Rama takon Erdogan: Mbledhje të përbashkët mes dy qeverive pas zgjedhjeve

13 Maj 2015, 15:55Politika TEMA

Në vijim të vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Në takimin që zgjati rreth 2 orë temë e diskutimeve ishte situata në rajon, si dhe projektet e përbashkëta mes dy vendeve. Në konferencën e përbashkët për mediat kryeministri Rama ka parlajmëruar se pas fushatës zgjedhore do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive.

Trajtuam një spektër të gjerë të bashkëpunimit të ndërsjelltë me Presidentin Erdogan. Me kënaqësinë që më në fund vizita e penguar nga tragjedia që ndodhi në minierë vitin e shkuar u realizua edhe pse këtë herë në cilësinë e Presidentit të Turqisë. Dhe me kënaqësinë që trasea e çelur e bashkëpunimit dhe marrëdhënia strategjike që Shqipëria ka me Turqinë do njohin një nxitje të mëtejshme në një sërë fushash ku në radhë të parë u theksua domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimeve tregtare dhe me radhë e bashkëpunimit në çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, zhvillimin rural, arsimin dhe shëndetësinë dhe padyshim edhe me kulturën. Ne presim me kënaqësi që pas përfundimit të fushatës zgjedhore në Turqi, të kemi një takim dypalësh në nivelin e të dy qeverive, një mbledhje të përbashkët ku të nënshkruajmë edhe dokumentin e partneritetit strategjik”, u shpreh Rama.

Ndërsa presidenti Erdogan tha se së shpejti do të nënshkruhet dokumenti i partneritetit mes dy qeverive respektive.

“Që kur kemi shkelur në tokën shqiptare ndjehemi si në shtëpinë tonë. Jam shumë i bindur që pas këtij takimi me një mik të afërt dhe shumë të shtrenjtë, zotin. Edi Rama mes Turqisë dhe Shqipërisë do hidhen hapa shumë të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm. Marrëveshjen strategjike mes dy vendeve do ta firmosnim kur isha Kryeministër, por nuk arrita ta bëj për shkak të tragjedisë. Tani jam këtu si President i Turqisë, por unë shpresoj që në një kohë sa më të shkurtër dy Kryeministrat ta përmbyllin sa më shpejt këtë marrëveshje. Pas pak do hedhim themelin e xhamisë së Namazgjasë bashkë me Presidentin dhe sa i përket çështjes së rindërtimit, ripërtëritjes së parlamentit dhe ai moment do jetë një moment kthese. Projekti arkitektonik është gati tashmë, pas kësaj po përsëri do të kemi hapjen e xhamisë tjetër”, u shpreh Erdogan.  
Presidenti i Turqisë Erdogan po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, Bujar Nishani.

32 komente në “Rama takon Erdogan: Mbledhje të përbashkët mes dy qeverive pas zgjedhjeve”

  1. Perllat kasapi says:

    Tjeter xhami ?!?!

    1. rexhino says:

      Turqia eshte shembulli me i mire si u be nje shtet super i fuqishem nga ana ekonomike, dhe eshte nje partner i mire i Shqiperise per shkembimet tregtare dhe zhvillimin e ekonomise, sic eshte partner i mire Italia, BE, USA.

      1. tonin says:

        Erdogan pervec te tjerash ka nje merite te padiskutueshme per ngritjen e ekonomise turke duke e ber superfuqi ekonomike dhe bashkepunimi do te jete shume i frytshem per te ringritur ekonomine tone me hapa te shpejte. Eshte nje vend me te cilin kemi shume te perbashketa duke u bere nje model per tu ndjekur dhe adaptuar lehte.

    2. Elidon says:

      Eshte nje takim qe do te jape perfitime per vendin ne disa aspekte, duke zgjeruar dhe intensifikuar mardhenien ndermjet dy vendeve, turqit jane nga investitoret me te shumte ne vendin tone dhe pse jo ky takim mund te sherbeje per ti rritur ato.

      1. klodi says:

        Investitoret turq ne shqiperi jane rritur nga viti ne vit. Edhe pas ketij takimi do te kete rritje me shume sepse reflektohet me shume siguri per te gjithe investitoret e huaj.

        1. alan says:

          Gjithemone turqia e ka mbeshtetur shqiperine. Edhe sot u konfirmua nje gje e tille. Kjo atmosfere eshte nje gje shume e mire per te gjithe shqipetaret dhe per gjithe ballkanin sepse shqiperia eshte faktor stabiliteti ne rajon.

          1. keisi says:

            Super pritje bene sot. E meriton nje pritje ai burre shteti.

      2. ben says:

        A jeni ne vete more njerez ku veni
        Me kete karagjosllek

        A dini se turqia megjithse eshte 8 here me e madhe se greqia prodhimin e pergjithshem bruto e ka vetem 2 here me te madh se greqia qe eshte akoma ne krize?

        A e dini se europa pret te pakten 1.8 milione turq ne muajt qe vijne

        A e dini qe turku mesatar mer diku te 10 15 € ne dite?

        A e dini se turqia nuk ja pothuajse asnje pasuri nentokesore.

        A e dini se sa here ka zgjedhje Erdogani vjen ne shqiperi dhe kur iken miku i toj humbet zgjedhjet.

      3. Adriatik says:

        Turkoshqiptaret e duan rexhepin dhe turqine.

        Prandaj jane turkoshqiptare !

    3. Drini says:

      Bravo rama mire se ke ardhe naltmadheria juaj president Erdogan. Erdogan ka arrdhe me 100 biznesmen ndersa presidenti dhe kryeministri greke vjen me 100 popa per te inaguruar varreza e manastire greke, Kjo esht diferenca.

    4. albina says:

      partneriteti me turqine eshte dicka shume e mire per vendin pasi ka rendesi te madhe duke qenese eshte shume vend potencial per te investuar ne sektore te rendesishem qe sjellin shume perfitim per ekonomine shqiptare

      1. tomas says:

        shume pozitive bashkepunimi midis qeverise shqiptare dhe turke ky bashkepunim ka shume perfitim per shqiperine ne ekonomi dhe ne marredheniet me jashte ky bashkepunim duhet te vazhdoje edhe me tej pasi aleanca me turine ja vlen pasi eshte nje vend i fuqishem i pasur dhe me rendesi ne marredheniet nderkonmebtare

        1. elda says:

          perpara aleanca e bashkepunimit midis turqise dhe shqiperise partnere me rendesi dhe vlere ne arenen nderkombetare

    5. eldorida says:

      Turqia eshte partner i rendesishem per ekonomine e shqiperise, shume shpejte do shohim benefitet qe do na sjelle bashkepunimi me te …Edi Rama di te drjtoje vendin dhe te mendoje ne te mirat etij

    6. aldo says:

      Shqiperise i nevojitet nje partner si turqia dhe qeveria rama ka zgjedhur aleatin e duhur per te bashkepunuar dhe eshte ne rrugen e duhur pasi ka zgjedhur partner me rendesi te vecante.

    7. besnik says:

      Mbeshtetja e Turqise eshte shume e rendesishme sepse eshte nje vend me ekonomi shume te forte dhe ka shkembime ekonomike ne nivele shume te larta me ne.

      1. lira says:

        ssuper pritje per presidentin e turqise e meritojn turqit kete pritje pasi gjithmone na kane mbeshtetur

    8. buffon says:

      partneriteti strategjik.fryma bashkepunuese me turqine ne rangjet me te larta te nivelit te bahskepunimit ashu sic jem i me be dhe italin shba apo dhe me gjermanine.bravo rames per frymen qe po i jep shqiperise me shume in vestime turke ne tiran do te thopte nje e mire per te gjithe shqipetaret.

    9. miku says:

      keto jan gjerat qe duam te degjojme per nje ekonomie ne rritje per reforma te realizuar por de per nje borxh publik qe do filloj te ulet pasi investimet turke do sjellin te ardhura direkte ne ekonomi.pra ne menyre indirekte po i japin nje shans ekonomise qe te rritet.

  2. tfgs says:

    Erdogan[RAMES]:Kur te vij here tjeter dua te jete ndertuar big xhamia dhe ne vend te bustit te SKENDERBEUT te jete vendosur ai i sulltan Muratit te I,i cili solli faren sunite ne Arrnautistan…………..
    RAMA:Ashtu do te bejme afendi mou,por na jep ndonje kacidhe se po psonisim me list……….
    ERDOGAN:Ne skemi per vete,e di ti sa merr nje turk dite pune!!!!??13evro……..

  3. liria drejtesia says:

    Keto mbledhjet e perbashketa te qeverive, jane si puna e eskursioneve jashte Tiranes, ne kohen e Enverit. Sot shkenca e komunikimit ben te mundur qe ta drejtosh qeverine, ne te gjitha dimensionet e saja, edhe nga maja e malit, e pse duhet shkuar ne Ankara, apo ardhur ne Tirane.
    Cili eshte thelbi? Show! Kjo eshte krijimtaria, risia, vizioni, prurja e re, gjetja,tjetersimi; Suksesi? Uli njerezit ne pune, gozhdoi atje si Krishti, dhe ata pastaj si Krishti dhe Muhamedi neper Shqiperi do te bredhin qe driten e punes, diturise, dashurise, patriotizmes, lirise, drejtesise, njerezve ne shpirt dhe mendje t’ua rrenjosin.
    Keshtu behet Shqiperia, me pune dhe idealizem.
    Te punosh i vetem, mbetesh i vetem – keshillon, Nard Noka.

    1. Anonymous says:

      Niveli i politikes shqiptare, Nard Ndoka, mos e “ndyej” me idealizem.

  4. Elma says:

    Rama shembulli i duhur si nje kryeminister duhet te jete

    1. Renata says:

      Politika e fqinjesise se mire e ndjekur nga kjo qeveri eshte nje nga pikat me te forta dhe qe do ta coje perpara kete vend,, tani kemi diplomate ne krye te detyres dhe qe jane te afte te bejne punen e tyre duke na perfaqesur denjesisht ne vendet fqinje dhe jo vetem.

    2. Gerti says:

      Me keto k**lliqet ne fakt vetem shembullin e Berishes po ndjek, i cili ne fund fare takohej me Victor Orbanin qe Evropa nuk do ta shofi me sy. Edhe Vllau Erdogan nuk eshte me mire.

  5. 13052015 says:

    2x xhami dhe 1x parlament, shume te mira na ka sjelle turqia, llogarite bejini vete

  6. Neda says:

    Bashkepuni i mire me vendet perreth eshte nje tregues i punes se diplomacise shqipatre kudo ne bote duke permiresuar ndjeshem imazhin e vendit dhe duke krijuar mardhnie te ndersjellta si diplomatike,ekonomike, bashkepunimi ne shume fusha me perfitime per nje vend te vogel sic eshte i yni.

  7. turku xhamiat greku kishat ortodoske shqiptaret e kane ne byth si nga hera fqinjet na perdorin me fete etyre perca e sundo prandaj jemi llumi i ballkanit says:

    tjeter xhami po pse nuk i hedh leket per nje spitale apo shkolle???
    turiqa po finacon islamizimin e shqiperise
    shqiptaret skane untitet fetar skane untitet si komb greku edhe serbi i kane prandaj jane Superior shikojeni komentet shqiptare zihen jo turku jo greku jo myslymani jo katoliku perdrisa te vazhdoj kjo pune shqiptaret fundi i ballkanit do jene fqinjet do bejne si duan me ne.greku duke perdorur ortodoksine e turku xhamiat ne byth shqiptaret e kane si gjithnje

  8. enter''" says:

    Mbledhje qeverish,e me ke? Me Erdoganin, aleatin nr 1 te isis

  9. Artan says:

    Vizita te tilla jane vetem se pozitive, Erdogan perfaqso nje shtet superfuqi ne rajon se kam fjalen per ushtri por per ekonomi e ndaj shqiperi duhet te rrise cilesit tregtare me Turqine.
    Hapja e xhamise nuk eshte ndonjegje e keqe perkundrazi nese aty flitet per paqe e miresi mire do na sjelle. Parlamenti po ashtu sepse duhet te jete tempulli yne i demokracise e jo me ish Komiteti qendror.
    Ndersa cfare nuk me gesoje eshte se theksi u vendos ne xhami e nje tjeter xhami. Qe do te thote kishte ndonje zhvillim apo projekt ekonomik qe mund te sjelli punesim??? Kishte ndonje partneritet strategjik persa i perket investimeve ne industri e lehte qe Turqia e ka aq te zhvilluar??? JO!
    E pra Z Rama duhet te fokusohet edhe tek keto gjera sepse keto gjera bejen qe shqiperia te prosperoje!

  10. Klimax says:

    “Toka juaj” eshte Erdogan! Hapni themele pa fund per xhamite tuaja! Mbusheni “token tuaj” me minare pa fund, ashtu si rrethuat Shen Sofine ne “Stamboll” te rrethoni edhe Kastriotin mbi kal!
    Mos u trembni si dikur ne rrethimet e Krujes! Ai ka vdekur dhe bashke me te edhe populli i tij!
    Tashme kjo eshte “toka juaj” dhe mund ta deklaroni me mburrje! Po, po, mund te mburreni si Sulltan i Pare i Turqise Ballkanike te koheve moderne!
    Hapni themele Sulltani yne, hapni! Ndoshta atje do te zbuloni edhe eshtra sulltanesh e jeniceresh te rene ne betejat heroike te tyre ne mbrojtje te “tokes tuaj” ndaj Kastriotit me kal. Por Ju mos u trembni Sulltani yne! Ai ka vdekur. Edhe sikur te keni frike nga fantazmat, mos u shqetesoni se Hamza Rama i Tiranes do ju mbroj me jeten e tij! Ai eshte vellai Juaj o Sulltani yne!
    Ju hapni sa me shume themele Sulltani yne! Ju ndertoni sa me shume xhami Sulltani yne! Ato jane identitei yne! Le te bucasin nga majat e minareve tingujt e bukur te gjuhes “tone” nga mengjesi ne darke qe te dridhet toka si ne nje dasem madheshtore e perjetshme. Le ta mesoj Europa se ketu eshte qendra e Islamit, se ketu eshte Turqi!
    Dhe tashme e kane radhen sllavet e greket dhe me pas “kurva Europe”!
    Me Ju perpara Sulltani yne per nje kalifat islamik ne te gjithe boten! Ne sulm me jataganet ne duar!
    Uraaaaaaaaaaaaaaa!
    _Cfare ere mban gjaku?
    -Mos u tremb Sulltani yne, nuk je plagosur, por Hamzaj harroj te te hiqte bebilinat!
    Uraaaaaaaaaaaaaaaaa!

  11. dmx says:

    Bravo Edo cun Tirone me men sic jon gjithe cunat e ksaj TIRONE Respekt lale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje