por do te ta dine vleren o edi, se vetem keshtu me reforma mund te behet Shqiperia si cdo vend tjeter europian.

        1. sonjeli says:

          Cdo kandidature e majte, qe vjen nga nje koalicion qe ka dhene shembullin e punes dhe te mbajtjes se premtimeve, eshte shpresedhenese per nje te ardhme me te mire per vendin. E djathta, pervecse nuk ofron asnje alternative, nuk ka nje shembull ne histori qe te kete punuar dhe qe te kete justifikuar besimin e dhene.

    2. monda says:

      Rama, meta dhe monika po ecin ne drejtimin e duhur.

  2. endri says:

    armando subashi ka bere nje pune shume te mir ne kuvendin e shqiperis si deputet. dhe nrm edhe ne bashkin e fierit do bej pune akoma me te mire

  3. Elma says:

    Je padyshim kryeministri me i mire i shqipetareve

    1. Sara says:

      Duhet qe qytetet ti rikthehet puna dhe te financohen nga qeveria sepse qyteti si fieri kane shume nevoje per pune dhe per me teper per nje mireadministrim nga bashkia si institucioni pergjegjes per kete gje.

  4. Aurora says:

    RAMA DHE KANDIDATET E TIJ JANE ZGJEDHJA E DUHUR ME DT 21 QERSHOR!

  5. edi says:

    kemi rrugen e duhur me armando subashin ne fier, do e votojm qe ti hapim rrugen e duhur fierit e len ne harres nga qeverisja e PD

  6. Claus says:

    Cfare hemorragjie ke ndalur ti?
    Hemorragjine njerezore qe po te ikin me keq se ne Siri dhe Irak qe jane ne gjendje lufte?

    A nuk e kupton cfare zhgarravinash ke bere ne politike? Ke dhe guxim te flasesh per reforma.

  7. klajdi says:

    njeri i afte, i zgjuar, i puntor, fieri me armando subashin do arrij te bej pune shume t mira ne sherbim te komunitetit, prandaj vota per armando subashin dhe per aleancen shqiperia europiane do jet vot e sigurt per zhvillimin e vendit

  8. klaudjo says:

    rama ka bere zgjedhjen e duhur duke vendos armando subashin ne fier. eshte nje njeri i afte te drejtoj bashkin e fierit.

  9. fieraku4u says:

    E KE LENE FIERIN PAS DORE O RAME…E QUAJTE DHE KRYEQYTETIN E SOCIALISTEVE.

    PREMTIMIN NUK E MBAJTE PER GJANICEN, ATY AKOMA DERDHET NAFTE DHE ZIF, KU DEL NE PLAZHIN E SEMANIT DHE IDROVORR.

    NDERTIMET ANES GJANICES NUK I PRISHE.

    NA LE PESHQEQ KOKE TULEN KERCI KUQ BAFTJARIN, QE VETEM VODHI, DHE E KTHEU FIERIN SI FSHATIN E TIJ NE MALLAKASTER PLOT ME KIOSKA.

    EDHE PSE JAM I MAJTE…DUA QE FIERI TE JAPI NJE MESIM TE MIRE DHE TE VOTOJ ALIBEAJ.

    1. kot says:

      Cilat ndertime Te prishi more ato qe Jane me leje dhe ti dhe femijet e tu do I paguash demshperblimin, se nuk do I paguaje Zahua.
      Njerez qe kenaqeni vetem ne shkaterime.
      Rama Po shkateron tere Shqiperine akoma nuk u ngopet???

  10. turi says:

    Njeri me mosmirnjohes se ky edi rama nuk mund te kete, pasi zaptoi qendren e ps kerkon te zaptoi dhe strukturat e saj duke vene kukulla si subashi qe duken qarte se jane njerez te paafte dhe te shemtuar te komanduar nga vete edi. Nese ben kundra, te sul prokurorine si ia beri gjikes, baftjarit tomes dhe plot te tjerve si cipes etj. Ndersa per ndonje minister te pd nuk kemi pa gje akoma ndonjerin te ndiqet nga prokuroria e edit dhe ilirit. Shume te djathte i kemi ne poste me rendesi dhe ne aleance edi fashistin. Ky nuk eshte i majte por nje fashist qe ka per qellim shkatrimin e ps.

  11. arbi says:

    fieri ka me shume nevoj per armand subashin. prandaj dhe jam i sigurt qe armand subashi do bej shume pune te mira si kryetar i bashkis

  12. leka says:

    Armando Subashi nje nga zgjedhjet me te mira bashke me Keti Bazhdarin nga socialistet dhe kryeministri Rama .Duke qene dhe jurist i zoti, ai do te dije ta menaxhoje mire Bashkine Fierit si nje nga bashkite me te medha dhe me te pasura ne vend . Urime Armando per detyren e re dhe sepse je dhe djale nga familje autoktone fierake.

    1. kot says:

      Hahaha autoktone fierke,?! Ja fute kot!
      Do Ta bej Bashkine ashtu sic beri gjykaten e Fierit kur ishte kryetar Gjykate…

  13. taulant says:

    disa komentues ketu qe jetokan me parate e marra nga komentet ne blogje te hapin barkun me menyren si shkruajne..keshtu eshte more edi rama?..ca bythelepires qe shkruajne tekste te gatshme si puna e atyre te shqupit..po ju jeni qelbesira qe shkruani e jio te majte..te majte jemi ne te tjeret qe votuam e sakrifikuam ne 23 qershor e prape qeveria na e ka futur me katersh..paguajme shume taksa..e vuajme staniacionin e ekonmise..kurse ata qe nuk paguanin taksa akoma nuk paguajne e shijne..sa per fasade mos vazhdoni me se na cate tr..in. ne te semes vafshi te gjithe se po flasim me vete..ne durojme edi rama dhe “reformat” tuaja..dhe veprimin e ligjit..po nuk durojme dot qe te na cani tr..in ju bashke me sali berishen e me kompanime hidh e prit me njeri tjetrin..na e shpifet kete vend..ca kerkon ti more gjatosh?..more 1 mkln vota..jo se i meritoja por per te shporrur saliun e per te dhene drejtesi per gerdecin e per 21 janarin e per te gjitha padrejtesite qe ka ky vend..ta dish qe do pesosh fiasko te madhe. JO SE PO BEN OIPERACIONE TE DHIMBSHME QE E RROPEN KETE POPULL, E KY POPULL PRAPE DURON, POR DOO PESOSH FIASKO SEPSE KRIMINELET E HAJDUTET,TE KORRUPTUARIT E QELBESIRAT, PO PASUROHEN ME SHUME AKOMA. Ta dini se do zhgenjeheni shume..ne qe jetojme akoma ketu do ikim..dhe shini mbi kete vend e bejeni lemsh e ta gezoni me saliun..si the?..drejtesia eshte e pavarur dhe3 nuk nderhyn dot?..leri perrallat..po me aq vota sa ke ne parlament ti ben cudira..ikni more..gjithe ate besim po na e hidhni poshte..me te njejtet hiena opo qeverisni dhe ne baze , me ata qe nderruan teseren..jemi te fryreeeeeeeeeeeeee nga merzia..jo nga perpjekja per te vendosur ligjin mbi POPULLIN, por nga mosndeshkueshmeria..u kalbshi te gjithe si politikane..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje