Luftimet në Kumanovë/Nishani: Ushtrimi i dhunës nuk qetëson situatën

10 Maj 2015, 11:03Politika TEMA

Ngjarja në Kumanove të Maqedonisë një ditë më parë, ku pati shpërthime dhe shkëmbime intensive zjarri mes një grupi të armatosur dhe forcave të policisë, ka sjelle reagimin e Tiranes zyrtare.

Presidenti Bujar Nishani. ka shprehur shqetësimin për situatën në Kumanovë të Maqedonisë, duke i bërë thirrje palëve për ruajtje të qetësisë dhe vlerësim të marrëdhënieve ndëretnike.

Në deklaratën e tij, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet se “po ndjek me shqetësim të madh situatën në Kumanovë dhe ndikimin e në stabilitetin e vendit fqinj dhe marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni”.

Kreu i shtetit shpreh ngushëllimet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, qofshin ata shqiptarë apo maqedonas, që kanë humbur të dashurit e tyre në këto akte dhune, duke i dënuar ato me forcë.

Presidenti Nishani i bën thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe ruajtjen e qetësisë si dhe thekson se, ushtrimi i dhunës nuk ndihmon qetësimin e situatës dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Presidenti i Republikës thekson gjithashtu se, të gjitha palët duhet të vlerësojnë me shumë kujdes marrëdhëniet ndëretnike dhe në respekt të Marrëveshjes së Ohrit, të ndërmarrin hapat dhe veprimet e duhura për qetësimin e situatës, sqarimin e saj dhe vënien e përgjegjësve përpara drejtësisë.

2 komente në “Luftimet në Kumanovë/Nishani: Ushtrimi i dhunës nuk qetëson situatën”

  1. askushi says:

    Si eshte puna?
    Nqs ne Maqedoni ka parti shqiptare, njerzit qe duan pushtet,keta qe kane marre armet, kushdo qofshin ato, te luftojne kundra partive shqiptare, qe nuk i perfaqsojne ata, dhe nuk u japin mundesite ketyre, ose le te krijojne vete parti te reja.

  2. horizonte te mbyllura says:

    Pasoja te kontributit antishqiptar te presidentit te qokave ne rosticerite e Amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje