Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjatë një takimi me kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher, theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere e përkushtuar e SHBA-ve në NATO, rajon dhe sfidat globale.
Gjatë takimit, Meta kërkoi nga Rohrabacher një angazhim dhe mbështetje më të madhe nga SHBA në fushën e zhvillimit ekonomik, nxitjes dhe rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri, duke theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve, do të ishte nxitje në këtë drejtim.
Rohrabacher shprehu mirënjohjen amerikane për rolin dhe kontributin që Shqipëria jep përkrah SHBA-së, NATO-s dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global dhe ekstremizmit. Ai theksoi rolin e veçantë që Shqipëria luan për paqen dhe sigurinë në rajon dhe theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për zhvillim dhe prosperitet ekonomik e shoqëror.
bravo kjo eshte fryma e duhur ajo qe duhet mbeshtetur dhe ajo qe politika duhet te bente para shume vitesh.gjera reale dhe konkrete investime te reja ne shqiperi per nje shqiperi qe punon ecen dhe realizon premtimet e saj./
gjera reale dhe premtime te realizuara.po ju citoj vetem nje fraze te rames.”reformat duhet kohe te gjate te realizohen nuk jane si golat e ronaldos qe behen tak fak.
Marredheniet SHBA – Shqiperi mjaft te mira. Roli i SHBA ne mjaft ceshtje per vendin tone ka qene kurdohere mbeshtetes. Nxitja e investimeve amerkiane ne Shqiperi na sherben pasi ndikon pozitivisht ne ekonomi gjithashtu na permireson imazhin.
Ky personi ne fjale pra zoti kongresmen DR ka disa ane jo te mira:
1-eshte nje nga berishistet me te fandaksur ne USA
2-kur Rama beri nje takim dhe nje fotografi te shpejte me Obamen ne 2012 ky personi akuzoi edhe Ramen dhe Obamen per korrupsion dhe beri thirrje kongresit amerikan te investigoje dhe nje boss taksie ne NJ, fansi i Rames qe kishte” korruptuar ” presidentin e amerikes
3- me fillimin e fushates elektorale ne 2013 ky tipi me lobin e tij organizuan ardhjen e 200 muxhahideneve per ti rritur “kredencialet” Berihses para votimeve.Bile vetem 4 dite para votimeve pra ne 19 qershor 2013 lavderoi berishen si mikun me te madh te Amerikes qe e “shpetoi” nga muxhahidinet.
Nga sa me siper:
Nqs shteti amerikan nuk denon berishizmin si praktike thellsisht antishqiptare qe i ka rrenjet ne vitet 80-90 kur udb dhe asfalia mbeshtetej nga Cia atehere eshte e kote aleanca me ameriken dhe pjesmarrja ne Nato.
Dhe me florinj ta mbuloje ate vend Meta me Rohrabacher-in nuk mund te fshehin super -krimet cerek shekullore te berishizmit qe ka mbeshtetje ne lobet serbe -greke ne Washington dhe bruksel…