Duma: Bashkia e re, 5 zyra për mbrojtjen e qytetarëve

11 Maj 2015, 10:10Politika TEMA

Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 21 qershorit, Grida Duma ka vijuar takimet elektorale në këtë qytet.

Duma ka zhvilluar një takim me fermerë të Hamallajt, ku ka dëgjuar dhe ka diskutuar me ta mbi mënyrën e manaxhimit të bujqësisë nga bashkia e re.

Duma u shpreh se me marjen në drejtim të bashkisë së Durrësit, do të harmonizojë bashkimin e komunave me qytetin duke i dhënë rëndësi agroturizmit.

Sipas saj, Bashkia e re do të ketë një nënkryetar përgjegjës për pjesën rurale dhe bujqësinë në Durrës. Duma shtoi se zhvillimi i qendrueshëm i Durrësit dhe hapja e vendeve të punës nuk mund të kuptohet pa bujqësinë.

“Të hyjmë direkt në temë, duke ndarë bashkë një marrëveshje të rëndësishme. Do bëjmë gjërat e bëshme. Nga Grida Duma nuk do dëgjoni përralla. Bashkë me burrëri, pastërti dhe vërtetësi do fillojmë të themi hapat me radhë. Programi për bujqësinë do të jetë gjysma e programit për bashkinë”, u zotua Duma në bashkëbisedimin me fermerët.

Kandidatja u takua edhe me banorë të tjerë të Ishmit, e më pas në fshtrat Shetaj dhe Flakë të Katundit të Ri.

Më tej, kandidatja për bashkinë e Durrësit ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së plazhit. Teksa ka dëgjuar problemet e banorëve të kësaj zone që lidheshin kryesisht me papunësinë, mungesën e infrastrukturës dhe neglizhencën e autoriteteve publike, kandidatja Duma u shpreh se në bashkinë e re do të hapen 5 zyra për mbrojtjen dhe dhënien asistencë qytetarëve në nevojë.

“Të gjitha faturat aforfe, të gjitha lidhje që keni bërë me shpenzimet tuaja, të gjitha kamatat e padrejta, të gjitha faturat që janë paguar dhe nuk ua njeh sistemi etj, gjëja emergjente që do bëjmë në bashkinë e Durrësit është 5 zyra për mbrotjen e të drejtave të qytetarëve”, tha Duma. /gj.k/

7 komente në “Duma: Bashkia e re, 5 zyra për mbrojtjen e qytetarëve”

  1. Tani says:

    Pune dinjitet dhe rryshfet.. slogani i grides qe shet 4 here nje shtepi.. mashtruese, hajdute.. drejton ti gjasme

    1. Ergesa says:

      hahahahahha, kjo qe u regjistru para 10 ditesh te daja ne durres si banore e durresit..
      sipas kesaj, duhet te cregjistrohet, sepse keshtu thote dhe per tjeret kjo

    2. niku says:

      grida duma deshiron te drejtoje.pos is mundet nje turiste te drejtoje nje nga qytet me te medha te vendit?ne 8 vite kjo eshte here e 3 qe shkon ne durres.

      1. aida says:

        Obama eshte nje afro-amerikan dhe po drejton nje komb. Grida Duma eshte nje qytetare , intelektuale dhe nje grua karizmatike qe do te drejtoje me dinjitet Durresin tone. Mjaft me me “mbeturinat” nen drejtim

    3. lenci says:

      pune e pandershme dhe dinjitet mashtrues kjo eshte politika e pd.politika e kandidatve te pd.politika e dinjitetit mashtrues.

  2. roni says:

    Atehere bashkia do te kete nje zyre te shitur 5 here apo do ket 5 zyra?sqaroni po[pullin mos disinformoni opinionin.por besoj se ajo bashkia do kete 1 zyre te regjsitrua 5 here dhe e shitur 5 here.Puna hileqare dhe dinjiteti Mashtrues.

  3. Me ne fund nje persone qe interesohet per te drejtat dhe mbrojtjen e qytetareve,Grida fryme e re per qytetin e Durresit.Me ne fund qytetit do tí kthehet dinjiteti!Grida jemi me ty

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje