Aleanca për Shqipërinë Europiane ka prezantuar kandidatin e saj për Bashkinë e Lushnjes Fatos Tushe, ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk ka lnë mënjanë batutat me deputetët Erjon Brace dhe Arben Cuko.
Fillimisht Rama pyeti sesa banorë të pranishëm janë në takim nga Divjaka, me përjashtim të Erjon Braces.
Dhe më pas duke vijuar batutat në drejtim të deputetit socialist shtoi “Erjoni është i shkurtër, por ne të gjatët s’kemi ku e kapim. Duhet të votoni Tushen edhe për arsyen se po i’ua kalon Divjaka”.
Ndërkohë duke marrë shkas nga një batutë e deputetit Cuko, i cili tha se kryeministrit ia ka mbledhur gruaja, Rama iu përgjigj:
“Arben, thuaj c’të duash por tani kërko ndjesë për atë që the nga nxitimi.
Arbeni, është një burrë trim, por s’mund të jetë kundër bashkëjetesës demokratike mes burrit dhe gruas”.
Por, Çuko nga ana tjetër ka vijuar batutat, duke thënë se kryeministrit, ashtu si edhe atij vetë, ia ka mbledhur gruaja.
“Jam i kënaqur që kryeministrit ia ka mbledhur gruaja.
Edhe mua dhe Fatos Tushes ia ka mbledhur gruaja.
Këtu te ne thuhet që burri është nga fshati i gruas së vetë”, ka thënë Çuko.
Gjithashtu Rama ka replikuar me kreun e opozitës Lulzim Basha, duke mohuar se është duke kërcënuar shqiptarët për të mos votuar Partinë Demokratike.
Kreu i Qeverisë, ftoi qytetarët të mos votojnë kandidatët e propozuar nga aleanca e djathtë, pasi sipas tij nuk i shërbejnë vendit për asgjë, por vetëm fshihen.
“Si do punojmë ne me kryetar bashkish që kanë frikë se i shohin, si do punojmë ne me kryetar bashkish që nuk takojnë dot kryeministrin, nuk takojnë dot ministrat, se kanë frikë se i shohin.
Nuk ka rëndësi, burra të mirë, burra të këqinj, ata dhekur janë burra të mirë kanë frikë se i shohin. Do i takojmë fshehurazi ne, do i takojmë këtu te autostrada, natën.
Do flasim natën ne për cfarë problemesh kanë këta. Nuk është e mundur. Pastaj ankohet SHQUP-i se kryeministri poi kërcënon që po votuat kandidatët e PD ska ujë…jo mo jo nuk kërcënoj unë.
Unë po them: Ne kemi nisur një drejtim në rrugën e duhur, e kemi treguar që kemi një vizion të qartë sesi ripërtërihet trupi i qyteteve të shkatërruara, të lëna në harresë dhe kemi nevojë që në cdo bashki të kemi një ministër në territor, jo një përfaqësues SHQUPi që të bëjë konferenca shtypi kundër qeverisë.
Na duhen kryetar bashkie që të bashkëpunojnë me ne ditë e natë, ditë natë të punojnë me ne për projektet, për të siguruar financimet nga buxheti i shtetit, nga institucionet financiare, nga donatorët, të punjnë me në për të bërë realitet cdo zotim të programit tonë të Rilindjes”, theksoi Rama.
Në vijim Rama shtoi se Kryebashkiaku aktual i Tiranës nuk mbahet mend për asgjë.
“Sali kelmendi, ndjesë pastë se ka vdekur, do mbahet mend për qoftet që piqeshin në mes të Tiranës.
Ai tjetri pas tij, do të mbahet mend për ca pallate të shtrembëra.
Po ky që është sot për cfarë do mbahet mend, se ky s’beri asgjë“, tha Kryeministri.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim kreu i grupit parlamentarë të PS-së, Gramoz Ruçi ka përmëndur disa nga reformat të cilat janë ndërmarrë nga qeveria në 18 muaj duke theksuar se si në 2007-ën ashtu edhe në 2013-ën, Partisë Socialiste i është dashur të bëjë reforma të mëdha dhe të vështira për qytetarët si pasojë e gjendjes së rëndë në të cilën e la vendin në të dyja rastet Partia Demokratike.
“Ne vijmë pas 18 muaj qeverisje. Dhe ne e dimë që të gjithë kanë pritur më shumë.
Por ne progresistëve të majtë gjithmonë na ka rënë trari nga pjesa e trashë.
Kështu na ndodhi në 2007 dhe në 2013.
Kështu në këto 18 muaj janë bërë reforma sa nuk janë bërë në 20 vite rresht.
Reforma në energjitikë, në pensione, në drejtësi. Dhe për këtë kemi marë edhe mbështetjen nga Bashkimi Evropian të cilët i cilësojnë këto reforma si një rrugë të drejtë drejt bashkimit evropian”, tha Ruçi. /gj.k/
e majta dominuese e padiskutueshme ne keto zgjedhje, e meriton.
Te gjithe e kemi pare se sa ka punuar kjo e majte keto 2 vjet qeverisje, frymen e bashkepunimit dhe konsensusit brenda koalicionit dhe kerkesen per bashkepunim edhe me opoziten, pavaresisht refuzimeve dhe tentativave per destabilizim. Ne duam qe kjo qeveri te vijoje me punen, se kemi besim se do t’i jape drejtimin e duhur Shqiperise.
Opozita e sotme, cdo ftese publike te qeverise per bashkepunim per reformat e medha i eshte pergjigjur negativisht dhe eshte perpjekur te destabilizoje, imagjinoni te kishte drejtimin e ndonjeres nga bashkise, vetem do pengonte punen ne bashki, vetem qe kjo qeveri te mos kete sukses, qe te mos i thellohet deshtimet e tyre, se keshtu svijne asnjehere ne pushtet.
Lushnja ka qene historikisht e majte dhe sot ka me shume arsye se kurre, atyre te PD-se preshin ka per t’i treguar ne keto zgjedhje, sic beri me vaft.
Shume gjera kane filluar te ndryshojne, ekonomia ka filluar te rritet pas 8 viteve vetem renie, lushnja qe njihet per bujqesine ka pasur plot investime e subvencionime dhe jemi ne rrugen e duhur qe duhet te marre vendi.
Po FRESHIST plehre po, duke u rritur eshte ekonomia!
Po njerezit pse po ikin cdo dite, per me mesu gjuhen e?!
Qe veten e rreni kete e dime qe nga koha e Tosit, por popullin nuk e merrni dot prej hundesh!
RILINDJOTE!
Ne keto dy vite qyteti i Lushnjes eshte shnderruar thuajse totalisht. Mbeshtetja nga kjo qeveri ndryshe nga qeverite e tjera nuk ka munguar. Fatos Tushe ka bere realisht pune te mire ne drejtimin e qytetit te Lushnjes.
o keput ne myth tushja, po thuaj ai tjetri eshte akoma debil. eshte nje konkurrence e forte se kush eshte me shume debil.
e majta dominuese nga njerez me vullnet te jashtezako shem per ta cuar shqiperine ne drejtimin e duhur
rrofte Edi Rama
… tha RILINDJOTI i rradhes…
Edi nderro pampersin se tu mbush!
hahahahaha!
Bej humor Ruci se edhe 2 vjete te kane ngelur. Do e shohesh pjesen e trashe te rilindjoteve qe kane zaptuar partine socialiste. Ne baze nuk po duket asnje socialiste tani. Edhe andej lart pak keni ngelur. Ju mbyten velinat qe mbijne ne kohe fushate. Ti edhe ata pak socialiste edhe 2 vjete keni dhe do ju zhduki krye rilindjoti Rama. Mire tua beje sepse cfare sthoni per kete rilindjot lart e poshte, por spo ua mban ti flisni si burrat ne shesh.
Erion Brace u eshte gjendur kurdohere prane qytetareve te Divjakes, eshte person i nderuar. Ne Lushnje po kryhen mjaft investime, vec punes se mire te bere nga kryetari i Bashkise edhe mbeshtetja e pushtetit qendror ka luajtur rol te rendesishem.
Gramoz Ruci harron te thote nje te vertete tjeter te madhe.PS-ja e gjeti Shqiperine te djegur,sakatosur,shkaterruar ne 1997-ten,per te ja lene arken plot Saliut ne 2005-en.Me arken plot te 2005-es,Saliu filloi te ndertonte rruge dhe te vidhte nga ndertimi i tyre shuma kolosale.Ndertoi rruge atje ku deshironte ai(ne Veri pergjithesisht).Keshtu beni edhe kete radhe.Sheroni financat e vendit dhe kur te ini nga pushteti dhe te vije Luli,ti gjeje arkat plot perseri dhe te beje c’te deshiroje me arken plot qe do i lini ju.
Dhe ne u shkrime me shakate plot kripe te Duces ))
Une e mbaj mend Lul Bashen se beri projektin e tramit!
Mendoj se Lul Tramin nuk do e harroje njeri.
ca kuptimi kane keto batuta. kemi nje mashtrues te lagjia ne i cili ka genjyer te gjithe dynjane dhe ka rene ne borxhe pasi i le leket neper kurva dhe bixhoz. vetem batuta ben me njerzit qe te duket si babaxhan dhe njeri i mire, ben sikur te ndihmon edhe pse ska gje ne dore, ben sikur ka shoqeri te zgjerueme por asnjeri nuk e afron. keto deputetet prafoles se bashku me RAmen me duken si ku mashtruesi i lagjes mua.
Jo mor zoti kryeminister,e kini gabim, kur thoni se Basha nuk mbahet mend per asgje, Basha do mbahet mend si projektuesi I caires apo livadhit ne mes te Tiranes,ku Skenderbeun e ktheu si ata barinjte e Hollandes dikur qe ruanin bagetite ne maj te kalit…… e mbi te gjitha I dha formen e linesve ,qe perdorin grate….. e ju thoni nuk mbahet mend per asgje…… gabim zoti kryeminister qe ja hani hakun ……
Ti do mbahesh mend per banesat qe nga 20 mije euro i cove 70 mije cmimet.Per betonizimin e tiranes dhe si mister 20%-shi.
O gazetar, jo ne 2007-en, por ne 1997-en, e more vesh apo te dal ne tv klan te ta theme?
Reforma e pensioneve eshte turp te vazhdoje te konsiderohet si arritje, sepse i trajton shqiptaret sipas tre standarteve.
1. Nje pjese e shqiptareve pensioniste vazhdojne te marrin pensionin me tavan sipas Ligjit te meparshem.
2. Pjesa tjeter nuk dote permbushe kushtet ligjore per shkak te papunesise.
3. Reforma e pensioneve eshte bere per figurat e larta shqiptare si psh Presidenti, K/Ministri, Ministrat , Kryetari i Parlamentit, Deputetet etj. te cilet kane te drejte, jo vetem te marrin pensionin pa tavan por gjithashtu perfitojne edhe shtesa te tjera (sipas ligjit mbi shtesat e pensioneve)
Shoku Ruçi, me Ramen e Veliajn ju ka rene jo trari por ..ari nga pjesa e trashe
Kryeministri Rama ka ngelur ne nivel Maturanti, dhe akoma nuk ka mesuar se ironia dhe batutat nuk eshte nivel por mungese respekti,varferi intelektuale dhe fodullek primitiv. Nje duartokitje te zgjatur per kallirin e gjate.
Komandanti ka marre fund, nuk I ka ngeluar asnje alternative tjeter vec kercenimit, dhunes verbale dhe pse jo edhe asaj fizike.Ne cilin vend europian, pervec jugut te Italise qe komandanti e ka per zemer, kercenohen zgjedhesit ne kete menyre deri me ujin e pijshem.Kjo dhune eshte treguesi me I qarte qe keto zgjedhje nuk do te jene te lira.
Kjo dhune tregon se ky eshte nje dictator pasi nuk njeh ndarje te pushteteve. Ky I shikon keta pushtetar local si bishta te pushtetit te tij dhe kjo vertetohet me se miri edhe me shume kandidatura pa asnje personalitet.Ky I shikon kandidatet edhe si burim te ardhurash dhe kete e verteton Dako me lalen e Elbasanit. Ne qofte se na ka mbetur sadopak sens qytetari ne me voten tone massive duhet ti themi ndale ketij revanshi sa pa filluar te hame bar.
Kujdes se ana e trashe te can mollaqet e sidomos kur vjen nga familja jote politike Gramoz keto ke dashur te thuash Rames po ke zgjedhur dhe vend te pershtatshem Lushnjen e e “preshit” te Tritanit apo sjane bere ‘preshet” sivjet se i kane kultivuar socialistet se su ka mbetur gje tjeter te bejne te kultivojne preshin te ruajne delet sepse punen ne administrate e ka shoqera e Drejtoreve ,te Cim Canit Te drejtoreshave te Rames Ahmetit dhe Tahirit, ndersa lekun e ka si gjithmon Like “floriri” shiko vete Drejtorine e Transportve nje patente ne kohen e merhumit Sale provimi i i teorise paguhej nje 20 mije lekeshe edhe praktika po aq sot 200000 provimi i teorise dhe 100000 praktika kuptohet per ata qe skane mend dhe shkolle gjithjsesi anen te trashe mbajeni se dhe ne socialistet keshtu do u a leme kete radhe
Ujin e blejne nga botet,Lushnjaret.Po keta per batuta e qejfe shkojne neper mitinjgje.Njerezit po lajthisin nga skamja ,keta tallen.Krahasimin e bejne me vetveten per “rritjen ekonomike.