Zgjedhjet lokale të 21 Qershorit do të shërbejnë për të ndëshkuar me votë qeverinë Rama-Meta.
Kështu iu drejtua kreu demokrat Lulzim Basha banorëve të Paskuqanit gjatë një takimi elektoral ku prezantoi kandidatin e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu.
Basha i bëri thirrje banorëve që cdo votë ta hedhin për Partinë Demokratike dhe Xhelal Mziun.
“Votoni për platformën e Partisë Demokratike e cila pavarësisht prej hartë elektorale ju garanton se pushteti vendor e të zgjedhurit do të krijojnë instrumentet për të qenë afër jush që mos të detyroheni të merrni rrugën për Kamëz për të zgjidhur problemet, po t’i keni këtu përgjegjësit.
Kandidati ynë Xhelal Mziu që përfshin dhe Paskuqanin, një ndër të parat që më tha: “Unë do kem të paktën dy zyra, paradite në Kamëz, pasdite në Paskuqan”.
Jo vetëm kaq, edhe të zgjedhurit tuaj të derisotëm e njerëz të tjerë të shërbimit do t’i kërkohet të jenë natë e ditë pranë jush derisa të vijë dita kur këtë hartë anti-popullore, oligarkike, me votën e shqiptarëve ta grisim me hartën që doni ju, e ta zëvendësojmë”, tha Basha.
Por 21 Qershori sipas kryedemokratit është edhe një mundësi për t’i kërkuar llogari aleatëve në qeverisje Rama-Meta për premtimet e pambajtura.
“21 qershori nuk është çështje e hartës territoriale, e pushtetit vendor, është dita e llogaridhënies së munguar për bëmat e dyshes së të keqes Rama-Meta. Qeveria i ka shpunësuar banorët e kësaj zone, s’i ka dhënë mundësi për punë, po tani shkon e i merr dhe kacidhen e fundit e i thotë merrni borxh të paguni çmimin e rritur të energjisë.
E ju thotë po nuk paguat faturën do ju mar shtëpitë. Në qendër të Kamzës Rama premtoi dy vite më parë legalizimi falas para dy vjetësh, se nuk do prekej asnjë shqiptar edhe po të çohej Enver Hoxha nga varri.
Por shkatërroi me mijëra banesa biznese në proces legalizimi. Ndërkohë sarajet e tij në Surrel lartësohen, qeveritarë të ri blejnë e rezervojnë vila. Rama-Meta prej dy vitesh i janë shmangur llogaridhënies, ju janë fshehur ju.
Po nuk na votuat do ju heqim bukën thonë tani. Çfarë e pandehin veten këta pronarë të pronave publike, të shtëpive tuaja, të bukës së gojës të të varfërve që i kanë shtuar me politikat e tyre? Prite kur të na thonë që janë pronarë të qiellit dhe të diellit. Shqiptarët po qeshin dhe po zihen me këto kërcënime të padëgjuara”, u shpreh Basha.
Basha e quajti fushatën e ndërmarrë nga koalicioni i majtë, një betejë për të sunduar Shqipërinë edhe në pushtetin vendor. Kjo sipas tij vërtetohet nga “zbarkimi” në terren i kryeministrit Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, të cilët janë angazhuar personalisht në prezantimin e kandidatëve.
“Kanë zbritur në fushë në zgjedhje lokale Rama dhe Meta. Po i digjet barku për qytetarët? Aspak! Kanë zbritur se përveç ankthit për ndëshkim me votë popullore kërkojnë me çdo kusht të shtrijnë sundimin e tyre anembanë Shqipërisë që të kurorëzohen si sundimtarë të Shqipërisë, të marrin edhe pushtetin vendor. Më 21 qershor do të hapim një rrugë tjetër për Shqipërinë, rrugën e investimeve që përmirësojnë shërbimet, rrugën e punësimit, që mos ta shikoni largimin nga Shqipëria si e vetmja rrugë”, tha kreu demokrat. /gj.k/
ja edhe basha i vuri sot per te disaten here demikralizimit. Xhelal mziu eshte deshmia e gjalle e nje njeriu super te korruptuar e nje njeriu qe vetem ka vjell kamzalit !
A nuk eshte xhemali nen akuz nga prokuroria, a nuk po pret ai 2 vjet burg ? ky eshte dekrminalizimi qe basha me shok kerkon?
Basha thote:”Zgjedhjet lokale të 21 Qershorit do të shërbejnë për të ndëshkuar me votë qeverinë Rama-Meta”.Perse nuk u thote Shqiptareve qe ne zgjedhjet lokale te 21 Qershorit te votojne PD-ne dhe opoziten ne pergjithesi,si alternativa me e mire per te zgjidhur hallet dhe problemet lokale te komuniteteve??Zgjedhjet nuk jane ndeshkim,por zgjedhje e qytetareve se kush duhet te jete ne krye te puneve te tyre te perditshme.Shkurt e sakte,Lulja Hollandeze u thote Shqiptareve:”Mos votoni koalicionin Rama-Meta”.Kaq.Nuk e kam degjuar asnjhere te thote:Votoni PD-ne sepse ne jemi alternativa me e mire per qeverisjen vendore te vendit..Perse valle???
Vota jone ka peshen per te prishur bashkepunimin e hajduteve dhe mashtruesve Rama-Meta. Nuk mund te qeverisemi me, nga njerez te droguar qe delirojne dhe mendojne se jane zotat e ketij vendi te bekuar. Turp!
Po c’keni me reformen territoriale tani mbasi u be, ju kishit ftese publike nga qeveria per te bashkepunuar, dhe nuk pranuat. Eshte bere gjithe ai studim me shqiptaret ne gjithe vendin per te marre dhe konsensusin e tyre, dhe kjo reforme ishte mese e nevojshme. Kjo reforme eshte suksesi me i madh i kesaj qeverie, dhe si cdo sukses tjeter qe thellon deshtimet tuaja, ju do tentoni ta perbaltni.
Njerezit skan pse ti kerkojne llogari qeverise z Basha ti duhet ti japesh shpjegim njerezve per gjerat qe the dhe sbere, qe nuk jane pak.Je nje servil i Berishes dhe asgje tjeter. Pse i kerkon njerezve te votojne per partine demokratike kur vete sje i zoti per asgje.
Paskuqani ka 25 vite qe drejtohet nga e djathta. Ne Paskuqan mungon ndricimi i rrugeve, pjesa e asfaltuar e rruges eshte bere per ibret, uji i pijshem mungon prej kohesh pavaresisht se ne tete vite qeverisi e djathta dhe kryekomunari i Paskuqanit ishte pjese e PD. Ky eshte realiteti ne Paskuqan.
Po Zhelali do te kete dy orkestra. Nje me konge e valle popullore per Paskuqanin dhe nje pop and rock pe Kamzen.
Gris breket e Berishes!Prej brekesh do jete litari qe do varesh vrases hajdut,njeri i dhjere!