Në bazë të një raporti për inspektimet e Ministrisë së Drejtesisë në Prokurori gjatë vitit 2014, rezulton se politika penale e qeverisë nuk respektohet pothuajse fare. Ministri i Drejtësisë, teksa lexoi pika të këtij raporti, evidentoi probleme të rënda të gjetura gjatë kontrolleve në Sarandë, Durrës dhe Shkodër.
“Mosfillim procedimi, ndërkohë që kallëzohen veprime korruptive të personave konkretë, pa u kryer asnjë verifikim apo veprim proaktiv nga prokurori. Mosfillim procedimi, për shkak se kallëzimi nuk është paraqitur, ndërkohë që ky shkak nuk përfshihet në rrethanat që nuk lejojnë fillimin e procedimit. Mosfillim i procedimit, megjithëse janë kryer veprime të mirëfillta hetimore, apo kur nga materiali kallëzues del e domosdoshme kryerja e veprimeve hetimore, për të provuar apo rrëzuar pretendimet e paraqitura”, deklaroi ministri Naço.
Ministri i Drejtësisë u shpreh se nuk do të donte të dublonte punën e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila e ka për detyrë të kontrollojë prokurorët, por ai shprehu shqetësimin se asnjë prokuror, nga ata që janë gjetur me shkelje të rënda, nuk është dërguar për procedim disiplinor.
“Sigurisht që në punën time nuk e kam parë këtë mjet ligjor, që ta kem si çekiç ndaj Prokurorisë dhe as nuk kam dashur të dubloj punën e saj”, tha Naço.
Deputetët e Komisionit të Ligjeve shprehën shqetësimet e tyre, ndërsa e kanë konsideruar flagrante jo vetëm faktin që prokurorët janë në drejtim të kundërt me politikat penale të qeverisë, por edhe për faktin që Prokurori i Përgjithshëm nuk u pëgjigjet as formalisht kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë.
“Mua më rezulton se ata, në këto raste kanë ecur në drejtim totalisht të kundërt me orientimet e politikës penale”, tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.
“Jam i shqetësuar nga fakti që Prokurori i Përgjithshëm nuk dënjon t’i kthejë përgjigje Ministrisë së Drejtësisë për rekomandimet e sjella. Ky është një detyrim që e njeh edhe ligji vetë për zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, duke ia njohur si detyrim ndaj tij. Në dijeninë time kjo është e përsëritur, pasi edhe vitin e kaluar kam përshtypjen që është ngritur i njëjti shqetësim”, tha kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa.
Ndërsa qeveria kërkon të ketë sa më pak dënime për të miturit dhe të jepen dënime alternative për ta, në më shumë se 90 për qind të rasteve prokurorët kanë kërkuar burgim./TCH
Hiqeni adriatikun.
Ju nuk dini cfare beni, edhe i keni miratuar vete ligjet edhe thoni qe prekuroria ka denuar edhe te mitur. Ju i keni mbushur burgjet me hashashxhinje,ku keni shkaterruar me mijera familje, me varfanjak qe nuk paguajne dote energjine elektrike etj.dhe beni seir vjedheseve qe vjedhin miliona apo kryetareve te bashkive e komunave qe kane shkaterruar teritorin nepermjet korrupsionit. Nga nje ane me ligj thoni qe prekurorine e ve ne levizje pala e interesuar e nga ana tjeter thoni pse nuk vepron prekuroria. Keni 25 vjet qe vini verdalle kote, kenaqeni qe mbushen e tejmbushen burgjet dhe harroni qe kjo eshte nje kosto per taksapaguesit, kur bota hashashin po e liberalizon e faturat elektrike te njerzeve ne nevoje i paguan shteti nga arka e gjithe shtetaseve.Nje pjese e konsiderueshme e te ardhurave paguhen deputetet ,dhe jo pak por 140 me paga gjigante ,dhe burgjet ku dergjen shqiptaret.
Ke te drejte. Ne BE dritat gazin dhe ujin bashkite u paguajne atyre qe i kane te ardhurat vjetore te uleta.
brava .koment i drejte….ky rama po fut ne burg fukarej qe skane buk me hare,,,,,, kurse gjygjtare o zyrtare qe kane vjedh miliona euro….. bejne qejf
Zoti minister i drejtesise pse nuk i ndeshkuat para disa muajve gjyqtaret e Elbasanit Ilir Pashaj dhe Bujar Musta per shkelje e faje te renda qe nuk perpuqen me figuren morale te gjyqtarit? Gjithe mediat e shkruara e vizive pasqyruan gabimet e fajet e perseritura te tyre. Keshilli i larte i drejtesise i di shkeljet e renda te ketyre pseudo gjyqtareve.Pse u falen keto?/ .Qytetaret e drejtesia e Elbasanit i njohin keto gjyqtare se c’kane bere dhe pritnin masat te rrepta ndaj tyre.Kur do te filloje reforma tek keto.Te vleresohet verejtja e abasadorit gjerman qe tha, se disa gjyqtare e nisin punen me zarfin e mengjezit..
Ky shtet ka falimentuar!
Kush shtet ?
Llalla tallet me ju,ndersa ju TALLENI me popuyllin!
Si nuk ju vjen TURP qe e keni katandisur DREJTESINE ne KATASTROFE!
NUK DONI TA RREGULLONI,prandaj HESHTNI dhe hiqeni si te BUTE!
Por i BUTE dihet se kush eshte:JU HENGERT I BUTI!!!
Po kur se pjerdh fare ministrin kryeprokurori mbylleni fare kte ministri se nuk sherbeka per as gje, ju si parlament pse nuk e nderroni prokurorin apo jeni dhe ju si puna kryeprokurorit dhe ulerini per shou medjatik po nuk mund te denoj hajduti hajdutet se ska ber kurr vaki,qeveritaret per mua perderisa jan sehirxhi ka dy vjet me kte prokurori e gjykat te korruptuar jan dhe vet ne tav te hajdutllekut dhe abuzimit, le te therrasi EDI RAMA ter diten jam burr i mir per mua nuk ka ndryshim nga SALIU DHE NANO nje mut si ata esht,dhe ky u pajtua me vjedhjet dhe abuzimet qe kan ber qeveria shkuar,si duket esht i njejti stil ti vidh un nuk te denoj po dhe kur te vij un ne qeveri do bej namin dhe ti pas meje mbyll gojen,o popull mos dilni fare ne votimet qeveritare se lokalet jan gje tjeter,po nuk u ndrrua presidenti gjykatat komplet te zevendsohen me gjyqtar te rinj dhe kryekurva me falni kryeprokurori mos votoni se do ju vjedhin prap pa pushim ne perjetsi,sistem kurvash vagabondesh dhe rrugaçesh vari k…t.
epo i ka shpatullat e ngrohta nga Likja prokurori prandaj s’e ruan hic per ministrine e drejtesise.
Llalla ka mik Meten, e kush eshte Naço Leshi ?! ? ?
E kuptoni qe Saliu me Nishanin po ju nxjerrin jasht loje si komision te ligjeve , dhe si mazhorance ne pergjithsi.Pse nuk veproni kur presidenti ,KLD ,Gjykata e larte dhe prokuroria e perrgjithshme dalin kunder vendosjes se shtetit te se drejtes dhe politrikes se qeverise.Nga kush keni frike, qe nuk veproni mbi ato, qe me pazare 70 plus 1, sot nuk japin drejtesine ne baze te ligjit ? Pse nuk veproni per kryeproikurorin qe nuk ka cuar asnje dosje te ministrave te korruptuar te PD ne gjykate?.Ne popull po krijohet ideja qe te gjitha organet e drejtesise jane nen urdherat e Saliut, dhe nuk veprojne, qe ju te diskreditohheni para popullit qe ju zgjodhi per ta ndryshuar kete drejtesi te superkorruptuar .Mos harroni zoterinj deputet te mazhorances se Shqiperia eshte Republike parlamentare dhe sovrani popull e ka transmetuar fuqine e tij tek ju qe ju ka zgjedhur , dhe jo te vendose Nishani Si ushtar i Berishes dhe per cdo emrim qe i takon parlamentit t ketu eshte rasti I nenkryetarit). Veproni sa nuk eshte vone, se drejtesia eshte pengese kryesore per zhvillimin e vendit dhe paqen sociale duke zbatuar ligjet ne fuqi.
Vrejtje dhe konstatime nuk zgjidhin asgje pervec se e fundosin dhe ma shume moskryerjen e detyres.Mos mbajtjen e pergjegjesise qe duhet te ekzistoj deri ne pezullim dhe shkarkim nga detyra.Nese nuk ekzekutohen fajet me vendimin e ligjit.Do kete pambarimisht vetem konstatime dhe vrejtje.Prokurorve nuk i prishte fare gjiza dhe vashdojne si i thohet fjales,cfaredo qe te konstatojne do kemi ndonji vrejtje dhe ne nuk tundemi nga istikami i prokurorise.
Ky vend eshte pa Qeveri .