FMN: Si ndikohet rajoni nga kriza greke, ja pozicionimi i Shqipërisë

11 Maj 2015, 09:22Politika TEMA

Raporti i fundit ekonomik rajonal i Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE) i publikura nga FMN ka bërë ndër të tjera dhe një analizë të ndikimit që mund të ketë një përshkallëzim i krizës greke, kryesisht në vendet e Ballkanit .

Sipas raportit, disa vende të Europës Juglindore (SEE) mud të ndikohen nga një përkeqësim i situatës në Greqi, përmes lidhjeve bankare.

Lidhjet financiare mes Greqisë dhe ekonomive të SEE janë më domëthënëse sesa ato tregtare:

-Lidhjet tregtare: Pesha e eksporteve ndaj Greqisë në raport me PBB është e ulët në vendet e SEE, me ekspozimin më të lartë në Bullgari, në 3.5% të PBB-së. Kjo peshë është ulur që nga 2008-a, duke reflektuar dobësinë e ekonomisë greke.

-Lidhjet financiare: Ekspozimi i sektorit bankar—megjithëse më i dobët sesa në fillim të krizës financiare—është ende domethënës në një sërë vendesh. Degët e bankave greke në vendet e SEE zënë nga 14 në 22% të aktiveve të sektorit bankar (shiko grafikun në fund). Raporti hua/depozita në degët e bankave greke ka rënë gjithashtu me kalimin e kohës, duke reflektuar kërkesën e dobët të brendshme për hua dhe më pak varësi nga fondet e bankës mëmë. Niveli i lartë i kredive me problem në disa degë, gjithsesi, çon në rreziqe shtesë.

Raporti thekson se në rast se situate në Greqi përkeqësohet, ajo mund të shkaktojë përhapje në sektorin financiar përmes humbjes së besimit, daljes së depozitave dhe ndoshta presion mbi monedhat—veçanërisht në shtetet me regjim të varur të kursit të këmbimit dhe nivel të lartë euroizimi.

Pozicionimi i Shqipërisë

Sipas grafikëve të publikuar nga FMN, Shqipëria është e treta pas Bullgarisë e Maqedonisë për lidhjet tregtare, me eksportet që zënë rreth 1.5% të PBB-së.

Vendi ynë renditet po i treti në ekspozimin financiar, me aktivet e bankave greke që zënë rreth 17% të totalit të sistemit bankar shqiptare, me një rënie me rreth 6 pikë përqindjeje në raport me katër vite më parë. Maqedonia është vendi ku bankat greke zënë peshën më të madhe.

Shqipëria paraqitet më mirë se gjithë vendet në rajon në treguesin e huave ndaj depozitave të bakave greke, që është rreth 55-60%, çka tregon se bankat greke në vendin tonë janë më pak të varurat nga fondet e mëmave. Serbia dhe Rumania psh e kanë këtë tregues në rreth 150%, që tregon se rreth gjysma e huave të dhëna janë nga fondet e mëmave.

Monitor

8 komente në “FMN: Si ndikohet rajoni nga kriza greke, ja pozicionimi i Shqipërisë”

  1. Ajaxs says:

    Sa me e thelle kriza Greke aq me e rende varferia ne SHqiperi. Sa me shpejte Greqia te dali nga kriza aq me mire per ne.

    1. taksirat kusuri says:

      Kriza greke e pare ne planin afatshkurter ndikon negativisht tek ne. Ne planin afatgjate sa me thelle te futet greqia ne stepat ruse aq me mire per kombin shqiptar Me shkaterimin e boshtit Beograd-athine-moske lulezon boshti Uashinkton-Londer-Tirane.Perastika greqi Te faleminderit AMERIK

  2. loni says:

    epo shqiptaret nuk i shohin keto statistika per ekonomine e tyre,per shqiptaret rendesi ka qe greqia te falimentoje,duke harruar se me falimentimin grek marrin fund edhe ne si shqiptare,apo ku pyesim ne,ne dalim dhe vjedhim buken dhe djersen e tjetrit prandaj edhe nuk na ben shume pershtypje turpi,rendesi ka per ne greku te falimentoje,kjo eshte e gjitha per shqiptaret budallenje qe jane me shumice ne ate vend te mallkuar.

    1. ylli polar says:

      LONI BEN SIKUR U QAN HALLIN SHQIPTAREVE PO NE TE VERTET QAN HALLIN E XHEPIT TEND .EDHE SIKUR GREQIA TE BEHET 0 SHQIPTARET SKANE PER TE PESUAR ASGJE SE SKA KU TE VEJE ME FUKARALLEKU CA TREGETAR SHQIPTARO-GREK PO DO DEMTOHESHIN PO GREKET QEJANE MESUAR TE JETOJNE ME BOLLEK DHE ME DASHNORE RUSE E UKRAINASE SI DO TE BEJNE E KE MENDUAR ??????

  3. tfgs arxidoglyftoi says:

    Vdekje grekerve !

  4. xxxxxx says:

    Vdekje e jevgjigeve te Ballkanit rracave te poshtra Egjipto-Libaneze qelbesirat lindore te ashtuquajtur Greke

  5. piskuriqi says:

    Mut hongshin shqiptaret

  6. ylli polar says:

    TE FALIMENTOJE GREQIA PA DO BEJE SI DO BEJE SHQIPERIA ME FUKARA NGA KU ESHTE SKA KU TE SHKOJE .GREKET QE JANE MESUAR TE JETOJNE ME BOLLEK CFARE DO BEJNE E KE MENDUAR ORE LONI????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje