Kodi i sjelljes së deputetëve/ Rauning: Qytetarët të zhgënjyer nga mungesa e etikës në Kuvend

12 Maj 2015, 18:08Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Florian Raunig, kanë iniciuar një tryezë pune për finalizimin e Kodit të Sjelljes së deputetëve.

Në këtë tryezë do të shqyrtohen me organet drejtuese të Kuvendit dhe ekspertët ndërkombëtarë praktikat dhe standardet më të mira mbi draftin e kodit të sjelljes, i përgatitur nga grupi i punës i parlamentit në fillim të kësaj legjislature.

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha gjatë këtij takimi se, “ky kod sjelljeje duhet parë si plotësim i legjislacionit ekzistues”.

“Mendoj se kemi në tavolinë një kod të besueshëm, hartimi i tij në praktikat më të mira ndërkombëtare. Në hartimin e tij kanë shërbyer si udhëzues, praktikat e Britanisë etj. Rikonfirmoj vullnetin për miratimin konsensual të kodit të ODIHR. Mirënjohje për përkushtimin e ambasadorit Florian Raunig. Ju ftoj ta vlerësoni këtë kod”, tha Meta.

OSBE shpreson që një kod etike do të vendosë në shinat e normalitetit punimet në seancë plenare dhe kërkon miratimin e tij brenda këtij sesioni parlamentar.

Ambasadori i OSBE, Raunig, theksoi se “qytetarët janë të zhgënjyer nga mungesa e etikës në debatet parlamentare. Qytetarët duhet të besojnë tek zyrtarët e zgjedhur. Shpesh debatet parlamentare kthehen në fyerje personale dhe unë shpresoj që ky takim të mos jetë i vetmi i kësaj natyre, por të jetë një gur themeli për miratimin e një kodi etike deri në fund të këtij sesioni parlamentar”.

Ky draft është një nga detyrimet e Kuvendit në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të raundit të Katërt të vlerësimit të GRECO-s për Shqipërinë, në luftën kundër korrupsionit në radhët e deputetëve.

Kodi i Sjelljes së deputetëve të Kuvendit është një dokument me 15 nene, i propozuar nga një grup ligjvënësish dhe që synon të ndihmojë deputetët gjatë ushtrimit të detyrës.

Kodi përcakton një sërë rregullash lidhur me standardet e duhura të sjelljes gjatë ushtrimit të veprimtarisë së deputetëve, si dhe siguron transparencën dhe përgjegjësinë e nevojshme për të forcuar besimin e publikut.
Fusha e veprimit të këtij Kodi zbatohet për deputetët në të gjitha aspektet e jetës së tyre publike, ndërsa nuk rregullon aspektet e jetës private.

3 komente në “Kodi i sjelljes së deputetëve/ Rauning: Qytetarët të zhgënjyer nga mungesa e etikës në Kuvend”

  1. Andos says:

    Gjuhes se shpifjes e akuzave te pabaza i duhet dhene fund. Gjuha e ish kryeministrit Berisha realisht eshte e papranueshme. Shprehjet ta bej fytyren me te zeze se kepucen, kape per zhelesh e nxirre jashte etj, nuk duhen artikuluar ne nje ambient si salla e parlamentit qe eshte edhe institucioni ku perfaqesohen shqiptaret.

  2. Miri says:

    Kodi I sjelljes ne parlamentin shqipetar qe me ardhjen ne krye te Ilir Metes po degradon me se keqi! Vajti per rreth dy vjet qe perpos gjuhes se peshtire nga mazhoranca emajte ne parlament eshte bere edhe grusht ! Dua te kujtoj fjalorin e kryeministrit qe me ardhjen e tij ne pushtet du ate kujtoj fjalorin e Zogut te tiranes apo kamikazit taulant balla ! Eshte nje parti e cila ne gjirin e saj mbart mbi 20 deputet pa diploma dhew gjysma e tyre jane me rekorde kriminale ! Eshte nje turp I shtuar karvanit te turpit te kesaj qeverie !

  3. xhemal says:

    politikanet gjitheandej perdorin gjuhe te vrazhde nuk eshte vetem shqipetare semundja eshte infektive e i ze si pune gripit te gjithe politikanet ,pastaj ai stan ate bulmet nxjerr edhe europianet nuk qendrojne larg

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje