Në kohë fushate të gjithë ne bëhemi burra të mirë.
Kështu u shpreh deputeti Pandeli Majko gjatë shqyrtimit të ligjit për Amnistinë, pas nimës së propozuar nga disa deputetë për të amnistuar ndërtimet pa leje, kur ato bëhen në tokën e pronarit legjitim.
Majko tha se për këtë cështje duhet të presim një raportim nga ALUIZNI, ndërsa shtoi se propozonte që amnistia të ishte më e gjerë.
“Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për një amnisti më të gjerë”, propozoi Majko.
Ndërsa kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, theksoi se drafti i propozuar nuk është për masat, por për një kategori të caktuar.
“Ti kërkojmë institucioneve përkatëse të na sjellin informacion, pasi drafti zgjidh hallet e disa personave”, theksoi Xhafaj.
Sipas tij, institucionet duhet të paraqesin propozimet e tyre në lidhje me trajtimin në tërësi të problematikës.
Një prej nismëtarëve të draftit të paraqitur, deputeti Nard Ndoka theksoi se duhet të ketë amnisti për shtetasit që ndërtojnë në tokën e tyre.
“Amnistia nuk përfshin personat që kanë ndërtuar në tokën e tjetrit apo në tokë publike”, sqaroi Ndoka./gj.k/
Qeveria po ben reformat e duhura me duket mua.. pak por e sigurte kjo