Koço Kokëdhima përçan PS-në dhe LSI-në në Finiq

13 Maj 2015, 11:25Politika TEMA

PS dhe LSI përplasen në Finiq.

Pavarësisht se janë në të njëjtin koalicion, në Finiq këto dy parti mbështesin kandidatë të ndryshëm.

Kreu i LSI, Ilir Meta, ka dalë përkrah kreut të PBDNJ Vangjel Dule, me prezantimin e Jani Babit.

Por, Koço Kokëdhima ka dalë në emër të PS-së, në mbështetje të kandidatit të MEGA-s, Leonidha Kristo.

Në këtë betejë ne do të mbështesim PS të minoritetitit. Kam qenë krah socialistëve të minoritetit jo vetëm nga zhgëimi nga bashkëpunimi i mëparshëm.

Unë nuk kam gjëra as për të shtuar as për të fshehur, unë komunikoj me drejtuesit socialist këtu dhe këta janë të zhgënjyer nga bashkëpunimi me PBDNJ”, tha Kokëdhima.

Bashkë me këtë të fundit ka qenë edhe deputeti socialist i Himarës, Andrea Marto, që i është përgjigjur pyetjes përse kanë dalë kundër kandidatit që mbështet LSI.

Kryetari i partisë time është Edi Rama, jo Ilir Meta”, ka thënë ai./b.l

8 komente në “Koço Kokëdhima përçan PS-në dhe LSI-në në Finiq”

  1. Toni says:

    O nene o nene prap me kocon do merremi krye hajdutin i rilindur

    1. Banor i Vurgut says:

      Ka nje problem shume te madh me Koco Kokedhimen z Edi Rama, nga Koco do e haje ne keto zgjedhje ne Qarkun e Vlores.Si ka mundesi ky zoteri eshte ne linje tjeter dhe jo me PS+LSI???Apo fshihet Edi Rama pas kesaj intrige??!Zgjedhjet e 21 qershorit do e tregojne,dhe rezultati do jete zgenjyes per shokun Koço!!!!

    2. ani says:

      KRYE RILINDJOTIN!

  2. Lagunari says:

    Z. Kokedhima eshte shprehur se ka respekt per z. Jani Bami i cili gezon mbeshtetjen e LSI, mirpo ajo qe i intereson z. Kokedhima dhe vete banoreve te Finiqit eshte qe te kene nje drejtues te zotin, ndaj banoret e atjeshem nuk jane dakord te mbeshtetet kandidatura e PBDNJ te cilen e mbeshtet edhe LSI pasi jane te pakenaqur.

  3. Vizioner says:

    Mor “Gazetar”,por kjo eshte llogjike.
    Kualicioni PS-LSI eshte ne Rang Parlamentar (qeveritar),dhe,keto jane zgjedhje/votime te tjera, votime ne Rang Lokal.
    Secila Parti ka Kandidatet e tije dhe prezanton Kandidatet e vet!
    Se do te rrije ky kualicion (PS-LSI) edhe ne Rang Lokal,kjo eshte gje tjeter. Sigurisht qe,gjasat jane per PO,por kjo nuk eshte e thene!

    Mor Gazetare,mor Gazetare shqiptare,pavaresisht se si e kani marre shkollen (me korrupsion o pa korrupsion),studioni mor studioni dhe,mesoni normat elementare Demokratike.
    Eshte shume e thjeshte: Dy apo me shume Parti qe bejne Kualicion Parlamentar,nuk do te thote qe duhet dhe mund te bejne Kualicion ne Rang Lokal!!!
    Une nuk po perjashtoj qe PS-LSI do te jene bashke edhe ne Rang Lokal,por titulli qe keni vene,hamendesia Juaj eshte jashte cdo llogjike Demokratike.

    Thjeshte:Cdo Parti prezanton Kandidatet e saje.

  4. albpetrol+ Endri Pyka says:

    Koco Koqedhia ,turpi i bregut

  5. Bardhi Tolabi says:

    Jo cdo “lajm” i botuar ne gazeta eshte tregues i te vertetes…
    Nuk jane te percare PS dhe LSI,por jemi ne fushate elektorale dhe duhet punuar me zgjuaresi per te siguruar fitoren e atij kandidati qe te pelqen.Ne kete rast,gjykoj une lihet shtegu i hapur per te terhequr te nesermen e votimit,ne krahun e aleances PS+LSI etj,kedo kandidat qe te fitoje…

  6. mero says:

    Mero mos i beni iso koqedhimes se e ka qelbur qarkun fare ka bere kaq poshtersi per dy vjet sa si ka bere enveri ne 45 vjet,ngeli me trafikantet e droges dhe prostitucionit,por do ti mare restot>ti merto e dimire se si e ka katandisur delvinen ai plere dhe me ke eshte lidhur, pasi mori leket e ruges nga saliu tani doli ne krah te ketij tjetrit dhe ben si i do qejfi ive dhe heq njerzit nga puna sikur i ka ne pronen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje