Të vesë së Fatmir Haklajt, letër kërcënuese dhe një fishek Kallashnikovi: Do të vrasim ty dhe vajzën

13 Maj 2015, 16:54Politika TEMA

E veja e Fatmir Haklajt, Anila Haklaj, është kërcënuar me jetën e vet dhe të vajzës së saj 15-vjeçare.

Ajo ka bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës, ku thotë se e kanë kërcënuar.

Mësohet se Haklaj ka deklaruar në polici se i kanë hedhur poshtë derës së banesës një letër.

Në të thuhej: Do të vrasim ty dhe vajzën tënde.

Përveç letrës, në zarf ishte futur edhe një fishek Kallashnikovi.

38-vjeçarja pas kësaj ka kërkuar mbrojtjen e policisë.

Fatmir Haklaj është një nga personat e akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai ka qenë për një periudhë kohe shef komisariati në Tropojë, ndërkohë që është vrarë më 4 gusht të vitit 1999.

E shoqja e tij thotë se letra kërcënuese mund të ketë lidhje pikërisht me ndonjë hasmëri ndaj të shoqit, pasi ajo shprehet se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë konflikt./b.l

12 komente në “Të vesë së Fatmir Haklajt, letër kërcënuese dhe një fishek Kallashnikovi: Do të vrasim ty dhe vajzën”

  1. Pirro says:

    I paska shkuar mendja me fituar azilin diku ne europe me duket.

    1. ;) says:

      ueeee, ma morre nga goja…hahahah!!!!

  2. 2 says:

    Keto ngjarje horror nuk ndodhin as ne kolombi dhe as ne meksike

    habitem me zotin Lu qe ben poza me Eduart Selamin dhe “kembengul” per kriminelet ordinere dhe mbyll syte para mega-kriminelit Berishe.

    ky kanibal pasi rrafshoi me bulldozer shtepite e Haklajve,pasi dhunoi varrezat..pasi beri genocide ndaj pleqve dhe femijeve te ketij fisi po terrorizon dhe jetemit dhe te vejat e tyre…

    Dhe vazhdojne karnavalet e votimeve te 2015..ne vend qe te behet nje conference nderkombetare:

    kush e ktheu shqiperine ne kolumbine e europes ?

    1. siciltechnoplus says:

      Shqiptaret me vullnetin e tyre e kthyen sepse vendimet per te bere apo mos bere dicka,seicili i merr me vullnetin e tij.

  3. rrem vogli jr. says:

    ato qe thuhen per Fatmir Haklaj jane te vereteta , por askush nuk thote se si ky njeri ne kerkim per vrasje qysh nga viti 1993 dhe I aratisur ne Serbi u emerua shef komisariati nga Neritan Ceka dhe kishte nje liste me 40 “hasma” per te vrare nder ta dhe gjithe drejtuesite PD. ishte mike I Neritanit, Nanos dhe sidomos I Klosit. Jaane keta qe duhet te quhen ne gjak dhe jo gruaja dhe goca jetime…..

    1. 2 says:

      o rreme vogli !

      paske ngaterrime zorresh ne tru te vogel,prandaj ki kujdes se po shkon per lesh si ai Lumneshi…

    2. arbereshi says:

      O RREM VOGLI po Neritanin Berisha e emeroj ambasador ne ITALI apo jo? Mire qe qeke rreme vogli po dukesh dhe malok volgli

      1. rrem vogli jr. says:

        te vegjel se paku nga mosha duket se jeni ju, sepse Neritani nje arkeolog medioker u vu Minister I Brendshem, pasi ne 1997 komandonte bandat e Elbasanit, dhe ishte ai qe emeroi Fatmirin komisar dhe Jaho Salihin shef te policise se Rendit ne Tropoje. E hoqen per kontrabanden me duhanin multifilter , I kapen 2,5 million DM.
        Ai di pislliqet me Saliun ne 1991(spastrimi I dosjeve dhe lidhjet me Ramizin) dhe me socialistet 1995-1998 qe e lene ne Rome. edhe pse eshte 74 vjeç.
        Jam pri Rrashbulle nuk jam malsor.

  4. isa boletini says:

    Ndyresira Jane te gjithe ata qe
    kercenojne gra dhe femije.
    Por per fat te keq jetojme ne xhungel.
    Shtet pa ligje shtet kriminelesh dhe
    hajdutesh.Zoti e ruajt kte nene dhe
    vajzen e saj.Rroft rilindja e Albanistanit

    1. Pirro says:

      Kurre qysh ka mbi lisi n’Tropoje nuk jane kercenuar grate,Tropoja nuk eshte shkoder,malesi e madhe,mirdite,lezhe apo puke,Aty Burrnia nuk vdes kurre,pretendimet dhe inskenimet jane teori qe u ka kaluar koha,kuptohen kollaj.Politika e te gjitha aneve futi ne konflikte Djemt e Tropojes te Cilet po tu bashkojshin edhe serbine do e kishin pushtuar.Merite per hasmerite ne Tropoje i ka politika,sherbimi sekret dhe udb-ja jugosllave,njeri nga meritoret eshte dhe neritan cekua fytyra me e urryer ne europe,robi me i pa vlere qe mund te egzistoje.

  5. tomsojeri says:

    Perse cuditeni e mereni me nje grua fatkeqe qe edhe nese dashka diku azil, mir do bej, se Shqiperia esht kthyer ne nje banditizem parlamentar, ku atje ne foltore kemi aq koh qe ndegjojm per skena vrasjesh e prapaskena tritolesh !Ne cilin parlament te botes flitet per personazhe politike qe kurdiskan vrasje ! Ne cilin vend te botes ngujohen femij qe ti shpetojn hakmarjes se kanunit !Kush e ka jeten te sigurt ne shqipri !!!Kriminelet e hajnet e medhej nuk i nget kush or shoku …..

  6. Mark Gjonaj says:

    Ne fillimet e punes, qeveria nepermjet ministrit te P. Brendshme, ka vene ne dieni se ne aksionet per rilindjen e vendit, largimin nga rruga e kriminalizimit te cdo qelize te shoqerise shqiptare ku e futi qellimisht klasa politike e PD-se dhe ma vone te dyja sebashku kane justifikuar e korre rrezultatet e krimit, do te ishte dhe nje carmatosje e pergjithshme e armbajteseve pa leje nga oganet kompetente. Mase tjeter shume e rendesishme qe eshte mbeshtetur dhe nga kleri katolik i Shqiperise, ka qene rivendosja e denimit me vdekje ndaj kujdo qe guxon te drejtoje armen pa shkaqe objektive. Kryeministri shqiptare duhej te mbeshteste vendimin e kryeministrit Hugarise, sepse eshte vendi i pare ne Ballkan dhe ne Europe qe ka 25 vjet qe vetem shfaroset brenda per brenda dhe largohet me shume se nje e treta e popullsise e pasigurte te jetoje ne ate vend. Deri sot jane justifikuar e djathta dhe e majta me gjendjen si forme e kalimit te tranzicionit nga sistemi komunist ne ate kapitalist me esence “demokracine e vertete”; por ne rast se nuk shoqerohet me masa konkrete, do te jete ajo popullsi qe te kerkoje operseri sisteminh e diktatures dhe te pastrimit te nje shoqeria totalisht te kriminalizuar. Ishte shume domethense intervista e kryeavokatit te Kosoves, se shtetet qe drejtojne sistemin se pari jane te kriminalizuar vete. Duhet te terheqe konkluzione Z. Rama se kur kriminelet kane shkuar deri ne parlament dhe ka vite qe flasin ne emer te poullit si kriminel, nuk zene vend llafollogjia dhe retorika se po rilindim Shqiperine dhe ne asnje fushate nuk e degjojme nje kandidat te flase per masat e sigurimit te rendit dhe te qetsise publike, a thue se jane vetem detyre e policise! Eshte raportuar nga mediat se per zbatimin e ligjit 7501 per pronat dhe kompensimin e tyre, jane vrare mbi 8000 shqiptare njeri me tjetrin, po ne keto ndryshime amendamentesh, mund te priten perseri fortuna te ketij lloje. Jam kurioz se cfare shenimi ka bere ne gazeten Tema kryeministri, kur e ka lexuar kete lajm trishtues per familjen Haklaj?! A i kane bere pershtypje informacionet qe jep nje mashkull i kesaje shtepie nga Suedia qe jane vrare nga dora e Berishes me bandat e tij dhe si e perjeton kete shkrim qe ndoshta kriminelet e bejne realitet denoncimin e kesaje gruje qe e ndjene veten te pambrojtur ne nje qeveri 18 mujore qe, detyra e pare eshte sigurimi i jetes dhe jo sigurimi i bollekut buke e gjak thertore e “tavolina plot”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje