Më sa duket në PD ose harrojnë shpejt, ose kanë mungesë të theksuar koordinimi. Ndonëse, kanë 10 ditë që e kanë lënë të bëjë fushatë prej vetmitari, pasi as Basha, as Berisha, madje asnjë nga deputetët e PD nuk e shoqëron në takimet e tij të montuara me qytetarët e Tiranës, Halim Kosovën e detyruan sot të bëjë edhe një autogol tjetër, duke e çuar në një dëgjesë live me tregtarë të tregut të fruta-perimeve te Uzina Dinamo.
Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe, por nëse i rikthehemi historisë së shtatorit 2013 me Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Lulzim Basha, situata kthehet përmbys dhe Halim Kosova na del një personazh naiv që e çojnë për dore në vendet e gabuara. Sepse nuk është e largët koha (shtator 2013 ), kur Policia Bashkiake e drejtuar nga Vullnet Topalli u përlesh me tregtarët e këtij tregu, në përpjekje për ta mbyllur atë, duke bllokuar me dhunë punën e tyre.
Por, Dr. Halimi nuk ka nga ta dijë këtë, edhe pse sot e shoqëronte ish-nënkryetarja e Bashkisë së Lulit, Jorida Tabaku. Ai ishte sjellë te të njëjtet tregtarë të Uzinës Dinamo, të cilët vetë Basha ua kishte shkatërruar tregun dy vjet më parë.
Tregu i fruta perimeve në këtë zonë të Tiranës është i vendosur prej 14 vitesh te ish- uzina Dinamo ku janë të punësuar 5.200 persona. Pas përleshjes me Policinë Bashkiake tregtarët u shprehën se Bashkia po u hiqte bukën e gojës, pasi ishte e vetmja mënyrë jetese që ata kanë. Ata e lidhnin bllokimin e tregut me interesa personale të kryetarit të bashkisë, Lulzim Basha, e pse jo ndërtimin e një tjetër pallati aty.
po kta i bin njoni tjetrit a si
cha me ju bo ky gjerave qe ka demtu basha,, vecse do ndjekin rrugen e njoni tjetrit
Tema mos genjeni se prej andej i nxorri policia e tahirit me urdherin e ministrise se bujqesise per mbylljen e tregut
erind fyra me tregun merret bashkia+policia bashkiake car lesh tahiri po na tregon ti,boll se late name.
ik mor halim se paskeni harru cka be basha qe na dilni mekto t rejat nashi
tregun qe mbylli basha dhe konstuan se pra cdo pakenaqesi e qytetarve te metropolit vjen pikesrisht nga basha .hajde konstatim hajde
pra duhet ti them erjonit qe halimin ta marre ne staf se ai po e bne qe po e ben fushaten per ne duke konstatuaR deshtime e bashes.
ky nuk eshte mir fare more zoteri,ky ka lidn gafator me duket,ka fillu tja kaloje edhe narnd ndokes
ky nuk di ca tbej e ku te shkoj se e kan lne dhe vetem dhe nga depresioni ebn dhe gafa
Nje njeri qe nuk jeton me realitetin, qe nuk i di problemet reale te ketij populli dhe qe nuk i ka ndjekur ne dinamike, nuk meriton te jete drejtuesi jone ne bashki.
Turp e faqja e zeze kjo PD, qe mundohet te beje budallain, sikur harron populli, po jo o jo, nuk harrojne tiransit maskaraden qe ka bere lulushi ne Tirane.
Pervecse nuk jane ne gjendje te ndertojne nje platforme, nje program, vetem behen qesharake me keq se nje palaco, po hajt hajt, se edhe ato pike qe kishe si njeri e si mjek, ia hoqe vizen vetes me budallalliqet pafund.
Taktike e njohur kjo, basha ne 2011 beri fushate i ndare nga berisha, a thua se nuk ishte njeri i berishes dhe nuk e zgjodhi ai, ndersa tani Halimi ben fushate i ndare nga luli dhe berisha, a thua se nuk u zgjodh nga ata e nuk do i sherbeje interesave te tyre. Por nuk e ha me shqiptari dy here te njejten genjeshter.
Taktike e njohur kjo e perdour nga partia demokratike, per t’i hedhur hi syve te shqiptareve, basha ne 2011 beri fushate i ndare nga berisha, a thua se nuk ishte njeri i berishes dhe nuk e zgjodhi ai, ndersa tani Halimi ben fushate i ndare nga luli dhe berisha, a thua se nuk u zgjodh nga ata e nuk do i sherbeje interesave te tyre. Por nuk e ha me shqiptari dy here te njejten genjeshter.
ke shku x lesh ti shoku
hahhaha po ky eshte budalla fare prz,turp ca debili eshte kandidat
Basha ka lene aq shume gjera pa bere sa eshte e pamundur qe z. Kosova ti shmanget problematikave qe qytetit te cilave ka kater vite qe nuk i jepet zgjidhje. Tregtaret e Uzines Dinamo nuk harrojne debimin e tyre dy vite me pare.
Te pakten eshte treguar i sinqerte. Menyra e te berit fushate nga kandidati Halim Kosova le shume per te deshiruar. Paaftesia e tij drejtuese duket qe tani, Tirana ka nevoje per nje person me vizion, energji dhe aftesi te medha drejtuese e menaxhuese.
me vjen shume keq qe dr halimi mer persiper te mbuloje mender … te lush bashes .po te keni degjuar emisionin e fevziut me lulush bashen do te kuptoni cfare pune ka bere ky bandit i ri ne bashkine e tiranes .
dr halimimund te jete manaxher i mire per bisnesin e tij privat me vizita e ilace por nuk mund te drejtoje dot nje bashki qe do te perdoret vetem si kukull.
halim ishe mire aty ku ishe mer nga spitali e co ne klinike private e jo ne politiken e sali kriminelit , nuk e di pse futesh ne kete grup.
me vjen shume keq qe dr halimi mer persiper te mbuloje mender … te lush bashes .po te keni degjuar emisionin e fevziut me lulush bashen do te kuptoni cfare pune ka bere ky bandit i ri ne bashkine e tiranes .
dr halimi mund te jete manaxher i mire per bisnesin e tij privat me vizita e ilace por nuk mund te drejtoje dot nje bashki qe do te perdoret vetem si kukull.
halim ishe mire aty ku ishe mer nga spitali e co ne klinike private e jo ne politiken e sali kriminelit , nuk e di pse futesh ne kete grup.