Halim Kosova: Se kam problem të bashkëpunoj me Ramën, kam punuar me cdo qeveri

12 Maj 2015, 11:09Politika TEMA

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Halim Kosova iu përgjigj në distancë akuzave të bëra nga Kryeministri Edi Rama se të zgjedhurit vendorë demokratë e kanë problem të bashkëpunojnë me Qeverinë sepse i sheh partia.

Duke shfrytëzuar një takim me përfaqësues të shërbimit taksi, Kosova tha se nuk kishte asnjë kompleks apo problem për të bashkëpunuar me Qeverinë apo Kryeministrin në shërbim të qytetarëve.

Kam bashkëpunuar me cdo qeveri. Kam punuar me shumë ministra të forcave të ndryshme politike, si mjek dhe si drejtues spitali. Këtë e kam bërë pa asnjë lloj kompleksi, por vetëm e vetëm për të siguruar një shërbim sa më pozitiv ndaj pacientëve.

Të njëjtën gjë do të bëj edhe si kryebashkiak, duke bashkëpunuar me Qeverinë për realizimin e cdo projekti që i shërben qytetit dhe qytetarëve.

Unë nuk përfshihem tek njerëzit konfliktualë apo debatues, pasi ju e shihni edhe Parlamentin, që kur ka debate dhe konflikte bëhet i mërzitshëm.

Unë jam i prirur për të bashkëpunuar në funksion të zgjidhjeve më të mira për qytetin dhe qytetarët e Tiranës“, theksoi Kosova.

Në vijim kandidati për Bashkinë e Tiranës theksoi se prioritet i punës së tij do të jetë lufta ndaj korrupsionit.

Ju keni sot dy probleme kryesore, vendqëndrimet e shërbimit taksi dhe konkurencën e pandershme, ose taksitë pa licencë. Unë këtë e quaj korrupsion dhe një nga prioritetet e punës sime, qoftë si mjek ashtu edhe si drejtues i spitalit “Mbretëresha Geraldinë” ka qenë lufta ndaj korrupsionit”, theksoi Kosova.

Gjatë takimit, kandidati demokrat u ndesh me kërkesat e shërbimit taksi, të cilët nuk kursyen akuzat ndaj Bashkisë së Tiranës në lidhje me licencat.

“Bashkia e Tiranës nuk na jep përgjigje pë licencat, letrat janë në bashki dhe nuk na kthehet asnjë përgjigje. Janë 8 licebnca 8+1 që janë të bllokuara”, iu drejtua një prej të pranishmëve kandidatit demokrat. /gj.k/

 

 

 

 

10 komente në “Halim Kosova: Se kam problem të bashkëpunoj me Ramën, kam punuar me cdo qeveri”

  1. Tonini says:

    Ty te kane vene per gjynah e mish per top o Halime…po akoma se ke kuptuar.

    1. liza says:

      Me vjen gjynah per ty se si mjek ke qen i mire po qe kur je fut politkes mend te kan ik. pse nuk po e kupton qe ty te kan vendos per te larguar nga jeta politke se me dallaveret e bashes PD ne Tirane nuk ka per te fituar per 100 vjet!

      1. menri says:

        Nuk besoj fare ne premtimet e tua se sa here flet me kujtohet basha edhe berisha. sa here let per taksa me kujtohet heqja taksave qe premtoj basha, me kujtohet trami me kujtohet bulevardi terminali me kujtoohen dreq e shejtan qe ato kan premtuar dhe smund te te besoj ty se edhe ti nga e njejta parti si ato vjen!

  2. Patrioti says:

    Je bere objekt barcoletash ne rrjetet sociale. Ne cdo dalje publike demonstron perhere e me shume se nuk ke kurrfare ideje per drejtimin e qytetit. Tirana eshte bashki me pergjegjesi dhe kerkon aftesi te medha menaxhuese per tu drejtuar, kerkon vizion, elemente qe z. Kosova nuk i ka.

    1. Shoku Mali says:

      E djathta deshtoi ne drejtimin e kryeqytetit. Tirana ka kater vite qe ka mbetur pa drjetues. Edhe z. Basha premtoi shume ne 2011 mirpo sot pas kater vitesh nuk eshte kryer thuajse asnje investim. Kryeqyteti eshte lene ne meshire te fatit. Te jesh vetem njeri i mire nuk mjafton per te drejtuar kryeqytetin, ndaj z. Kosova nuk eshte adapti per Tiranen.

  3. Andos says:

    Ti ke vjedh te qeverite e kaluara nuk ke punuar te te gjitha qeverite kjo eshte ajo qe ti ke bere kur ke qen mjek edhe kur ke qen minister. Tirana ska nevoj per nje administror lekesh si ty po ka nevoj per nje administrator qe ne kto 4 vjet i ka munguar ka nevoj per ate amdnistrator ti coj ne drejtimin e duhur!

    1. gozhda says:

      Partia Demokratike ka futur Halim Kosoven per ta bere “koke turku”. Qyteti ne kater vitesh ndodhet ne sanjacion, nuk eshte kryer asnje investim. Asnje projekt i premtuar nuk eshte realizuar, me keq akoma ne kryeqytet mungojne kazanet e plehrave. E kote tu kerkosh qytetareve te Tiranes vote djathtas.

  4. jon says:

    suksese kosova i vetmi kandidat deri me sot qe nuk ofendon dhe nuk flet fare per kundershtarin
    he will definitely be the WINNER on 21st Of June

  5. Ana says:

    Vetem juve Dr.Kosova mund ti sillni ne vete te droguarit qe na qeverisin duke i dhene keshilla se si te largohen nga vorbulla e kokaines. Fatkeqesi e madhe se si perfunduam keshtu. Besim tek Dr.Kosova. Sic keni bere te lumtura shume nena, beni te njejten gje edhe per mjerimin qe i ka zene qytetaret e tiranes.

  6. Evis says:

    Normalisht qe po, ska nevoje populli per ate barsaleten e shumtuar qe tregon Rama. Trillim i pavend per te treguar te kunderten e bashkpunimit te kandidateve te PD-se. E sigurte qe ti je gjithperfshires Z. Kosova dhe per kete populli do ta besoje drejtimin e bashkise se Tiranes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje