PS denoncon mungesën e hapësirave të gjelbëra në Tiranë: Çdo votë për kandidatin e Lulit, është votë për Lulin

11 Maj 2015, 14:20Politika TEMA

Partia socialsite ka denoncsuar sërish mungesën e investimeve në Tiranë dhe atë që selia rozë e quan dështim historik të një kryebashkiaku në Tiranë.

Këtë herë, deputetja Xhaçka u ndaj tek premtimet për shtimin e hapësirave të gjelbra në Tiranë, të bëra nga Lulzim Basha katër vjet më parë.

“Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim, do të shpëtohen nga zënia me ndërtime e do të rehabilitohen hapësirat e gjelbërta ekzistuese, premtoi Luli në 2011.

Por çfarë bëri në 4 vite? 

Jo vetëm që nuk ndërtoi asnjë metër katror park, por me Planin e tij Urbanistik u bë gati të shndërronte në sheshe ndërtimi pot 16 hapësira të gjelbra të kryeqytetit.

Pra, Luli që premtoi dyfishim të hapësirave të gjelbërta në fakt bëri çmos që të kthente në sheshe ndërtimi:

Hapësirën e gjelbër pas Pallatit të Kulturës; Lulishten përballë Bibliotekës Kombëtare; Zonën e SHQUP; Parkun e Fushës së Aviacionit; Qytetin Studenti; Fushën e Sportit prapa Stadiumit Qemal Stafa; Ish shkollën Kosova; Fushën e Ali Demit; Ekspozitën Shqipëria Sot; Lodrat e 7 Xhuxhave, në rrugën e Elbasanit; Zonën e Lulishtes tek Vëllezërit Frashëri; Zonën e Digës në Liqenit; Zonën e Shkollës së Bashkuar; Dhe zonën e Kinostudios.

Për të zëvendësuar këto hapësira të gjelbërta që do të shkatërronte, Luli propozoi varjen e vazove me lule nëpër shtylla dhe mbjelljen e barit e pemëve në tarracat e pallateve.

Sot Lulzim Basha bredh nëpër Shqipëri për të mos i prishur punë kandidatit të tij në Tiranë. Por qytetarët e kanë të qartë që

Prandaj në 21 qershor ata do të votojnë për ta kthyer kryeqytetin në drejtimin e duhur.

Dëshpërimi i PD që e ka braktisur Halim Kosovën është i madh. Pasi e ka lënë në mëshirë të fatit qoftë Luli, qoftë Saliu, që kanë frikë njëri më shumë se tjetri të shfaqen në krah të Halimit, Partia Demokratike mjaftohet duke nxjerrë çdo ditë të njëjtin zëdhënës, që përsërit çdo ditë të njëjtat absurditete. 

Në 21 qershor Tirana do zgjedhe drejtimin e duhur, duke votuar për Erion Veliaj dhe Aleancën për Shqipërinë Europiane”, deklaroi deputetja, Olta Xhaçka.

23 komente në “PS denoncon mungesën e hapësirave të gjelbëra në Tiranë: Çdo votë për kandidatin e Lulit, është votë për Lulin”

  1. cucu says:

    Lulii…. mashtruesi.. trami, karta studentit, rruget.. gjtihcka nje mashtrim nga luli

    1. lori says:

      se mos mungojne vetem hapesirat e gjelbra po mungojne mbi te gjitha rruget, vijezimet e bardha nje sherbim urban me cilesor, hapesirat e gjelbra qe jane zene nga lolkale e pallate ne ndertim, karten e studentit dhe shume zotime te tjera qe jane aq shume saqe luli nuk pati fytyren te mbaje as edhe me minimalet per qyteteret e tiranes eshte super i deshtuar

      1. dori says:

        po shume e drejte cdo vote e halim kosoves eshte vote ndaj lulzim bashes qe do mbahet mend si kreybashkiaku me i deshtuar qe qendroi kater vjet ne bashki dhe nuk vuri minimumi dy pllaka ne qender keter vjet qendra si mos me keq jo vetem qendren por edhe nje sere rruges qe kerkojne me shume investime,,, edhe vizat e bardha e bene ishin per arsye zgjedhore

    2. keno says:

      luli dhe ato hapsira qe jan po ta shofesh jan gati per tu bere pallate!! krimin me te madh ai e ka bere me liqenin qe po e lejon te ndertohet

      1. Elma says:

        Luli dhe kandidati i lulit nuk mer vote nga ne dhe kjo eshte e sigurt se nuk mund dhe nuk duhet te votojm kunder vetes dhe mungeses se sherbimeve na i bejn jeten me te veshtire.

    3. turi says:

      Cdo vote per erionin eshte vote edi tradhtarin e se majtes dhe ilirin ndershem, prandaj vota qytetare duhet te shkoj per gjergji bojaxhiun dhe asnje nga keto kukulla qe vihen nga partite e medha qe kane 25 vjet qe tallen ne bashkepunim mes tyre me popullin

      1. Sara says:

        Akuzoi ramen per betonizim por ne fakt ate beri dhe vete dhe kjo eshte per te ardhur keq se basha premtoi shume dhe nuk mbajti asnje nga premtimet e bera.
        Tirana eshte qytet i madh dhe duhet shume pune per ta mireadministruar.

    4. titi says:

      Po i ka hapur mo si jo, te gjitha i ka bere luli, kshu i thojne te pakten po si ka pare ndonjehere se kshu eshte kur jeton ne holland e punon andej duke qene kryetar bashkie ktej.

  2. alba says:

    votat per kete njeri jan votat te shkuara deme.. jan mashtrime te jan premtime te pambajtura..

  3. heda says:

    para kater vjetesh luli na premtoi shume per tiranen dhe shume veta e besuarn dhe e votuan por ajo qe konstatohet pas kater viteve eshte se luli nuk ka bere absolutisht asgje ndaj kete here qytetaret nuk duhet te bien pre e premtimeve te bashes me kandidatin e tij te lodhur halim kosova

    1. xhuli says:

      drejtimi i duhur per tiranen eshte vetem nen drejtimin e erion veliajt figura me e denje dhe e sakte per te gjithe tiranen mbeshtesim erionin per nje tirane me prane vizionit perendimor

      1. Tekniku says:

        Xhuli o xhan,
        Po te vajti vone moj zemer, hajde tani komentin e bere, lyej buzet e futi nje te mbyllur zyres se shtetis, se te presin shoqet ne kafe.

  4. mira says:

    cdo vote per lulin dhe kandidatin e tij jan si 1 formule shume e frikshme!! perfitojn kriminelet , nuk eshte e drejte te jesh ne doren e lulit!! boll vuajtem

  5. lulzim says:

    Keto 4 vite tirana nuk ka pasur asnje investim asnje lloj ndyshimi esht betonizuar e gjitha , nuk ka asnje hapsire te gjelber per femijet tane nuk ka nje park , nuk e di se si parita demokratike kerkon votat e qytetarve , perse e ben ? per ta cuar kryeqytetin ne nje gremin te pa kthyeshme??

  6. eni says:

    mashtrime mashtime dhe vetem mashtrime.. asgje per tu besuar

    1. ana says:

      cdo gje ne tirane mori fund qe ne momentin qe ky horri mori bashkin e tiranes.. ketu mungon cdo gje duke filluan nga infrastruktura e deri te mjediset gjelberta

  7. flori says:

    luli hapsirat publike i ktheu ne pallate kjo eshte tirana europiane e lulit

  8. Marlon Brando nga parajsa says:

    Shqiperia eshte dhe gallate dhe rrumpalle.

    Psh.

    Ju akuzoni Lulin qe ska bere asgje kete mandat dhe kjo eshte e vertete. Keni te drejte dmth.
    Por duke mos bere asgje LULI do te thote qe siperfaqet e gjelbera i keni po ashtu si kane qene !!!!! Kush e prishi Tiranen? ARNAUTET.( politikanet mendjehapur ).

    Ne vendin tone vrapojne te gjithe pas topit ( jo pas bamirit po topit te futbollit).

    Shikoni me mire filmin tim L’Ultimo Tango a Parigi dhe do ktheheni 4 dekada e ca pas.

  9. xxxx says:

    mund te na thuash pallet e rames per 11 vjet ku jane ndertuar ,prandaj tja japim g99

  10. andi says:

    Mirë mirë e kuptojmë dështimin spektakolar të Lulit për Hapësirat e Gjelbërta.

    O popull pse nuk kërkoni llogari për qeverisjen socialiste të tanishme, mos jini ose mos u qërroni nga dështimi i së djeshmes.

    Ko qeveri e tanishme çfarë po bën për gjelbërimin urban dhe atë natyror të relievit tonë?

    Çfarë do të bëjë qeveria social-lësiste me gropën e liqenit të Tiranës?

    Cili është plani i kandidatit Veliaj për mushkrinë urbane në Tiranë?

    Çfarë do të bëjë me rikioskëzimin natyral të hapësirave që janë rizënë ose që nuk janë liruar nga pastrimi i INKU pas fushatës së shtatorit 2014?

    Pasi shumica e hapësirave ku u goditën të përzgjedhurit duken sikur nuk kanë ndryshuar, thjesht janë bërë më “stil”.

    Majfton të shikoni lokalet dhe të gjitha hapësirat rreth tyre sesi janë bërë pjesë e pasqyrës së secilit lokal. Majde konkurojnë me shumë zell mes njëri-tjetrit.

  11. dioni says:

    Ato “kantjere ndertimi” qe ju zonje citoni ne cka Ju eshte shkruar ne leter ben mire dhe ti vizitoni nje here se Kryetari i Bashkis Z. Basha i ktheu ne parqe te gjelberuara per qytetaret dhe i mbrojti nga betonizimi i ish Kryetarit tuaj. Po ceshte e verteta nuk ka qorr me te keq se ai qe nuk do te shohi.

  12. jeton says:

    Ju bej kerkes qe te shetisni ndonjehere ne tirane qe te shihni ndryshimet qe ka psuar qyteti i Tiranes nen drejtimin e Zotit Basha. Tirana shpetoi nga betonizimi barbar i ish kryetarit te bashkis. Sot tirana nen drejtimin e Z Basha ka me shume peme te mbjellura, ka me shume hapsira te gjelberta, ka parqe per qytetaret, ka kende lojrash per femijet, ka me shume rruge te shtruara, ka me shum rruge te ndricuara, shkolla,kopshte dhe cerdhe te rikonstruktuara. Ky eshte ndryshimi qe ka psuar tirana dhe ky do jete dhe nen drejtimin e Z. Halimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje