Ambasadorët e SHBA e BE-së në zyrën e Gruevskit për Kumanovën dhe përgjimet

11 Maj 2015, 20:13Politika TEMA

Të hënën diplomatë të vendeve të Bashkimit Europian dhe ai i Shteteve të Bashkuara në Shkup u takuan me kryeministrin Nikolla Gruevski ku janë diskutuar ngjarjet e Kumanovës dhe përgjimet e publikuara nga opozita maqedonase.

Korrespondenti i Top Channel në Shkup, Rijad Murati tha në linjë telefonike se në takim kanë marrë pjesë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai i Francës, Italisë, Belgjikës, Gjermanisë dhe ai i Bashkimit Europian.

Ambasadori amerikan tha se SHBA dhe vendet e tjera janë të gatshme për të ndihmuar Maqedoninë për ngjarjet e Kumanovës nëse ka nevojë për këtë. Ai ftoi qytetarët që të ruajnë qetësinë.

Sa i përket çështjes së përgjimeve, mësohet se diplomatët kanë kritikuar mungesën e veprimeve nga ana e Qeverisë për akuzat e hedhura. Sipas diplomatëve perëndimore kjo shton pikëpyetjet mbi aftësinë e Qeverisë për të zbatuar ligjin.

Ambasadorët thonë se mbështesin të drejtën e qytetarëve për të protestuar, por kërkojnë që në këto protesta të shmanget dhuna si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga ana e policisë. /TCH

2 komente në “Ambasadorët e SHBA e BE-së në zyrën e Gruevskit për Kumanovën dhe përgjimet”

  1. orakulli says:

    Kjo trego mbeshtetjen qe ka Mqedonia nga u.s.a, e B.E. !

    1. janullatos arxidoglyftis says:

      Kjo trego qe ti je koqe kanari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje