Bashkim Rama pritet të marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë të Republikës së Shqipërisë në Shkup. Vendimi është marrë nga Ministria e Jashtme, në mungesën e një Ambasadori në kryeqytetin e Maqedonisë, për shkak se Presidenti Bujar Nishani nuk ka nxjerrë dekretin për emërimin e Fatos Rekës.
Bashkim Rama aktualisht mban detyrën e Drejtorit për Rajonin në MPJ dhe dërgimi i tij në Shkup, sipas burimeve nga MPJ, tregon angazhimin maksimal të Shqipërisë, në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Bashkim Rama, pervecse një diplomat karriere, është njëherësh rektor i Universitetit Ndërkombëtar të Strugës.
Vendimi nga MPJ është marrë në një kohë kur situata në Maeqdoni mbetet e tensionuar pas luftimeve të ndodhura në Kumanovë mes forcave policore dhe një grupi të armatosur.
Si rezultat i luftimeve humbën jetën 22 persona, mes tyre 8 policë , dhe u arrestuan 14 persona. /gj.k/
E kan cuar per biznes se sa per diplomat nuk ia ka pare hajrin shteti anjehere as ne kohen e enverit .
Ky Bashkim Rama qenka akoma ne MPJ dmth?Sa ka vjedh ky kur ishte ambasador ne Bullgari 92-96 nese s’gaboj,ne kohe te Sales dmth,aq te mira qofshin.Maunet me xhama qe sillte ky robi….pupupu….dhe thjone pastaj pse jane socialistat e zhgenjyer?!