Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Korçës nga ku nisi turin e bashkëbisedimit me të rinjtë.
“Të rinjtë janë zemra e PD-së dhe si të tillë do të qëndrojnë në pararojë të betejës së 21 qershorit, për t’i kthyer shqiptarëve shpresën, punën dhe dinjitetin”, është shprehur Basha, duke shtuar se niveli i papunësisë tek të rinjtë është në shifra alarmante.
Për uljen e papunësisë, kreu demokrat paraqiti ofertën e re të PD-së, atë të taksave të ulëta, e politikave të zhvillimit dhe e bashkëqeverisjes.
“Ndërsa të rinjtë e mirëarsimuar rendin rrugëve të Shqipërisë të pashpresë për një vend pune, qeveria promovon kriminelët.
Plaga e madhe që kemi, 40% e të rinjve të papunë nuk mund të mos jetë prioriteti ynë numër një. Shiko, çfarë rinie të aftë ka Korça! E pse është e nevojshme të merren kontigjente të krimit, si ai i akuzuari për përdhunim e të bëhet punonjës Tatimesh?!
Sepse kjo qeveri nuk e njeh meritën, ky është problemi i madh, sepse kjo është një ndër rrënjët e së keqes. Ndalja e së keqes dhe ekuilibrimi i pushteteve janë zgjidhja. Nuk është zgjidhje të largohemi nga Korça, nuk është zgjidhje të largohemi nga Tirana, nuk është zgjidhje të largohemi nga Shqipëria”, tha Basha.
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Korçë Gjergji Mero, ka theksuar se në prioritetet e tij është nxitja e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e biznesit.
“Do të mbështes çdo iniciativë private për hapjen e vendeve të punës, për vende pune për të cilat ka nevojë ky qytet dhe nuk ka nevojë për kulla.
Në Korçë, gjatë këtyre dy viteve janë mbyllur 2600 biznese të vogla e të mesme. Duke u mbyllur ato, kanë mbetur me mijëra familje të papuna, jo vetëm të bizneseve që janë mbyllur por edhe të të punësuarve aty.
Sot po mbyllen e po largohen shumë njerëz të vetëpunësuar”, theksoi Mero.
Duke folur për ekipin e futbollit “Skënderbeu”, Mero u kujtoi tifozëve të Tiranës, kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se e kanë fituan sërish kampionatin, duke e garantuar se dhe në 21 qershor do të dalë kampion.
“Ndoshta juve të Tiranës, nuk ju erdhi mirë që e morëm për herë të pestë titullin kampion por prapë u ndamë miqësisht sepse e lamë ndeshjen barazim me Tiranën, se ju kemi miq dhe ju premtojmë se ashtu si dolëm kampionë në futboll do të dalim kampionë edhe në 21 qershor”, tha Mero
Ndërsa Basha në lidhje me këtë batutë u shpreh “në 21 qershor, do dalë kampionë Gjergji Mero edhe doktor Halim Kosova”. /gj.k/
Po ckampion mor debil, sidomos me ty nga pas qe i prezanton, shembulli i te mos berit asgje.
Po ca thu me se te ishte se sbente asgje ja beje hallall po ky te shkaterron te vjedh e te vret me ate qeshjen e shpifur qe ka ne fytyr e te rreh dhe shpatullat e te thot shi sa i mir eshte ky halimi qe po nxjerr un.
jo se edi rama po ben ndonje gje te mire duke rritur papunesine ,por ky basha do te ishte me i nderuar me mire te mos flas sepse sa here ky flet duket sikur pjerdh nga goja .
Jo po do dalesh ti po cthua keshtu mo ,, akoma nuk e ke kuptuar ku e ke katandisur partine dhe pretendon te fitosh nuk e kuptoj per cfare te kane vene ne krye te partise per te na bere per te qeshur.
Eja ne Tirane e bej ndonje pune per kryeqytetin se ke kater vite ne krye te bashkise se Tiranes e nuk ke kryer nje investim. Jep llogari perpara qytetareve per premtimet e pambajtura. E ke braktisur me kohe kryeqytetin, mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, afer Lanes nuk kalohet nga era e keqe.
Z. Basha teksa erdhi ne krye te Bashkise se Tiranes premtoi:-kartat e studentit
-krijimin e hapsirave te gjelberta, Tramin, premtoi hapjen e qendrave rinore, etj, asnje nga keto nuk eshte realizuar. E djathta deshtoi ne drejtimin e Tiranes.
Kush flet pertaci qe nuk beri as me te voglin investim ne qytetin e Tiranes, pavaresisht se ka kater vite ne krye te saj. Korca gjithmone ka bere zgjedhjen e duhur sa here i eshte dashur te zgjedhin drejtuesin e qytetit te tyre.
Po ristanin do ta cosh te numeroj votat se duhet pyetur ai nje her pastaj nxir rezultatin
o bashe po hajde ne tiran dhe dili per zot fushates se halimit me arritjet e tua te medha. dili per zot me tramin, bulevardin, stacionin e autobusave. apo je i zen sh me rrethet dhe projektet ne holland?
basha vazhdo dhe shko ne cdo qytet dhe premtoji tramat kudo. te vi cdo qytetar ne tiran dhe te shikoj car veprash madheshtore qe bere. se ne fakt shqupin e ke bere te papam. gje tjeter duhet te mendohem gjate qe te gjej
me ty jemi basha…je trashgimtari i saliut qe do me vjedh sic beri saliu. nuk e kupton qe shqiptaret ju ndeshkuan me vote se jena kokrrat e hajdutve. ti vodhe 230 milion euro. ti ne bashki ke florencat qe ja ndrron drejtorin sa here qe ben zullumet dhe merr zarfet nen dore sic e tha vet doktor kosova
Shqipria ka sot nevoj me shume se kurr per nji intelektual te shkolluar dhe edukuar ne perendim sic eshte z Lulzim Basha I cili kur te ulet ne karrigen e kryeministrit te merret hallet dhe problemet qe e kan gjunjezuar kombin tone sepse ne ate karrige ju dha mundesia te ulet nji njeri pa moral pa shkolle pa familje pa integritet i korruptuar i droguar. Dhe fatkeqsisht po rrezikojm shperberje si komb si pasoj e tekave te keti injoranti kryeminister bandash se jo as nji minut e shqiptareve. Prandaj te jet e shpejt dita kur ky lider plot vizion te marr fatet e shqipris ne dore dhe te jet kryeminister ite majteve dhe te djathteve pa dallime partiake.
Populli shqiptar voton Kandidat e PD dhe PD. 100% e sigurte Fitorja e PD me 21 Qershor 2015. Te largojme papunsin, varferin, mjerim. Ju z. Basha jeni i destinuar per te qene kryeministri qe ky vend ka kaq shume nevoje, ju jeni nje njeri me kulturen, inteligjencen dhe aftesine qe nje burre shteti mund te kete. Suksese dhe fitore Z.Basha per te miren e te gjithe neve juve dhe gjith kandidateve te PD ne Zgjedhjet Vendore.
Me 21 qershor le shporret Niko Peleshi bashke me Rame-n nga Korca e tradites dhe kultures. I uroj sukse dhe fitore edhe Dr. Kosoves ne Tirane