ASHE mbledh kandidatet femra/ Veliaj: Jemi në drejtimin e duhur

12 Maj 2015, 19:58Politika TEMA

 

Gjatë një eventi me të gjitha kandidatet për bashkitë dhe Këshillat Bashkiakë të Aleancës për Shqipërinë Evropiane, kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj theksoi se në 1.5 vite të drejtimit të qeverisë nuk është arritur në destinacion, por s’ka dyshim se jemi në drejtimin e duhur.

“Ky shesh kaq entuziast dhe energjik nuk ka qenë asnjëherë më parë. Disa e kanë fushatën për herë të parë. Nuk do mungojë njëra palë që shpif. Jam këtu tu them kurajo, merrni zemër, koka lart, kurrizi drejt sepse politika e punës fiton. Ja ku jemi sot.

Kjo varfëri e ambicieve na ka mbajtur pas këto 24 vite. Është një moment që të kalojmë në pasuri të ambicieve. Në 1 vit e gjysmë, ne nuk jemi ende në destinacion por nuk ka asnjë dyshim që jemi në drejtimin e duhur. 20 mijë gra kanë një pension më të lartë falë një reforme që u drejtua nga gratë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Sot në Shqipëri 5000 gjyshe kanë një pension social që nuk e kishin më parë. Nuk jemi në destinacion por ne jemi në drejtimin e duhur. Sot 88 mijë gra e marrin ndihmën ekonomike. Kemi patur një fond të nxitjes së punësimit që dikur punësonte 99% burra sot punëson gra”, tha Veliaj.

Ai nuk ka lënë pa përmendur rivalin e tij, Halim Kosova, duke hedhur batuta për profesionin e tij. Veliaj tha se një prej arritjeve të Ministrisë që ai drejtoi ishte edhe transferimi i lejes së lindjes tek burri.

“Kemi pasur një debat, që kandidati i PS nuk është gjinekolog dhe nuk ndihmon dot gratë, por ne e kemi një gjinekolog në listë, për të cilin them se është edhe më i mirë.

Për herë të parë leja e lindjes mund ti transferohet një burri, kur gruaja është e suksesshme, ecën në karrierë dhe nëse një grua është e suksesshme le ti rrisë fëmijët burri”, tha Veliaj .

Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla gjatë një aktivitetit ku marrin pjesë gra, kandidatet për Këshillat Bashkiake, pohoi se janë mbi 700 femra kandidate të PS-­së në gjithë vendin, dhe 12 që aspirojnë për kryetare bashkie, deklaroi se nuk është e vështirë që një grua të merret me politikë.

“A e bën politika më të fortë një grua apo gratë e bëjnë një politikë më të mirë? Është aftësi e në zonjave. Më lejoni tju rrëfej një histori timen. E kam nisur aktivitetin 12 vite më parë në politikë. Sot po e them troç se nuk është e vështirë të bësh politike për një grua, nuk është as e lehtë, por është shumë bukur. Sot në gjithë vendin janë mbi 700 gra kandidate për partinë socialiste, dhe 12 gra për kandidatet për Bashkinë. Secila prej nesh është zëri jonë. Secila prej nesh duhet të shkojë derë më derë e të flas me njerëzit që të bindni që të votojnë për PS­në. Ju jeni vajza të dy prindërve, gra të dikujt dhe nëna të fëmijëve tuaj”, pohoi Nikolla.

Nga ana tjetër, Nikolla theksoi se ‘ashtu siç kryeministri Rama ktheu Shqipërinë në drejtimin e duhur, ashtu mund ta ktheni dhe ju bashkinë në drejtimin e duhur’.

“Le të marrim përsipër të sjellim sa më shumë vota për Partinë Socialiste. Sot, PS ka në qeveri 6 ministre, dhe 7 së bashku me ministren e Integrimit. Në 2007 PS pa kontributit tim në këtë parti më besoj garën për të kandidaturën për njësinë bashkiake nr.1 në Tiranë. Disa më qan hallin se nuk do e fitojë garën. Por besova tek vetja. Shtrëngoja duart çdo ditë dhe i numëroja, e llogarisja sa kisha shtrënguar. PS është fuqia e rritjes sonë, fuqia më e mirë”, tha Nikolla.

Teksa falënderoi në mënyrë të veçantë kryeministrin Edi Rama, Olta Xhaçka pohoi se sot gratë kanë një mundësi të votojnë Partinë Socialiste.

“Gra që shërbejnë si shembu suksesi për shumë të tjera që aspirojnë politikën më njerëzore dhe më të aksesueshme. Jo, asgjë nuk është koiçidencë dhe nuk është merita e një njeriu të vetëm. Po kryeministri padiskutim ka një kontribut të paçmuar në fuqizimin e grave në vizionin dhe punët e bëra mirë. Ajo që dua të theksoj sot është se gratë kanë shumë mundësi të votojnë PS. Ju uroj suksese të gjithave ju që merrni pjesë në Këshillin Bashkiak”, tha Xhaçka.

Nga ana tjetër, ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli theksoi se “nëse nuk do i jepeshin shansi grave, atëherë do u hiqej mundësia dhe talenti për të bërë diçka të mirë. Ne nuk mund ta humbim këtë shans.” 

 

8 komente në “ASHE mbledh kandidatet femra/ Veliaj: Jemi në drejtimin e duhur”

  1. Agimi, DETROIT. says:

    Koka lart !!!

    Kurrizi drejt !!!

    Bytha mbrapa !!!

    Ha..ha..ha..

    1. Patrioti says:

      Erion Veliaj eshte personi adapt per Tiranen. Me energjine dhe zellin per pune mund te beje pune te mira ne Bashkine e Tiranes. Qyteti ka kater vite qe eshte lene ne meshire te fatit. Investimet ne kryeqytet jane 0. Shpresojme qe Veliaj te beje dicka.

      1. Andos says:

        Ne Tirane mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave. Trotuaret jane zaptuar nga shitesit informale, eshte e pamundur qe te kalosh ne trotuar. Ka ardhur momenti qe ne Tirane te realizohen investime. Plani i Erion Veliajt per Tiranen do i sherbeje qytetareve te Tiranes.

    2. fjona says:

      Femra ne politike do te thote me shume transparence, mireqeverisje, sepse grate jane me te perkushtuara ndaj puneve, nuk genjejne dot dhe me ne fund ne kete menyre do tu jepet edhe grave vendi dhe vemendja qe meritojne ne shoqeri.

      1. krenari says:

        Shqiperia ka filluar ta marre drejtimin e duhur qe me 23 qershor 2013, kur u largua e keqja me e madhe e ketij vendi, kur u spastrua politika nga te njejtet njerez qe qarkullonin e kishin marre peng. Jemi ne rrugen e duhur per te ndertuar nje shtet ligjor ku cdo anetar i shoqerise ka te drejta te barabarta.

    3. LAGUNARI says:

      Besimplote se Erioni do beje pune te mire per Tiranen ashtu sikurse beri ne ministrine qe drejtoi. Kreativiteti, energjia, aftesite menaxhuese e drejtuese jane elemente qe karakterizojne z. Veliaj. Tirana ka nevoje per nje djale energjik si Erioni.

    4. ledi says:

      Kjo tregon nje emancipim te papare nga qeveria rama edhe partia socialiste. rrespektimi i barazize gjinore ne kshillat bashkiak eshte menyra me mire per te treguar se edhe grate jane nje force shume e rendesishme per te cuar vendin ne drejtimin e duhur!

  2. mitro says:

    Peshtirosja vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje