Berisha paditet sërish për shpifje

13 Maj 2015, 13:09Politika TEMA

Pas Keti Bazhdarit, Sali Berishë është paditur sërish për shpifje, në lidhje me fushatën që po bën e majta në Shkodër.

Berisha dhe gazeta RD kanë shkruajtur se LSI po shpërndan tollona në Shkodër.

Te dashur miq, ky eshte nje kupon i botuar ne mediat sociale, me vlere blerese 5000 leke mall. ne dyqane te caktuara, qe shperndan ne blerje votash “aleanca e qelbesirave” ne Shkoder. Keto jane zgjedhje”, shkruan Berisha.

“Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim Shkodër hedhin poshtë me neveri shpifjen e radhës së Sali Berishës dhe gazetës “RD”, të cilat kërkojnë të manipulojnë të vërtetën dhe të dezinformojnë opinionin publik.

LSI dhe LRI Shkodër kanë përgatitur një padi penale për shpifje dhe falsifikim ndaj Sali Berishës, i cili pretendon se në Shkodër po shpërndahen “tollona për blerjen e votës”, duke shfaqur në gazetën “RD” një çmim të shpërndarë në një aktivitet të LRI-së dhe të transmetuar edhe në mediat lokale.

LSI dhe LRI Shkodër kërkojnë dhe nxisin një hetim të shpejtë dhe të thelluar të të gjitha këtyre pretendimeve absurde, të cilat jo pa qëllim bëhen në këto momente.

LSI dhe LRI Shkodër janë të bindura se këto akuza janë pjesë e një strategjie tashmë të njohur fyerjesh dhe shpifjesh, me të cilën kërkohet të mbulohet frika e humbjes së thellë në Bashkinë e Shkodrës dhe në të gjithë Shqipërinë.

Kjo është gjithashtu një pjesë e skenarit të mundshëm të bojkotimit të zgjedhjeve, pikërisht për shkak të frikës së pashmangshme të humbjes.

LSI dhe LRI Shkodër do të informojnë opinionin publik, faktorin ndërkombëtar dhe OSBE/ODIHIR përsa pretendohet dhe kërkojnë nga gazeta “RD” të botojë, sipas ligjit këtë reagim zyrtar” thuhet ndërkohë në reagimin e LSI-së.

 

4 komente në “Berisha paditet sërish për shpifje”

  1. erind says:

    Mos i paska ofenduar rende. Keta nuk vjedhin me tollona por bllok.

  2. ivani i madh says:

    Kjo është kot për ti mbushur mendjen popullit dhe PS se ne jemi me luftë me PD e Berishën .Po Like ajduti smund ta injorojë dhe dëmtojë Yllin qe simpatizon e bija kriminelin Berisha shokun dhe ortakun e babit .Kështu ,Likja jep lekët nqf se dënohet dhe ai del i pastër para elektoratit temajtë se mua sme lidh asgjë me Berishën dhe PD.Po këto si ha populli o Like ajduti e matrapazi .

  3. ani says:

    Fotoja eshte postuar tek faqja “Cudira Shqiptare” ne facebook 1 jave para se ta postonte Berisha!

    Ca problemi ka ketu te denoncosh shitjen e votave?!?

    Shume shpejt do dalin edhe video me figure dhe ze, po atyre ca do tu beni o RILINDJOTER?!?

  4. mali says:

    Ne se ka argumenta se votat po blihen,ska nevoje te behet zhurme e lufte,por te cohet nga Berisha ne prokurori sa me shpejt dhe mbyllet ketu ky muhabet e s,ka pse te merren te gjutha medjet se c,thote Berisha per LSI etj.Ne te kunderten,ne se ky njeri vazhdon avazin e vjeter te shpifjeve ,pa te cilat s,rri dot se semuret,atehere ndaj ketij njeriu organet e drejtesise duhet te ndalen,ta ndeshkojne per shpifje,se nuk ia ka per bor njeri qe te harxhoje kohen me lajme te prodhuara nga ky njeri,lajme qe s,thone te verteten,vecse ekzistojne ne mendjen dhe fantazine e semure te ketij njriu qe sic duket nuk di se c,ben e se c,thote.Duhet nje zgjidhje ligjore,ose te pakten gazetat ne varferine e tyre dhe ekranet e televizoneve nuk duhet t,i japin per lajme brockullat e Saliut,sepse edhe ato po behen me keq se Saliu,se po shperdorojne qellimin e funksionimit te tyre qe eshte informimi dhe jo dizinformimi i publikut.Dikush duhet te mbaje pergjegjesi per keto genjeshtra te panumerta qe jep nga feibooku i tij z.Sali qe kohet e fundit eshte bere vertete nje fabrike genjeshrash ,por qe jepen nga mediat si te verteta me qe jepen nga kjo”fabrike” qe i eshte dhene lishenca edhe nga kryetari i kuvendit,z.Meta qe ia pranon ne Parlament te gjitha brockullitjet per t,i shprehur sa here te doje e ne sa kohe te doje sikur ta kete marre me tapi 4-vjecare foltorene parlamentit dhe te tjeret vetem mbajne sehir,argetohen,kenaqen disa dhe e duartrokasin duke u gajasur,ndersa te tjere turfullojne nga vendi,i leshojne ndonje batute qe e nxitin me shume per te vazduar zbrazjen e vrerit deri sa t,i vije radha Balles qe i ben aktakuzen e radhes dhe vetem kaq se te tjeret e mazhorances vetem heshtin sikur te jene mumje ne ate parlament a ndoshta kenaqen qe tere kohen e merr Saliu dhe shyqyr qe e meer ,se i lehteson ata per te folur se nuk jane ne gjendje qe te artikulojne qofte dhe nje mendim te vetem a shqetesim te zonave qe perfaqesojne,sepse ata jane te shkeputur totalisht nga zgjedhesit,jane mosmirenjohesit me shembullor nga te gjthe deputetet e 24 viteve pluralizem,jane me te paaftit,me pak te shkolluarit,nje pjese e tyre jane nen nivelin mesatar te zgjedhesve,sepse s,e kane formimin e duhur intelektual per te qene ne ate salle parlamenti,prandaj dhe SAliu ka gjetur shesh dhe ben pershesh,shan,shpif,kercenon,tall e i ben lolo, se e di mire se ke ka perpara. S,i trembet syri Sales edhe pse mekatet e tij s,i lan lumi e perroi,sepse perpara ka kukulla,memece,te perlyer,te ndotur me pislleqet qe kane bere ne vite dhe qe Sala ua ka dosjet,prandaj dhe heshtin se ai per nje gje te vogel a nje luge corbe qe mund te kene ngrene ata dikur ua trgon vendin ,i pershkendit ndaj dhe heshin mjeranet e katranet duke mbajtur sehir kete njeri qe ka vrare njerez dhe i ka bere deme kolosale vendit ne keto vite.Kjo klase politike me keta deputete e qeveritare te sotem s,i bejne dot gje Berishes,se i ka te gjithe ne thes dhe justifikohen se e tolerojne si nje ish kryeminister qe te flase c,i do qejfi ne parlament e nga SHQUPI.Turp per mazhorancen e damllosur qe duhet t,i kete harram nje milion votat e besimin e zgjedhesve qe po e shperdoron pa gje te keqe.Nje dite duhet ta pagujne kete mosmirenjohje qe po tregojne ndaj zgjedhesve te ndershem keta deputete e qeveritare bukeshkale,qe po shohin vetem xhepin dhe karrieren e tyre.Mallkim per keta kolltukofage qe meritojne vetem injorim e mosperkrahje nga njerezit qe i votuan per te pare dite me te mira,por shpresa po vdes e keta s,kane sy ta shohinse sa zemerim kane njerezit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje