Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, në vijim të prezantimeve të kandidatëve për kryetar bashkie të “Aleancës për Shqipërinë Eropiane”, ishin në qytetin e Gjirokastrës, ku prezantuan kandidaten Zamira Rami.
“Kryetari aktual, Bime, ndryshoi krejtësisht pamjen e Gjirokastrës në shërbim të vlerave të trashegimisë që ka qyteti.
Pata kënaqësine para disa ditësh të vizitoj projektin e Viroit, që do t’i japi një frymemarrje gjithë bashkisë së Gjirokastrës dhe dhe do t’i shërbejë gjithë gjeneratave dhe zgjerimit te hapësirave të qytetit dhe do t’i japi kryetarës së re të bashkisë dhe këshillit bashkiak mundësine që të bëjnë të gjithë ato politika që kanë qenë të pamundura deri tani.
Mbështetja e qeverisë dhe kryeministrit Rama ka qenë e jashtëzakonshme dhe do jetë akoma me e madhe në të ardhmen.
Qeverite i kanë borxh Gjirokastrës, pasi e kanë lënë në harresë, pasi Gjirokastra është një pasuri e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vizitorët e huaj dhe kjo do të thotë se duhen shtuar investimet për të nxjerrë në pah vlerat e mëdha që ka Gjirokastra.
Ne mbështesim kandidaten Zamira Rami si zonjë e shkencave të sakta se do të jetë e sakte për bashkinë, prandaj ju duhet ta mbështesni, pasi është edhe një mbështetje emancipimi, pasi edhe në Sarandë prezantuam një kandidate, po ashtu edhe në Libohovë një zonjë tjetër dhe ne jemi krenarë si “Aleancë për Shqiperinë Europine” qe kemi besuar te emancipimi dhe gratë në drejtim”, tha Meta.
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se i kemi të gjitha arsyet sot të kërkojmë dhe një mbështetje më të madhe se 23 qershori 2013, pasi me votën që ju i dhatë aleancës, krijuat mundësine per fillimin e kthesës në drejtimin e duhur pas shumë vitesh braktisje, rrënim dhe izolim të Gjirokastrës, që është thesari më i paçmuar i trashëgimisë tonë kulturore dhe që për dy dekada ndjeu braktisjen dhe filloi të jepte shenjat e tmerrshme të një rrënimi pa kthim.
“Ju jeni dëshmitarë si shembeshin shtëpitë dhe rrënoheshin rrugicat, sepse gjithë ato vite që Shqipëria u qeveris nga një qeveri armike dhe Gjirokasta mori peshën e një padrejtësie të madhe të pamerituar.
Gjrokastra nuk është vetëm e gjirokastritëve, por e të gjithë shqiptarëve dhe më gjerë. Prandaj projektin për rindërtimin e Gjirokastrës do t’i besojmë kandidates për kryetare bashkie, Zamira Rami.
Bashkia e re zgjerohet dhe hapet rruga e resurseve të reja ku qyteti dhe fshati janë një e ku edhe të gjithë ato burime të rëndësishme për bujqësine e blegtorinë, kthehen në burime mirëqenie për të gjithë Gjirokastrën. Para pak ditësh ne i dhame jetë një projekti për Antigonene, që do të thotë se ky është një shembull i thjesht që tregon se projektet qe kanë nisur në qendrat e qyteteve do të shtrihen në të gjithë vendin, sepse keto projekte lindën nga reforma historike administrative territoriale e që nuk është thjesht një ndarje në hartë, por një koncep zhvillimi urban dhe social, një koncept i ri për të rritur mirëqenien, prandaj vota për aleancën e majtë është dhe drejtimi i duhur”, tha Rama. /gj.k/
Kete here e majta ka bere zgjedhje me vend per qytetin e gjirokastres duke sjelle nje kandiadte femer shume te zonjen qe mund ti jape shume qytetit te vecante te Gjirokastres.
me gjirokastren eshte bere zgjedhje e duhur duke zgjedhur nje femer per te administruar kete qytet kaq te vecante. Kam besimin se do ndermerren hapa edhe me konkrete per zhvillimin e gjirokastres pasi meriton nje vemendje te vecante ky qytet me vlera kaq te medha per vendin dhe me nje rendesi te madhe kulturore, suksese zonjes Zamira Rami
kam besimin se kandidatja rami do punoje shume per qytetin e bukur te gjirokaster duke i kushtuar nje vemendje te vecante per ti sjelle transformimin e nevojshmen duke e kthyer ne nje qytet atraktiv qoofte per turistet vendas ashtu edhe per ata te huaj
Zonja Zamira eshte nje grua shume e zonja dhe e afte per postin e bashkise se gjirokastres sebashku me suportin e qeverise celet nje rruge e re zhvillimi dhe ndryshimi pozitiv per ta cuar edhe me perpara qytetin e gjirokastres.
ska dyshim qe kandiadtja e te majtes eshte drejtimi i duhur per gjirokastren, te gjithe ata qytetare gjirokastrit qe e duan qytetin e tyre me te mire duhet ta mbeshtesin dhe votojne kandidaten rami pasi nuk do te zhgenjehen
femer me shume vlera i nevojitet qytetit te gjirokasters nje kandidate si zonja rami e cila do perfaqesoje denjesisht te gjithe qytetaret dhe qytetin e bukur te gjirkastren pa dyshim ben diferencen nga kandidatet e tjere ndaj dhe meriton te fitoje bashkine e qytetit ne fjale
Bravo qeverise per mbeshtetjen dhe mundesine qe po i jep kandidates Rami per te qene ajo kryetraja e ardhshme e gjirokasters. Duke e njohur zonjen zamira rami eshte me vend per ta mbeshtetur pasi eshte shume e afte dhe kerkuese kam pershtypjen se do i sjelle ndryshimin dhe zhvillimin qe i ka munguar gjirokasteres. Urime dhe fitore per zgjedhjen me kaq vlere.
qyteti i gjirokastres meriton me te mire pasi mbart vlera te medha kulturore dhe kurrsesi nuk meriton kandiadte te pavlere qe nuk bejne gje tjter vecse i sjellin rrenimin qytetit dhe zones me vlera kulturore keshtu qytetaret duhet te bejne nje zgjedhje te zgjuar qe con perpara qytetin drejt rruges se progresit kjo behet e mundur me besimin ndaj kandidates zamira rami.
pd-ja e shkaterroi e rrenoi fare dhe lagjet me vlera kulturore qe nuk duhet ti mungoje asnjehere vemendja dhe fondet e qeverise.
Na vjen mire qe femrat po perfaqesohen gjithmone e me shume ne te gjitha hallkat e qeverisjes, te gjitha ato te zgjedhura kane treguar devotshmeri dhe kane spikatur ne detyrat e marra persiper. Zamira qe kur ishte prefekte, me punen dhe perkushtimin e saj, fitoi respektin e gjithe gjirokastriteve, e kur mendon qe gjirokastret nga natyra si jane, e veshtire eshte qe ty hyje nje njeri ne zemer.
pd-ja njeh vetem rrugen e degradimit, zaptimit te territorit me piktoresk, sidomos ne vendet me rendesi historike, ngre nga nje pallat, asnje investim ne infrastrukture, asnje investim ne restaurimin e kalave, vetem pallate, privatizime, dhe pa u larguar kete te panginjur qe jane sot ne PD, s’mund ti besojme per te na drejtuar.
ne drejtim e duhur duhet dhe do te shkojne te gjitha bashkite , zgjedhja e znj Rami eshte nje zgjedhje e drejte qe gjirokastra te marri drejtimin e duhur.
Politika e mosfinancimit te qyteteve dhe te mbajtes se tyre peng nga politka e mbrapshte ka mare fund me 23 qershor kur ne votuam alencen e duhur per te drejtuar vendin dhe ne kete ndryshim te ndermare eshte e rendesishme qe qytet te marin ate qe meritojne dhe jo vetemretoriken boshe te nje politke qe tashme ka mare fund.
rama e di forcen e femres. ai i kandidon per kryetare bashkie kuse saliu i shante l…. bulevardi
Fajin e ka Saliu!
Hi pershendetje ! Zamira Rami eshte personi i duhur per qytetin tone . Fitore fitore dhe vetem fitore!!!
Kete here e majta ga bere zgjedhjen me te keqe te mundshme,kerkon t’ia besoje Gjirokastren nje cope laboranteje,prandaj humbja eshte e pashmangshme…
Qyteti im ka nevoje per nje Kryebashkiake si zamira , Fitore dhe suksese.
boll bete show neper qytete
dilini zot ketijh shteti qe po merr flake, morra