Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka përuruar një rrugë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, deri tani me 4 milione dollarë investime në kete zonë.
Kryebashkiaku i Durrësit dhe kandidati i PS-së, Vangjush Dako, gjatë perurimit u shpreh se “kjo rrugë ka qenë një problem për banorët e zonës, ndaj ne këmi ndërhyrë për të hequr baltën dhe për të rikonstruktuar rrugën në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të Durrësit. Ne do të vazhdojmë me vrull të punojmë në të gjithë zonën e ish- Kënetës apo të Durrësit të ri”.
“Kjo është një rrugë modeste në krahasim me investimet e mëdha që kemi bërë në këtë zonë, të cilat deri tani kapin shifrën e 4 milionë dollarëve për të përmirësuar infrastrukturën e të gjithë zonës.
Po investojmë fuqishëm në këtë zonë, pasi për ne të gjithë qytetarët si në qendër ashtu edhe në periferi janë të barabartë dhe ne do të punojmë sa më shumë për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre kudo ku ata banojnë.
Investime të tilla madhore do të bëjmë në të gjitha zonat e territorit të ri të Bashkisë së Durrësit, në Ishëm, Manzë, Sukth, Rrashbull e Katund i Ri dhe këto zona në vitet në vijim do të ketë një infrastrukturë tërësisht ndryshe nga ajo e tanishmja”, është shprehur Dako.
Rruga Polumbari është rikonstruktuar me një fond prej rreth 5.2 milion lekësh dhe janë kryer punime në kanalizime, trotuare prej 735 m2 dhe një sipërfaqe e asfaltuar prej 1660 m2 dhe gjerësi 5.5 metra.
Duhet hequr dore nga inagurimet e rrugeve,per fushate !
PD eshte kampione e inagurimeve te rrugeve,te papaguara,por vota nuk i dha populli.
Shtresa e varfer,nuk ka vetura,tek ne eshte rreth 400 mije !
Investimet pate kohe 8 vjet ti beje dhe nuk bere asgje. Keto i ben per dukje e i ben tani per kohe fushate. Duhet te kishe ber shume me shume kur pate mundesite, tani eshte vone se ka ardhur koha per tu ndeshkuar.
Do e ndeshkoje gridha thua?Me gjithe propoganden e qilit ,qanit dhe gjithe zsgareve te pedes gjushi kete here ,duke bashkuar votat e ps me lsi do fitoje shume thelle.
E pergezoj Dakon per nismen qe ka marre ,per ta bere qytetin tone me te bukur. E verteta eshte qe Dako I ka dhene prioritet qendres se Durresit ,me lyerje,rrugicat,sheshin ,palmat etc ,qe i kane dhene nje pamje shume te ngrohte qytetit .Kemi besim qe Dako do te vazhdoje te rregulloj dhe gjysmen e Durresit tjeter ,I cili eshte ne gjendje teper kritike .Shpresojme qe qeveria te dergoj fonde per kete qytet te bukur turistik .
Dakos i uroj fitoreeee
Kete koment, po jq dergoje krye bashkiakut te Durresit ZDako. Jam Durrsak ,nuk jam pjese asnje partie potike,.Eshte hera e pare qe beje nje koment te tille .Jetoje larg vendit tim ,kur vendos qe te vizitoje qytetin ,shoket nje pjese te jetes time ,te vendos lule tek prinderit ,e tek te njohurit ,ne vorrezat e qytetit .Te them te drejten 3 muaj perpara me zene ethet, Por nuk e di ne se ZDako ke njerez atje ,ose nuk i karen ndermend ti vizitoje atje ku prehen .Me bindje te plote them se asnje nga bashkiaket e qytetit tim ,skane derdhur nga buxheti i shtetei asnje leke per mire mbajtejen e tyre.Ato ne gjuhen tone quhen vorreza ku prehen ata njerez qe kane punuar gjithe jeten per ate qytet ,e jane lene si mos me keq.Atje te ze tmerri eshte kthyer tamam si hale ,pa rregull ,lere nuk behet fjale per ti mire mbajtur .Nuk gjeje fjale te tjera ,per te te thene ZDako.Do beje cmos te teakoje ,e pse te njoh si djale i lagjes,do te bie ca fotografi nga vorrezat e qytetit ku jetoje tani ,ke qejf te vesh ,rregulli madh,pasteriti e shkelqyer,te mos them brilante .Nuk kam degjuar te premtosh qe do deje dicka per vorrezat ,sic dukesh ke frike ,por atje do vemi te gjithe ,por mendoje ,se kur tete vije koha do thush me mire te me digjni se sa te prehem atje .
Do te trokas ne deren tuaj ,( ose te dikuj tjeter qe do zgjidhet ),do beje cmos te takoje dhe prefektin Z Xhelili,dhe atij do tja parashtroje kete kerkese.Fotot do ti bie patjeter qe ti shikosh dhe besoje do ndihesh shume i turperuar,ne se ka pak cipe ose te ka mbetur Nga larg e me shprese se do te takoje e do me presesh.Energjik Ndrenika.,