Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti ku ka zhvilluar një takim me kandidate të së majtës për Bashkitë e vendit dhe Këshillat deklaroi se ka qenë gjithmonë pro idesë për integrimin e femrave në politikë.
Rama u shpreh edhe për punën e mundimshme që i është dashur për të arritur barazinë gjinore për kandidatët për këshillat bashkiakë.
Ai tregon se problemet më të mëdha i haste në zonat e veriut, por edhe në periferi të jugut, ku i thoshin se nuk ka gra dhe ai që u përgjigjej se me pyetjen më kë jeni martuar.
Sipas Ramës, të votosh për kandidatet e propozuara nga e majta do të thotë që ta çosh Shqipërinë në Drejtimin e Duhur”.
Kryeministri risolli në vëmendje futjen e grave në politikë, që nga 30 % në Asamblenë e Partisë Socialiste, deri sot që 50 % e tyre do jenë pjesë e Këshillave Bashkiake duke i krahasuar shifrat me vendet e BE, ai vlerësoi se jemi më mirë në këtë aspekt.
“Ja arritëm kësaj dite, se më kujtohet në ato fillime kur nisëm një reformë në drejtim të ekuilibrit gjinor në PS qysh në 2005 dhe pastaj bëmë zgjedhjet e 2007.
Kam bërë beteja të paharrueshme, sidomos në zonat e veriut, apo dhe në periferi të jugut.
U thoja ore fusni ndonjë grua, nuk ka gra më thoshin.
Iu thashë, ore me kë jeni martuar?
Po kokën kush ua ka nxjerrë?
Këshillat Bashkiak ishin mbushur me burrat.
I keni parasysh vetë ju që keni pak eksperiencë në këtë fushë.
Nisën me pas me disa ndryshime në statusin e partisë, futëm kuotën 30 për qind në Asamble.
Unë në krye të herës, e vetmja gjë që kërkojnë për kryetar bashkie, kërkojë që 50 % e tyre të ishin femra.
Si fillim kanë qenë 4 gra, e më pas mbërritëm të hedhim hapa të tjerë.
Vërtetë kemi arritur shifra krenaruese.
Ka një shprehe që thotë se kur shoh të tjerët ngushëllohem, kur shoh vetën dëshpërohem. Por kjo nuk vlen për vendet e BE-së.
Në vendet e BE gratë përfaqësojnë në mesatare 14%në drejtimin e bashkive. Ne sot kemi kandidatura si ‘Aleancë për Shqipërinë Evropiane’ 16%”, tha Rama.
Numri i femrave ne listat per keshillat bashkiake ka ardhur ne rritje nga zgjedhjet ne zgjedhje, te pakten keshtu ka vepruar e majta. Jo vetem kaq por Aleanca per Shqiperine Europiane vec te tjerash ne dy Bashki me peshe ne vend ka kandiduar femra, Keti Bazhdarin ne Shkoder dhe Zamira Ramin ne Gjirokaster.
Bravo zoti kryeminister qe promovoni gjinine femerore ne politike. Je ne drejtimin e duhur per respektimin e barazise gjinore ne politike. Gjithmone keni qen te paret qe keni mbashtetur grate te promovohen ne politike
Me burra ?
Mentalitet i felliqur shqiptari thuaj, po edhe skishin faj, sdo te kishte dashur njeri qe te kishte gruan ne post drejtues dhe nje ish kryeminister i degraduar t’ia shante “lavire bulevardi”.
Ne kemi nje shoqeri maskiliste dhe u duket per ulje te kene gra me te arrira se vetja, dhe per kete arsye gruaja ka qene me inferiore, e diskriminuar dhe e presionuar, ndaj edhe pjesemarrja 50 me 50 ne qeverisje, eshte nje vendim per tu vleresuar.
Dikush i quante femrat Lavire Bulevardi.
Grate gjithmon qe sa here u eshte dhen mundesia kane treguar qe jane shume te afta ne shume raste edhe se burrat ne qeverisjen e nje qendre administrative. Kryetarja e bashkise se burreli ka treguar qe eshte me shume e afte se basha ne ne adminstrimin e bashkise!
Ky i shkrete nuk eshte ne gjendje te beje gje tjeter vecse mendon gjith naten car batute do thote te nesermen.
Qytetari, ke shume te drejte dhe nqs nuk do ishim te rrethuar nga nje popull dele, do ishte per te qeshur me lot. Por keshtu si duket puna do na ngeli e qeshura me 21 qershor ne fyt. Rrofte shoku Edvin! Le te beje cfare te doje, le te vjedhi pa fund, le te na veri litarin ne fyt, mjaft te beje ca batuta. Kaq duam ne delet. Meeeee …
Do ishte me mire shprehja Femna dhe jo Gra, mgja kujdes o
Edd Rama se po ndjek rrugen e Berluskes,qe i eshte bere mendja p… edhe se tani mund beje ferkime as gje me teper pasi mosha ben te veten.
Hajt’t te rrojne ♡FEMNAT♡ se pa ta nuk jetohet…!
Po te jete per kete lulekuqin i ve te gjitha gra se i komandon me kollaj
Po ndoshta grate e veriut nuk duan te jene vetem lodrat e juaja ?
Grate nga veriu jane te zoja,punojne ne per bote si mjekeve profesore, ushtarake,Jane pronare ,manaxhere etj etj po ne shqiperi kerkohen gra alibi,edhe grate e veriut nuk e Kane zakon me qene alibi !that’s all!…
Pra mjaft me idiosite se veriu na qe ka ma i prapambetyur se jugu i juaj!
Kemi ma shume parole,kjo na dallon!
Ekonomia po ja sheh hajrin drejtoruceve te tua. Ti e ke ne terezi. Borxhi shkon ne stratosfere dhe te ardhurat ne pikiate.
E bukur batuta… Me duket si Pilo Pelisteri ky pallosh
epo dohet.
maloket ishin martu me lopet!
Lili ka shum te drejt se grat e veriut jan te zonja e inteligjente…..
Ky psikopati i respekton shume grate , prandaj ato pese grate e para coku i qellonte nga nje here .
budallalleqe po pse ato skane burra apo vendimet i marrin pa u keshilluar me burrat pse saliu i merte vete vendimet apo keshilloheshe me gruan apo edi sot.
Kryeministri Rama po merret vetem me batuta e jo me hallet e qytetarve .