Kosova premton ulje taksash për biznesin

11 Maj 2015, 10:58Politika TEMA

Ulje taksash për biznesin. Ky është premtimi i rradhës i bërë nga kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova, gjatë një takimi që ka zhvilluar me bizneset në kryeqytet.

Kosova tha se për biznesin e vogël me xhiro deri në 12 milionë, taksat do të ulen nga 250 mijë lekë të vjetra në 170 mijë lekë.

Ndërsa për biznesin me xhiro nga 2 deri në 8 milionë lekë, Kosova premtoi se taksat në bazë të xhiros ditore do të ulen nga 7.5 % në 5.5 %.

Premtimi i kandidatit për Bashkinë e kryeqytetit erdhi në përgjigje të pyetjeve të shtruara nga të pranishmit në takim.

“Nëse njerëzit nuk punojnë, ata nuk ka se me çfarë të paguajnë. Diagnoza numër një e kësaj situate është papunësia.

Për ta luftuar papunësinë janë dy projekte shumë të mira që Bashkia e Tiranës i ka miratuar, siç është bulevardi dhe  stacioni multimedial, që janë mundësi e jashtëzakonshme për punësim. Bashkia do të bëjë të pamundurën për të ulur taksat.

Bashkia e ardhshme e Tiranës ka marrë angazhimin që për hapësirën ligjore që për momentin ka në dispozicion, prej biznesin me xhiro deri në 12 milionë lekë të reja, nga 250 mijë lekë në 170 mijë lekë të vjetra. Dhe për biznesin nga 2-8 milionë Bashkia e Tiranës ka vendosur që taksa në bazë të xhiros do të ulet nga 7.5 në 5.5 %.  Kjo do të vlejë që biznesit ti ngelen më shumë lekë”, u shpreh Kosova. /gj.k/

6 komente në “Kosova premton ulje taksash për biznesin”

  1. flo says:

    Edhe Halim Kosova thotë Tirana do të shkojë në Drejtimin e Duhur smile emoticon E tha vetë dy herë Betohem, s’tallem

    1. Resti says:

      hahahahahahahah, sa i trash eshte i shkreti.. e moren ne qafe kete te ziun

  2. ervestina says:

    mos pra mo amshtro popullin si doktor ordiner qe vetem i ka rrejpur qytetart nga xhepat e pastaj nderton klinike private me 5 yje

  3. tironci says:

    Ngelet tu shkrujt per kosoven e maqedonin, po per hallet tona kur do shkruani ?

  4. tironci says:

    Aq shum i kan ul taksat keta cdo fushate sa i bie qe tani te na jap lek shteti e jo e kunderta

  5. ELSA says:

    KEMI BESIM TEK JU,JENI I DUHURI PER TIRANEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje