Një intervistë e Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhënë për Zërin e Amerikës tri ditë më parë kaloi pa shumë vëmendje.
Por në brendësi të saj ka një paragraf që zbulon se si Presidenti po tenton të ruajë status quo-në në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Reformimi i këtij institucioni shihet si starti i reformës së shumëkërkuar në sistemin e drejtësisë.
Por reformimi i KLD është i lidhur ngushtë me emërimin e Nënkryetarit të ri, një post kushtetues shumë i rëndësishëm për organizimin dhe funksionimin e “qeverisë së Drejtësisë”.
Nënkryetari nuk po zgjidhet prej muajsh. Pse?
Sipas ndryshimeve të fundit ligjore ai duhet të zgjidhet prej një nga 3 anëtarët e KLD-së që janë votuar nga Parlamenti.
Këta tre anëtarë konsiderohen të mazhorancës.
Për të shmangur zgjedhjen e njërit prej tyre ën krye të KLD, është gjetur një marifet vërtet interesant që po vihet në zbatim nga Presidenti.
Lexoni pyetjen e gazetarit të Zërit të Amerikës: Këshilli i Lartë i Drejtësisë, u bë disa muaj që funksionon pa nënkryetar, një figurë kushtetuese dhe kyçe këtij institucioni. Kur pritet që ju të bëni emërimin e tij? – pyet ai
Dhe Presidenti i përgjigjet:
“Nënkryetari i KLD ka një detyrë specifike thjesht administrative. Nuk ka të bëjë me punën përmbajtësore të KLD. Ai është një antar si gjithë antarët e tjerë, por është i ngarkuar me drejtimin e administratës…”
A është vërtet kështu? Padyshim që jo. Kushtetuta, në nenin 147, pika 3, e shpreh qartë rolin e rëndësishëm kushtetues të Nënkryetarit.
Po atëherë pse flet në këtë mënyrë Presidenti? Pak rreshta më poshtë zbulohet dhe arsyeja:“Për fat të mirë, qysh para dy vjetësh është futur funksioni i sekretarit të përgjithshëm, i cili tashmë e zëvendëson krejtësisht nga pikëpamja administrative mungesën e nënkryetarit të KLD…” – thotë Presidenti i Republikës.
Një post kushtetues nuk mund të zëvendësohet me një nënpunës civil. Këtë e did he Presidenti që bën sikur nuk e di, por e dinë edhe juristët më të thjeshtë.
Ajo që ndoshta nuk dinë është që Sekretari i Përgjithshëm i KLD-së për të cilin flet Presidenti quhet Pjerin Prendi dhe është… ja gjejeni pak: Kunati i Gjin Gjonit, më saktësisht burri i motrës i futur në KLD në rrethana të qarta nepotizmi.
Gjin Gjoni është anëtari i KLD-së që nuk justifikoi dot mbi 2 milionë euro pasuri dhe që e mbylli çështjen me procedurë.
Të pamposhturin Gjin Gjoni duan ta heqin? Ai rikthehet dyfish, bashkë me kunatin dhe me paratë e paprekura.
Kush mendonte se në kampin e djathtë një kunat legjendar dilte e tepronte, e kishte pasur gabim. Ja dhe kunati i dytë./ Dita
S’ka shance ai lloj injoranti e katunari. Taktike normale per te mos lene kld ne duart e lsistave rrjepamane
Mos u çuditni ktu çdo gje shokuse ben vaki,jepini dhe nonat gjin gjonit se pastaj nuk ka byth njeri ne kte vend ti dali gjinit perpara, me mir RAMA ti leshoj vendin e vet se nuk do ket byth dhe autoritet per azgje ne qoftese ky antikapati shqiptarve qe per mua po mer kte popull ne qaf zgjedh kunatin e me te korruptuarit ne gjykatat shqiptare ne kte post,vriteni me gur si ne ligjin e te parve te vet kte moster antikapat qe ka uzurpuar vendin e presidentit me ndimen e atishqiptarit me te madh te kti kombi sali berishes agjentit te UDBse jugosllave sot serbe,se ndryshe po mer me qaf nje popull ky bir kurve,nuk ka burr te mir nga libohova o njerez vetem mostra nxier kjo krahin hiq AVNI RUSTEMIN qe ka rrezik esht i ardhur ne kte krahin monstruoze ku ka prejardhjen sakati dhe turpi kombit ton jari.
E turpshme se ne c’derexhe eshte katandisur sistemi i drejtesise. Ne krye te KLD kemi nje parazit me plot kuptimin e fjales. Nje te paafte qe erdhi ne ate post ashtu si erdhi.
Presidenti yne, president i thençin, eshte vetem nje spiker kukull i qendrimeve, vendimeve dhe veprimeve te PD e sidomos te kryetarir real te Partise demopkratike Sali Berisha. Ai nuk di te belbezoi ndryshe vep si zeri i Partise me regresive qe ka njohur historia e pluralizmit ne Shqiperi. Turpi e mbulafte gjithe jeten.
Po nuk u hoq Bujari….dote mbije fara e gjirizit gjoni dhe ta dini ???????????
Po na can t… kjo rilindja, ka dy vjet dhe spo heq dot nje Gjin Gjon, ndersa ska lene gjynafqar pa fut brenda per fatura dritash.
coheni ne spital vizitojeni nishanin dhe lereni te dekuroje te vdekurit pasi eshte president i zgjedhur e i perfaqsuar nga PD e dashi i havase me kompani turpe per president qe kemi
President invalid, psikologjisht harroje fizikisht..
Po pse mor zoti President talleni me popullin, me keq se ai para teje.Ai si president rregulloi pronat etij,u pispillos dhe deri ne koncertin e Vjenes (sepse i kish vene ne rregull dhe i kish zgjidhur hallet e popullit)Per pronat e te tjereve do mendoje kur partia e tij te jete ne maxhorance (asnjehere).