Kryeministri Edi Rama vijon turin e inspektimit të projekteve publike në jug të vendit, por edhe prezantimit të kandidatëve.
Përmes postimeve në Facebook, Kreu i Qeverisë thekson se era e Rilindjes ka nisur dhe projektet për zhvillimin e zonave dhe turizmit po shkojnë në drejtimin e duhur.
“Në Dhërmi ku punimet po ecin drejt përmbylljes së ndërtimit të ujësjellësit të ri që do të zgjidhë problemin skandaloz dhjetra e dhjetra vjeçar të mungesës së ujit për 2000 banorët e zonës dhe mijëra turistët nga Shqipëria e jashtë saj.
Në drejtimin e duhur edhe puna për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar të ujit të pijshëm e të ujrave të zeza në gjjithë gjatësinë e Jonit nga Himara në Sarandë ku në tre vitet e ardhshme do të zgjidhet çfare nuk u zgjidh kurrë që në shekullin e kaluar.
Në Gjirokastrën ku ka nisur era e Rilindjes dhe sot në mbrëmje çelet edicioni me fantastik i Festivalit Folklorik”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë Kreu i Qeverisë, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe deputetë të PS-së në vijim të turit të prezantimeve të kandidatëve për Kryetarë Bashkie në Zgjedhjet e 21 Qershorit janë ndalur në Delvinë ku kanë prezantuar Rigels Balilin.
Kreu i Kuvendit Ilir Meta është shprehur se Delvina do ti japë fund agonisë së saj më 21 qershor pasi kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane Rigels Balili do të bëjnë të mundur hapjen e vendeve të reja të punës.
Sipas Metës qëllimi i Partisë Demokratike është që të marrë pushtetin vendor për ta konfliktuar më pas këtë pushtet me atë qendror.
Kryeministri Rama është shprehur se kandidatët e djathtë për bashkitë nuk kanë për detyrë që të punojnë për komunitetin por vetëm që të bëjnë zëdhënësin e SHQUP-it.
Po ashtu Rama ka thënë se vota e 21 qershorit për kandidatin e majtë është një votë që shkon për investimet dhe shërbimet që do të ketë Delvina fill pas zgjedhjeve. /gj.k/
Bravo zoti kryeminister,kjo eshte rruga qe te gjithe donim per shqiperine.
Mos te shpetoj cici prap , fillo ‘te veshesh panolina