LSI-ja, një pengesë e fortë elektorale për PD-në

10 Maj 2015, 14:23Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Nga sondazhet që kam bërë e kam parë, duket qartë se, për shumë arsye, jo të gjithë votuesit e PS-së dhe të partive të vogla “të majta” do të marrin pjesë në votim në 21 qershor. Por kjo gjë duket se nuk do të ndodhë me votuesit e LSI-së, e cila ndoshta do ta shtojë numrin e votave që mori parvjet. Dhe ky është një problem i madh elektoral për PD-në në 21 qershor.

Rënia e pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale e elektoratit të majtë nuk mund të konsiderohet një sukses për PD-në. Një rënie e tillë mund të shpjegohet me kostot politike që ka një qeveri e re, kur nuk i realizon brenda 20 muajve pritshmëritë e të gjithë atyre që e kanë votuar. Një gjë e ngjashme ndodhi, për shembull, me të ndjerin Sokol Olldashi në 2007-ën, i cili mori 20 mijë vota më pak se sa kishin marrë kandidatët e djathtë në territorin e kryeqytetit  dy vjet më parë.

Sukses për opozitën mund të quhet një rritje e numrit të votave për të në rang republike, në krahasim me 23 qershorin e 2013-ës, kur mori vetëm 680 mijë vota. Por për rritjen përtej këtij caku, pengesa më e madhe është LSI-ja (dhe në një masë shumë më të vogël PDIU-ja dhe PDK-ja). Dhe ja përse.

Partia Socialiste dhe aleatet e saj të vogla (pa përfshirë LSI-në) morën 47% të votave në qershor 2013 – pra, patën një rritje prej vetëm 1 pikë përqindje në krahasim me katër vjet më parë. Nga ana tjetër, PD-ja dhe aleatet e saj të vogla humbën plot 9 pikë përqindje në krahasim me katër vjet më parë – nga 48.4% zbritën në 39.4%.

Dhe në ç’drejtim rrodhën këto vota “të djathta”? Kryesisht drejt LSI-së, e cila u rrit nga 4.8% në 10.5%. Pra, që koalicioni i PD-së të rritet elektoralisht në 21 qershor, duhet të marrë të gjithë votat “e djathta” (përfshirë edhe votat e PDIU-së e PDK-së, kryetarët e të cilave tani janë rreshtuar “majtas”), si dhe të rikthejë tek “e djathta” votat që shkuan parvjet tek LSI-ja.

Por historia elektorale e LSI-së na tregon se ata që votojnë për të, nuk largohen lehtë nga ajo, pavarsisht stuhive politike që godasin herë pas here udhëheqësin e saj. Madje, pas çdo stuhie, votat për LSI-në vetëm janë shtuar. Kjo, për faktin e thjeshtë se u ka demonstruar votuesve të saj që është një parti patronazhi – kur të merr në patronazh LSI-ja, të merr vërtet në patronazh!

E pra, kjo është dhe pengesa më e fortë elektorale për PD-në në 21 qershor…

Mazhoranca mund të bjerë poshtë 1 milion votave në 21 qershor, por a do të jetë e aftë opozita të marrë më shumë se 680 mijë vota?

14 komente në “LSI-ja, një pengesë e fortë elektorale për PD-në”

  1. analisti says:

    Iku puna e LSI-se. Ne zgjedhjet e shkuara mori votat e PD-se. Kete vit LSI do dakë si rruar qethuar.

    1. turi says:

      Shume qarte pse ps smerr as votat e veta,se edi e ka cu ps per dhe gjith elektoratin e saj e ka len rrugeve,ndersa lsi qe ka marr gjysmen e drejtorive dhurate martese nga edi, do marri me shume vota akoma.kjo eshte politika e shkaterrimit te ps nga edi rama

      1. kujtesa says:

        Zaloshnja dhe te tjere,kane mbi 20 vjet qe bejne sondazhe ne Tirane dhe ne gjithe Shqiperine.
        Si nuk me ka rene njehere radha te me pyesnin se per ke do votoja ose cfare mendoja une per qeverine ose per qeverite ne teresi?

  2. lili says:

    Analize shume gabim mbasi nuk i din kush ishin votueset e lsi dje!nje pjese qe une njoh ne te djathten e vertet per shembull votuan kunder berishes po Jo pro PSse e e vetmja rruge kishte LSI,po sot ndryshojne gjerat edhe nuk bejsoj se Jo e djathte te votoje prape LSImbasi tash kemi edhe kandidat te pavarur…

  3. Treviso says:

    C’far rruge ndjek L.S.I-ja qe numri i votuesve vjen gjithmone ne rritje?
    Sa do te zgjase kjo rruge qe po ndjek L.S.I-ja? Besoj deri ne eleminimin e P.S.
    Sa te paster jane kuadrot e L.S.I-se ne krahasim me kuadrot e P.S.?
    A arrine Shqiperia te forcoje demokracine me rrugen qe ka zgjedhur L.S.I-ja?
    A arrihet te zhduket korrupsioni me rrugen qe ndjek L.S.I-ja me militantet e saje?
    Te gjitha keto pyetje ja drejtoj sekretarit organizativ te partise Socialiste, zotit Gramoz Rucit.

  4. Qifi says:

    O shoku Mero !
    U cmenden ebasanllinjte kur lexuan fjalimin e Drtan Lelit ne Vlore. Ndaj shih a mund me publiku dhe nje here se i duhet Sejdini yunior me ia lexu Taipit te Erdoganeve kur te mbrij ne Elbasan.

  5. Likja says:

    Nuk e besoj kurre qe LSI te marre votot e 23 Qershorit te vitit 2013. Kurre! LSAI eshte ndermarrje ne falimentim e siper.

  6. Albpetrol +Endri Pyka says:

    LSI nje hale qe mbledh gjithe felliqesirat ,votoni LSI dhe Shqiperia nuk behet kurre

  7. Skorpions says:

    LSI nuk pakesohet vetem se vijon te forcohet per aq kohe sa PS dhe PD vijojne ta zhgenjenjne me qeverisjet e tyre.

  8. tani-deutschland says:

    bravo z.Zaloshnja e justifikove rrogen edhe per kete muaj !

    fotja kot te dali plot.

  9. Sondazhi eshte bere nga zyra me hamendje,sepse revolta kunder berishes eshte akoma prezent populli e di qe ujku qimen nderron e zakonin nuk e harron.

  10. fit says:

    Ky eshte skandal me sondazhet e tij.

  11. zaloshnja jr says:

    A e mbani mend se dikur Zaloshnja ishte me PD? Tani kerkon nje padron me para. per te patur nje pune te paguar mire. LSI ta jep kete, sepse LSI eshte parti pushteti.
    Eh, more Zaloshnja, qe vec turp nuk ke..por as nder nuk ke patur ndonjehere, bile nuk do kesh kurre.
    Shqiptaret e dine se si do votojne kesaj radhe. Dhe nuk do bien pre e provokimeve te tua. Nuk do rrine pa votuar sepse ashtu u volit padroneve te tu. Rri i qete. Pastaj thuaj se nuk te dolen “sondazhet” sepse njerezit nuk tregojne te verteten!

  12. Arti says:

    futi nje te lyme tjeter flokeve se te kane dale thinjat tek rrenjet.Na e cpife !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje