Durrësi po merr një pamje krejt të re dhe po bëhet një qytet më atraktiv për pushuesit por edhe më i bukur për qytetarët durrsakë dhe kjo falë projekteve dhe punës së Bashkisë së Durrësit që po mbështetet fuqishëm edhe nga qeveria shqiptare në realizimin e shumë projekteve madhore.
Kështu u shpreh kryebashkiaku i Durrësitk Vangjush Dako, i cili ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e lagjeve 11 dhe 4 me rastin e përfundimit të punimeve të fasadave në bulevardin Dyrrah dhe Epidamn.
Në fjalën e tij kryetari i Bashkisë së Durrësit deklaroi se rikonstruksioni i fasadave është në vazhdën e investimeve të shumta që po kryhen në qytetin e Durrësit dhe që po ja ndryshojnë totalisht faqen qytetit:
“Durrësi është një qytet turistik që ka nevojë për një imazh tjetër, imazh të cilin ne jemi duke ja dhënë çdo ditë me punën dhe projektet tona. Rikualifikimi i fasadave dhe rikonstruksioni i të gjithë bulevardit kryesor të Durrësit është një nga këto projekte madhore që kanë ndryshuar imazhin kësaj zone. Ne po kryejmë një sërë investimesh në infrastrukturë në shumë zona të qytetit në qendër dhe në periferi dhe janë këto investime që po ja ndryshojnë faqen qytetit për të krijuar kushte sa më të mira jetese për banorët e Durrësit.
Është një investim për të përmirësuar imazhin e Durrësit, si një qytet me histori e trashëgimi të pasur kulturore dhe një qytet turistik. Kishte 25 vjet që nuk vihej dorë në këto fasada dhe tashmë pas punës që kemi bërë vetë ju qytetarët jeni dëshmitarë të transformimit të këtij bulevardi dhe përveç imazhit i kemi dhënë më shumë hapësirë qytetarit që ecën në këmbë dhe më pak hapësirë trafikut të makinave e po kështu kjo punë që kemi bërë në këtë bulevard kryesor i ka përmirësuar cilësinë e jetës qytetarëve por edhe bizneseve të kësaj zone. Transformimi i plotë i këtij bulevardi kryesor i cili përfundon në shëtiroren Taulantia i shërben të gjithë qytetarëve të Durrësit për të shkuar në shëtitoren buzë detit. Brenda 15 ditëve do të fillojmë rikualifikimin e më shumë se 100 mijë m2 të fasadave në rrugë të tjera të qytetit me fonde të qeverisë dhe punimet për këto fasada do të zgjasin tre muaj.”
Më tej Dako deklaroi se këto investime madhore për qytetin po kryhen falë mbështetjes së qeverisë: “Për të kryer investime madhore duhet mbështetje e qeverisë dhe për 6 vite të qeverisë së mëparshme ne nuk e kemi patur këtë mbështetje pasi për këto 6 vite të marra së bashku ne na janë dhënë nga qeveria e mëparshme vetëm 1,6 milion dollarë ndërkohë që vetëm për këto dy vjet qeveria Rama na ka akorduar 22 milionë dollarë për investimet madhore në Durrës duke na dhënë një mbështetje tepër të fuqishme për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Durrësit.”
Ky projekt është bazuar edhe në raportin e Masterplanit të Qendrës së Durrësit, i cili trajton temën e ruajtjes së fasadave të qendrës historike. Punimet e kryera deri tani për rikualifikimin e fasadave janë kryer me një fond prej rreth 32 milion lekësh dhe janë kryer punime në një sipërfaqe prej 20 mijë m2.
Tashmë puna do të vazhdojë me rikualifikimin e fasadave në 7 akse kryesore të qytetit dhe fond i përgjithshëm i financuar nga qeveria shqiptare për këtë projekt madhor është rreth 108 milion lekë dhe do të rikualifikohen fasadat në qytet në një sipërfaqe prej rreth 113 mijë m2. Deri tani janë kryer punimet në shëtitoren Taulantia, bulevardin Epidamn, bulevardin Dyrrah dhe rrugën Kristaq Rama ndërkohë që punimet do të vazhdojnë në fasadat e të dy anëve të rrugëve “Aleksander Goga”, Rruga e “Dëshmorëve”, Rruga “Adria”, Objektet tek Sheshi “26 Nentori 1912” (Stacioni i Trenit), Rruga “Egnatia” deri tek hyrja e portit dhe Rruga “Hafiz Podgorica”. Pas përfundimit të të gjithë projektit do të përmirësohet ndjeshëm imazhi i Durrësit si një qytet turistik.
Qytetaret e Durresit kurdohere kane bere zgejdhjen e duhur sa here i eshte kerkuar. Per qytetin e Durresit e per durrsaket Dako ka bere vertet shume. Ka nevoje per me shume pune, ndaj edhe kesaj radhe do votebesojme Dakon.
Durresi voton Vangjushin. Me mbeshtetjen e pushtetit qendror investimet ne Durres do jene edhe me te medha. Besimplote qe reformat dhe investimet e reja te nisura nga Vangjush Dako do dergohen deri ne fund.
Sot ka nje kryeminister qe kerkon llogari per mbarevajtjen e puneve te qytetit, qe eshte i perkushtuar dhe i angazhuar per te mbajtur premtimet, dhe ai do te jete garancia qe do te rimekemben edhe qytetet, pervec punes se palodhur te qeverise.
Kur mendojme griden njehere, nje te shkalluar qe vetem uleret, e kujton se do i marrose njerzit me pamjen e saj, vangjushi e ka te sigurte drejtimin e bashkise, se bashkia nuk do njerez qe te shkojne per sfilate mode, por njerez qe jane te perkushtuar per te punuar e degjuar zerin e qytetarit.
Dako eshte keputur duke punuar. ka 8 vjet edhe tani u kujtu me punu.
I papam// ja e ka marrre cehre tjeter Durresi.. Ka lezet
Drejtimi i duhur pa bllokime nga qeveria me.. Ishte saliu qe deri dje bkllokonte durresin, ndersa sot ka filluar rilindja pasi qeveria nuk pengon ata qe duan qe qyteti i tyre te rilinde
Te pershendes Vangjush.. jetoj larg por shoh qe durresi eshte ne udhe te mbare
Une besoj se tani e tutje merr fund perfundimisht abuzimi nga fakti se Durresu eshte i majte
hajde suksese se durresi smund te rrije ne dore te nje mashtruesje si Grida DUma
waaaaaa, imagjio grida suma do qaje pse po behet durresi
Une besoj fort te Rama dhe te Dako.. Eshte rruga e duhur per durresin menyra si po ecen ?
vangjushi fiton bindshem.. sepse e para grida nuk eshte kandidate por me precedent penal, tjetra sepse dako po punon per se mbari
Durreesi eshte bordello nga betoni ky thote sapo ka nisur?!!! Humor durrsak per fushate.
nje gje te mire qe ka bere dako, eshte qe nuk ka bere diferencime qyteti dhe zonat periferike ku jane te ardhurit, si ish keneta, shkozeti, plazhi per te bere investime dhe per ti integruar keto zona me qytetin, duke i bere te pandashme dhe te padiferencuara nga njera-tjetra.
e thjehste,, ata qe skane sy e shikojne mire ndryshimin
ndrydhime te dukshme dhe pune reale
kjo eshte fryma e vertete qe i duhet cdo qyteti pra gjithsecili qe do votoje me 21 qershor ta kuptoje mire se kujt duhet tja jape voten.te kuptoje mire qe duhet te votoje drejtimin e duhur ,pasi puna dhe dinjiteti kane mendjen te mashtrojne njerzit duke u shitur shtepiat nga 4 here,kane mendjen ta mbysin bashkine me “ilace dhe jo reforma”.kane pr qellim te jen turist ne fund te fundit.
kjo eshte fryma e duhur dhe drejtimi i duhur.votuesit duhet te sensibilizohen pasi vetem keshtu arrihet bashkepunimi.dhe jo me kryetare bashkie qe kane frike te takojne kryeministrin per qytetarin
cdo kandidat i profilit te larte dhe cdo kandidat me pervoje menaxheriale te sukseshme.kjo eshte fryme e duhur per qtetet dhe bashkite e shqiperise.nga nje politik e mbajtjes se premtimeve per pushtetin qendror se shpejti fillon dhe projekti per mmbajtjen e premtive vendore.
zvangjush dako urime ne punen tuaj fisnike
Bravo Dako ,imazh krejt tjeter nga fotot çfare ka qënë dhe çfare eshtë punu.
Ne që jemi ne emigracion e dallojmë,bravo dhe companisë e cila i ka kry punimet.
Të fitoj më I miri i cili punon pêr vendin qytetin.
duhen kandidaet e se majtes qe te bashkepunojne me psuhtetin qendro dhe jo kandidate te cilet kane firke te tekojen kryeministrin
Vetem Dako I ben krahasimin e njefotoje bardh e zi me nje foto me ngjyra ;p
e para dhe e treat s’kane lidhje me njera tjetren si foto
pamjet tregojne vete ndryshim i papare nen udheheqjen e dakos!Ndertesat e suvatuara nga dako ne 2014 jane ndertesa te tipit italian jane te ndertuara rreth viteve 1930 ne kohen e mbretit zog!mbas kohes se zogut durresi ka qene dhe mbetet nje nga qytetet e pista shqiptare dhe sot eshte nje germadhe betoni mbi mbetjet arkeologjike
PO BASHKINE PSE NUK E FOTOGRAFUAT … PO QENDREN ..??? NJE KRYETARE BASHKIE QE PREMTON TE MBROJE HISTORIN E DHE FASADAT E HISTORISE KUR VETE AI E C’RRENJOSI NGA VLERAT KULTUROR BETONIZOI TRADITAT DHE NUK BERI ASGJE PER DURRSAKET DHE NUK INVESTOI NE ASGJE PERVEC SE NE BETON…..
boll me hajdute e arrixhinj si dako antishqiptari!
PO PSE NUK THOTE DAKO LEGENI VOGEL SE KUR I BONI KTO?
CA BONI 8 VJET LESH TRE MUJ PARA ZGJEDHJEVE FILLOI NGA PUNA
PSE NUK NA NXJER ICIK FOTOT TE MUZEUMI DESHMOREVE KU Y LULISHTE QE I INAUGUROI PO DAKO PARA ZGJEDHJEVE TE KALUARA JANE KTHYER LOKALE??
PSE NUK NA NXORRI ICIK 9 KATET PA LEJE TE VER SHALES QE THA DO TI PRISH DHE QE QENDROJNE STOIKE
PSE NUK NA NXORRI ICIK PORTIN E PESHKAREXHAVE QE KA 5 VJET QE KA FILLU
PSE NUK NA NXORRI PORTIN E JAHTEVE QE NUK FILLOI FARE APO RRUGEN QE DO DILTE NGA CURRILAT TE SPITALI
TE FOTO NR 4 PSE NUK KA FOTOGRAFU 5 METRA ME DJATHTAS SE ATY I KA MARU BOJA
PO ATE MOSTREN 12 KATESH TE RRUGICA KUMINIT QE U NDERTU MBASI DOLI LIGJI PER MOS ME NDERTU ME SHUME SE 5 KATE PSE NUK E KA NXJERRE
PO ATO PALMAT E THAME TE SHESHI DHE TE BREGU DETIT PSE NUK I NXORRI
PO BREGUN E DETIT QE ESHTE BO LAGJE PSE SE NXJERR
PO RRUGEN QE TE CON PER CURRILA LUNGOMARE LESHI KU NUK SHIFET DETI NGA LOKALET PSE NUK E NXJERR
NA NXJERR ATE PIRAMIDEN LEGENE PREJ MERMERI QE E BONI ME MBROJT PALLATIN QE KA NDERTU NE BREG TE DETIT NGA EROZIONI DHE E SHET SI ART PAMOR.
FUNI FARE PSE HAPE BYTHESH ME LEKET TONA I KA BO SE NUK I NXORRI NGA XHEPI E NE FUND TE FUNDIT E KA PER DETYRE SE PER ATE PUNE ESHTE ZGJEDH MOS NA BEJE SIKUR KA BO NDONJE GJE QE SE KA BO NJERI NE BOTE.
vetem mos kesh sy te shikosh ndryshimet e durresit. dhe te mendosh qe ka vetem 1 e gjysem qe Dako po punon rehat se 6 e ca e pengoi berisha per cdo gje!! e meriton Dako dhe nje mandat ne menyre qe kto qe nisi kte periudhen e fundit ti perfundoje…urime Dako!
DO BOJE EDHE KY TRAMVAJ PO MORI DHE KET MANDAT
TI HASONO CA VENI E KE SHPINE NE DURRES QE QEKE VERBU NGA NDRYSHIMET E MEDHAJA
Llogaritni Dako quan projekt madhor(rikualifikimi) lyerjen e fasadave te dy bulevardeve, ndersa vetem me nje pike uje vjeshte apo pranvere rruget kthehen ne lumenj dhe makinat duhet te mesojne not, gjithashtu vogelusht qe shkojne ne shkolle.Hahaha ne shekullin 21, kur numri i makinave ne Durres eshte shumfishuar, ndushtohen Bulevardet(non sens) shtrohen me pllaka skandaloze guri qe thyejne balestrat e makinave dhe konsumojne gomat, perngojne dinamiken e qytetit dhe stimulojne dembelizmin me ato trotuare te gjera mbushur me tavolina e karrike si kurre ndonje here.Pedonalet Qyteti i ka ne breg te detit.Atje mund ta shtynte me tej lungomaren(prape non sens)Do t ju kisha rreshtuar ketu te gjitha investimet te bera pa llogjiken e perparimit dhe te standartit perendimor.Keta qe flasin ketu ne mos shprehin subjektivizmin e tyre in jorant(qytete mesdhetare duhen lyer me te bardhe) por edhe militantizmin e tyre te semure.A nuk jane shume 8 vjet per nje kryetar Bashkie qe vjen era raki dhe paaftesi e dembelizem.Do t i pyetja keta zoterinje ketu, a kane lexuar ne jeten e tyre nje faqe te ndonje libri profesional arkitekture apo planifikimi teritorri urban?Te flasin profesionalisht dhe jo brockulla.
Shume e drejte Petro, ka qytetare qe e shohin ndryshimin nga larg ose me ngjyrat e partive….per mendimin tim e kane teper ti thuash qutetar…c’ti besh…??
DAKO KA PUNUAR DHE NE KOHEN E BERISHES…KANE PUNUAR BETONIERET E TIJ….POR JO PER DURRESIN POR PER XHEPIN E TIJ…JANE DHENE LEJE NDERTIMI ME KUSHT QE BETONIN TA MARRIN VETEM TEK I VELLAI I TIJ…KANE NDERTUAR TE DJATHTE E TE MAJTE MJAFTON TE BERRNIN BETONIN E TIJ….DAKO NE KOHEN E BERISHES E KA PERDORUR DURRESIN PER PAZARE DHE JO PER TE MIREN E QYTETIT…MOS FLISNI KOT PO NUK JETONI NE DURRES, KESHTU NUK E NDREQIM DURRESIN POR E SHKATERROJME ME SHUME SIC KA BERE DAKO TEK LULISHTJA 1 MAJI QE KONSIDEROHEJ POMPEU SHQIPTAR, ISHIN ATY TRE QYTETRIMET ME TE LASHTA TE BOTES ILIRIA, GREQIA DHE ROMA, POR SOT ESHTE PALLAT ME BETONIN E DAKOS….NUK KA JUSTIFIKIM….
Bravo Vangjush Dako! Je krenaria e Durresit. Njeri familjar, punetore dhe pozitiv mbi te gjitha per Durrsaket. Durresi ka marr pamjen e nje kryeqyteti dhe jo te nje qyteti, aq i bukur eshte bere fal teje.
Dikur votova Dakon sepse besojsa, kesaj here do votoj kundershtaren vetem per ta larguar. Njeri qe nuk ka bere asgje per 4 vjet, ama 3 muaj para zgjedhjeve fillon punon. TURP! Durresi ka ndeshkuar dhe do ndeshkoje gjithnje, pa dallim partie!