Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijoi turin e prezantimeve të kandidatëve të opozitës në Bashkinë e Himarës, ku nën siglën e koalicionin opozitar kandidon Lefteri Prifti.
Basha u ndal tek situata e vështirë ekonomike që po kalon vendi ku njerëzit janë nxjerrë në rrugë, bizneset janë mbyllur, fuqia blerëse ka rënë, taksat janë rritur, çmimet janë rritur, fitohet më pak, paguhet më shumë, jetohet më keq.
“Dhe këtë e di mirë dyshja Rama –Meta, të cilët duke parë që nuk u eci me premtim-mashtrimet, kanë nisur të kërcënojnë qytetarët, sepse e duan të gjithë pushtetin për vete dhe jo për qytetarët”, nënvizoi zoti Basha.
Sipas tij, qytetarët përjetojnë të njëjtin nivel varfërie, madje jetojnë edhe më keq në njësi vendore të cilat qeverisen nga të majtët.
“Tani që e dinë që s’ia dalin dot me premtime, se populli thotë, prapë premtime, prapë mashtrime, i janë kthyer kërcënimeve, po s’votuat për ta nuk ka bukë, nuk ka drita, nuk ka ujë, nuk ka lek.
Këto dy vjet që kishin edhe bashkinë, edhe qeverinë, a kishte punë? A kishte investime? A kishte kantiere të reja? A kishte zhvillim? A kishte subvencione?
Këta edhe kur i kanë pasur të dyja pushtetet i kanë bërë po aq keq, madje edhe më keq, sepse siç më tha Jorgua i mençur në Himarë, “Rilindja ka një parrullë, imja imja, e jotja e imja”, theksoi kreu demokrat.
“Dyshja Rama-Meta duan të shmangin llogarinë para qytetarëve për premtimet e pambajtuara për shëndetësinë falas, 300 mijë vende pune, legalizime falas për uljen e çmimit të energjisë, karburantit e subvencionet.
Ndërkohë qytetarëve u janë prishur edhe shtëpitë e ndërtuara me djersë, pushtetarët si Koço Kokëdhima vazhdojnë të lartësojnë sarajet e tyre.
Premtoi vende pune, mbylli vende pune, premtoi barazi para ligjit por i trajton shqiptarët si të njerkës dhe Koçon si të nënës. Mbi 8 mijë objekte janë rrafshuar, i kanë goditur në kundërshtim me ligjin me dhunë policore, sarajet e Koços lartësohen.
Dy vjet përpara premtuan 300 mijë vende pune. Tani po mbushet 2 vjeçari, ku i ka 150 mijë vende pune? Papunësia është rritur me 7 përqind”, theksoi Basha. gj.k/
po ti more ti qe del e flet atY cbere 4 vjet per Tiranen … ta them une : VODHE , ROPE , MASHTROVE DHE SHKATERROVE KRYEQYTETIN TONE , tani mundohesh te perbaltesh qeverine Rama me mashtrime dhe genjeshtra , die ne baldush sa e kishe paguar perdhunuesin dhe pianecin e konvikteve te QS qe te dilte te thonte se ish kryetar i PS dhe se nuk besonte me te ajo . Jam kurioze te di po ne Vore ke ke PAGUAR DHE SAAA
Puna eshte qe Basha akoma nuk e di se zgjedhjet lokale nuk jane zgjedhje kombetare. Objekti i zgjedhjeve lokale eshte qeverisja lokale e cila nuk mund te hape vende te reja pune, nuk mund te beje investime po nuk u financuan nga qeveria. Edhe kryebashkiaku me i mire nuk ben dot gje po nuk pati financim te projekteve bashkiake. Vete Basha cfare beri ne Tirane gjate periudhes se qeverisjes se vjedhur vendore? opimni eshte negativ per te . Keshtu qe kur nuk mundi vete ai te beje ndonjegje, cgaranci ka per te deleguarit e tij?