Rama prezanton Gjergji Goron: Himariotët janë kokë më vete, po mos na turpëroni duke votuar atë që ka sjellë Saliu këtu

10 Maj 2015, 12:15Politika TEMA

Kryeminsitri Edi Rama gjatë turit të tij në jug, ka ndaluar edhe në Himarë për të prezantuar kandidatin e mazhorancës për këtë bashki, Gjergji Goro.

Në fjalën e preznatimit Rama tha se kryebashkiakët që zgjedh Saliu nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë me qeverinë.

“Qeveria ka dedikuar shumë fonde duke filluar që nga Bypass-i i Vlorës, duke vazhduar me Transballkaniken e  Vlorës, me lumin e Vlorës, me “Lungo Maren” në Vlorë dhe pastaj këtu vazhduar me një sërë projektesh që fillojnë me ujësjellësit e Dhërmiut, për herë të parë mbas 1 mijë vjetësh Dhërmiu do të ketë 24 orë  ujë. Dhe vazhdojmë me ujësjellësin këtu, që nga Kuçi që do ti jap ujë zonës nga Vunoi në Qeparo dhe që ne do ta financojmë në bazë të projektit që ka Gjergji.

Tani, doni ujë? Ja ku e keni atë që ua sjell ujin. Doni të rrini pa ujë, kapni një nga ata të dy edhe shikoni pastaj njëri- tjetrin. Se jo për gjë por këta kryetarët e bashkisë që çon Saliu nëpër Shqipëri edhe ky tjetri që ka ardhur këtu, që as emrin nuk dua t’ia përmend e as nuk dua t’ia mbaj mend, se nuk ja mbaj mend, këta nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë më qeverinë.

Ndërkohë, ne kemi filluar punën. Besoj që e keni parë atë që po bëhet në bregun e  Qeparoit. Sapo kemi përfunduar projektin e bregut të Himarës. Do të jetë një tjetër projekt fantastik që do ta transformojë gjithë këtë pjesë të qytetit në një pjesë turistike të shkëlqyer dhe me radhë, për Dhërmiun e më tutje”, tha Rama.

Më tej kryeministri tha se himariotët janë kokë më vete, por askush nuk mund t’i marrë për budallenj, ndaj vota e tyre më 21 qershor duhet të shkojë për Goron, i cili sipas Ramës është kandidati që do zhvillojë Himarën dhe do e çojë në drejtimin e duhur.

“Himarjotët janë njerëz të çuditshëm, kanë lloje-lloje gjërash në kokë, janë kokë më vete, por budallenj as kanë qenë dhe as i ka bërë njeri për budallenj. Prandaj do t’ju lutesha shumë atyre himarjotëve që janë me Partinë Demokratike, që mos na turpëroni duke bërë budallain, duke shkuar për të votuar atë që ka sjellë Saliu këtu. Ja ku e keni Gjergjin. Pastaj flamurin e  PD-së tundeni në zgjedhjet e ardhshme, po të doni. Por këtu na duhet një votë shumë e fortë për Gjergjin, sepse na duhet një motiv shumë i fortë që të vazhdojmë të punojmë sëbashku.

Unë nuk vë në diskutim fitoren e Gjergjit, por unë vë në diskutim votën e demokratëve dhe të atyre të tjerëve që nuk e di për çfarë arsyeje mund t’ia japin votën partisë së mikut tonë, Vangjel, se nuk i duhet ajo votë as atyre, as Vangjelit, as Saliut. Ne duhet të mbledhim të gjitha votat për Gjergj Goron, i cili tani do të marrë fjalën si kandidat i përbashkët, si kandarit i PS-së, si kandidat i LSI-së dhe si përfaqësues i të gjithë qytetarëve të ndershëm dhe të mirë të këtij komuniteti”, përfundoi Rama./j.h

 

19 komente në “Rama prezanton Gjergji Goron: Himariotët janë kokë më vete, po mos na turpëroni duke votuar atë që ka sjellë Saliu këtu”

  1. Tol Francezi says:

    Edi Rama,
    Po si vure dinamitin kalase se Koço Kokedhimes ne Qeparo,askush nuk te beson….
    I ke humbur te gjithe “piket”…
    U bere si te tjeret (Berisha & Co)

    1. himariot i vertete says:

      E djathta vazhdon me endrren per t’ia dhene detin grekut, duke na vene ate delenxhien e omonias per kryetare bashkie, ka fillu mashtrimet me himariotet, duke iu premtu se do tu shtoje nga nje pension nga greqia vetem qe ta votojne se himara do i kaloje greqise po u zgjodh ajo.

      1. teddy says:

        Jorgo ka bere nje pune te mire keto vite, ka qene promotor i bashkejeteses mes shqiptareve dhe himarioteve qe hiqen si greke, duke i perfshire bashkarisht ne qeverisjen vendore, ne investimet per turizmin bregdetar e kulturor dhe nje si Jorgo duhet te drejtoje Himaren.

        1. jerina says:

          Jorgo eshte njeri i nderuar dhe i respektuar ne Himare, si nga shqiptaret dhe minoritetet greke, gjate gjithe kesaj kohe jane zbutur konfliktet mes himarioteve dhe merita i shkon Jorgos, pa permendur edhe investimet ne vijen bregdetare, pastrimin e plazhit, aktivitetet qe ka zhilluar per te promovuar edhe turizmin kulturor.

        2. Elma says:

          Cdo qytetar duhet te jete i vetedijshme se cfare duhet te kete qyteti i tyre ne krye ne menyre qe te perfitojn sherbimet. Politika e fjaleve qe nuk i hyn ne pune askujt duhet te mbaroje sa me pare, eshte mese e nevojshme qe cdo qytet te kete administratorin e duhur dhe qe i ofron shume me teper qytetareve nga puna e tij.

  2. gogo says:

    I nderuar Kryeminister,ju duhet ta dini qe Dhermiu ka pasuri ujore qe te furnizoje te gjithe krahinen e jo vetem fshatin dhe nuk eshte aspak, keshtu sic thoni ju,qe Dhermiu ka 1000
    vjet pa uje!Jo me larg se para 1990,Dhermiu e ka patur ujesjellesin,te cilin,si gjithe veprat e tjera,u shkaterruan,mbasi ishin ”vepra komuniste”!

    1. niku says:

      populli i himares eshte i zgjuar do beje zgjedhje me vend per nje himare me atraktive per vendasit dhe turistet dhe kjo eshte e mundur vetem me kandidatin gjergji goro

      1. roni says:

        gjergji goro eshte fitues ne himare e duan e respktojne dhe do e mbeshtesin ne kete gare per bashkine e himares

  3. tfgs says:

    Xeimara nuk duhet te bjere kurre ne duar te suniteve,por te ngelet perhere eliniki dhe xristiane…………..

    1. kaones says:

      O i mjere….. Te shkuara per gjendjen psikologjike…. Rri vuaj se mire je…. O gjyshe shker….. Nga greku qe sdi cfare gjaku ke…. Kombin e personifikon me fene , o cifut ne mentalitet, grek ne mendime, rob pa rrace e gjak … Te shkuara o mbeturine sunite qe e heq veten per europian …… Gjithsesi vazhdo masturbimin ne internet ……

    2. mirel says:

      qimara eshte e minorikareve, Himara eshte kudhesjote, me labe se labet..
      ti hani mune

    3. franklucas says:

      Tfgs u nuk e kuptoj se ka munsdi qe tema ti pbliko komentet e tua.me ate qe the himara eshte eleniki ti sje asi fije me i mir se ISIS qe filozofi ka pretedim territoriale, spaatrim etnik , spasrrim fetar etc, edhw ti me ato koment qe ke bo i ke te treja mrena .ti duhet te quhesh terrorist dhw te burgosesh ose te pushkatohesh per percarje antikombtare.nxitje urrejtje ,deformim historie per qellime te liga dhe terroriste, KURR nuk do ta kuptoj pse tema tw lejo te besh komente te tilla, valla po te beja ne nje gazet greke komente anti greke sma do menja qe tme lejojne fare.ti or vlla e ke ne terezi te jep greku pensionin qe te besh gjera te tilla .gjakprishur mij pusetash ,terrorist me i keq se ata te isis , .ok jorgo ahko merr pensionin se erdhi dita ,se ti kisha then ca llafe po spo flliq gojen i di vet ti gjithsesi…

  4. bela says:

    Aleanca per Shqiperine Europiane Fitoree mos degjoni cfar thone ata qe na kane inatin . Po beni Punen tuaj me se miri vazhdoni keshtu per kete ka nevoj shqiperia. suksese Z. Gjergji dhe fitoreeee!!

  5. dn says:

    Ky gjithe mendet i ka te turisti i huaj ,sikur vetem per ata punon?
    O njeri,qe kishe ka dalur pak jashta, turisti ka ne vendet e veta nje mije here ma mire! Puno per njerezet qe jetojne aty e Jo vetem per turistet qe nuk do vine kur atje,pos ne formen e shqiptareve qe Jane bere te huaj sot, nga keqqeverisjet e juaja tash e 25 vjet!

  6. Dum Baben says:

    Une nuk kuptoj nje gje me keta injorante,idiota dhe qellimisht te pa identitet.
    Tjetri ka vene emrin ne te gjitha Reklamat Jorgo Goro,keta e quajne Gjergj Goro!D.m.th ti je kush ju themi ne dhe jo kush je ti.
    Po Bushin pse nuk e quani Gjergj Bushi meqenese jini pro Katolike!
    Turp.

  7. miki says:

    Rama mos e bej me cicin te breket !!

  8. Arti says:

    Flet pordha ky. Enveri kete krahine e MASAKROI more gjatosh. Saliu ishte c’ishte por vec ne kohen e tij u SHTRUA rruga ne Himare e Palase e ne fshtatrat e tjere qe ishin lene ne harrese. Cfare na flet pordha me rigon. Pa mare parasysh ato qe thone komentuesit e tjere ne relacion me Koco Kokdhimen qe ska asnje te drejte te jete atje.

  9. Vlonjat says:

    Himarjotet jane koke me vete dhe jo budallenj te mos kuptojne se kryetar real do te jete koco kokedhima dhe jo gjergji apo jorgo. Himarjotet te bashkepunojne dhe me djallin se me siguri eshte me mire sesa ne kocon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje