Dr.Halimi tregon se ka qenë nxënës i Berishës: "Myslym Shyrin" s'e mbaj mend të qetë, se kam qenë i porsalindur

13 Maj 2015, 18:58Politika TEMA

Halim Kosova ka qenë i ftuar në Opinion ku ka dhënë një intervistë të zgjeruar mbi  jetën e tij dhe kandidimin për bashkinë e Tiranës nën singlën e PD-së.

 

Kosova  ka treguar se ka lindur në Tiranë në rrugën “Myslym Shyri, por ndërhyrjes së Fevziut se ajo rrugë në atë kohë ishte shumë e qetë, ai i është përgjigjur: “Unë nuk e mbaj mend, se kam qenë i porsalindur”.

Gjithashtu duke folur për njohjet e tij me Sali Berishën, ai  tha se kishte qenë nxënës i tij. “Në fakultetin e mjekësisë, ka qenë pedagogu im, jo vetëm ka qenë pedagog, por një njeri që lë gjurmë”, tha ai.

Për kohen kur drejtonte maternitetin “Mretëresha Geraldinë” Kosova  tregoi:

Ishte 260 milion lekë të vjetra buxheti dhe pas tenderit në tavolinë ngelnin 95-96 milione lekë të vjetra deri në 85 milion. Kjo ka qenë, gati 30% na mbetej dhe me këto blinim gjëra të tjera”, u shpreh Kosova.

Me tej kandidati i PD-së tha se ai asnjëherë gjatë ushtrimit të profesionit të mjekut në më shumë se 20 vite nuk kishte marrë lekë nën dorë. “Kurrë në jetën time nuk kam pranuar lek nën dorë, as mbi dorë”, deklaroi Kosova.

23 komente në “Dr.Halimi tregon se ka qenë nxënës i Berishës: “Myslym Shyrin” s’e mbaj mend të qetë, se kam qenë i porsalindur”

  1. Besnik says:

    Ky cdo histori qe tregon e ka me lindje dhe me foshnje. A thua qe njerezve ju intereson se cfare ka kaluar Halimi gjate eksperiences se tij si mjek.

    Halim me mire dorezohu sepse nuk merr fare vesh nga keto gjera.

    1. Sneki says:

      Une e dija nje gje te tille. Thjesht po prisja momentin qe Halimi ta pranonte me gojen e tij sepse deri me tani kerkonte qe distancohej nga Saliu.

      1. Islami says:

        Kjo nuk ka asnje dyshim qe Halimi eshte nje ushtar i Saliut. Ai ka qene minister i Saliut pra nje qen i salit.

        1. Poni says:

          Po ik more Halim sepse sa here qe te shikoj ty me kujton ata njerezit e lodhur dhe qe nuk kane asnje fuqi dhe qe jane dorezuar para pergjegjesise sepse jane te lodhur.

          Halimi eshte nje nga ata te lodhurit.

          1. Taku says:

            Te gjithe duhet te votojme per nje kryetar bashkie qe ka energji pozitive dhe qe ka nje vizion per te ardhmen e Tiranes. Keshtu qe kete energji nuk besoj se e ka Halimi.

            1. Alma says:

              Halimi eshte per te lujt domino me ata pleqte tek lagjia dhe jo per te drejtuar.

            2. Mandi says:

              Saliu cdo njeri qe ka vendosur ne qeverine e tij eshte nje ushtar i bindur dhe qe nuk flet dot me idete e tij. I tille eshte dhe Halimi sepse ai nuk ka folur asnje here ne parlament. Dhe kandidat ai nuk donte qe te dilte por e nxorren me zor sepse nuk kishin se ke te nxirrnin sepse e dinen qe do ta humbisnin.

            3. berjana says:

              dmth beme baba te te ngjaj si ne fushen e mjekesise dhe ne fushen e politikes e paska specializuar Saliu si ti vjedhe dhe te rjepe popullin po mbi te gjitha te mashtroje e genjeje bukur ,, po me cfare lekesh e bere kliniken tende MODESTE more zoti Kosova se rroga e mjekut e dime te gjithe sa ka qene dhe eshte

    2. kreuza says:

      Mos fillo te flasesh per tendera se do mbytesh vete, ti ke shperdoruar detyren me afera korruptive pafund me firmat farmaceutike, ata te lidhur me kete pd, ke marre cdo gje nga materniteti e ke cuar te klinika private, me eko, me analiza, e deri te krevatet e spitalit. Ne kohen kur ishe ti drejtor, asgje nuk funksiononte ne spital, ishin vetem kater muret se dhe mjeket endeshin ne klinikat private. A po, ka pasur edhe milingona se as pastrimi dhe dezinfektimi nuk behej.

    3. Lagunari says:

      halimi po e tregon vete sesi pd ka pervetesuar dhe paska vjedhur fondet.ej o pupoll ndergjegjsohuni.ketyre hajdutave do ja jepn i voten?ketyre qe pervetsojne fondet publike?

    4. ardi says:

      ky eshte njeriu i duhur per drejtimin e tiranes.nje njeri i ndershem i devotshem,i perkushtuar.tirana ka nevoje per te tille qytetare qe ofrojne alternativa reale per permiresimin e kushteve te jeteses.duam nje kryebashkiak i cili eshte ne dispozicion per te degjuar hallet dhe problematikat qe kane qytetaret.jam i bindur qe me zotin kosova ne krye qytetaret e tiranes do te kene nje qeverisje dinjitoze.

  2. K.Manthopuli says:

    Po shtepine te rruga Sami Frasheri e ke harruar?
    Ti vertet u linde te Myslim Shyri,por deri ne adoleshence ishe te kjo rruge!
    Atje i kishe shoket e pare,pavaresisht se me vone i harrove!

    Ndoshta ata nuk u bene doktora por jane shume te nderuar sot!

  3. Agimi, DETROIT. says:

    Une e besoj.

    Doktori duhet te mendoje vetem per semundjen,
    Eshte turp i madh te diskutoj doktori me pacientin sasine e lekeve.

    Dikush tjeter, pjese e stafit, merret me leket.

  4. lori says:

    Ja pra halimi njeriu me i besuar i saliut, ja pra halimi qe eshte vazhdimi i rruges se rrenimit dhe degradimit dhe kandidon vetem per interesat e saliut.

    1. fjolle says:

      Ja pra halimi qe i dilte si i pavarur, ja pra lidhja me saliun, thote ka lene gjurme saliu tek ai, do te thote qe do te ndjeke verberisht politiken e saliut, rrugen e shkaterrimit te cdo gjeje per tu pasuruar vete dhe klientet e partise.

  5. Patrioti says:

    Halim Kosova: “Kur isha minister shendetesie kisha mundesi te behesha milioner mirpo nuk zgjodha kete rruge”, pra ne kohen e Sali Berishes cdo minister e kishte te mundur te behej milioner, aq me teper kur e thote nje eksponent i Partise Demokratike.

  6. daniel says:

    aha nxenes i berishes epo skane nevoje qytetaret per nje doktore te dyte duam te ecim perpara jo te mbesim ne vend numero me doktoret skemi pare asgje pozitive

    1. zeri says:

      halimi nuk do thote qe kam marre lek njerezve se normale qe sdo e thote ata qe e njohin mire qe e kane provuar thone te kunderten se ka marre dhe rryshfete

      1. Alda says:

        edhe po te mos e thoshte halimi kuptohet qe ka qene student i berishes njesoj flasin e njesoj genjejne

  7. arber says:

    halimi per nje vizite te merte para e te mer.
    te conte tek klinika se atje ka kushte .
    mendo tani te behet kryetar bashkie do tu coje tek lulushi e salushi sic bente berushi te conte tek argitushi e shkerdhesushi .
    halim ben mire numero parate qe ke fituar e lere kete mos u bej lolo i sales .
    fliste lulushi ne opinionin e faqeziut se nuk me la rama te beja projektet po tani kete do te degjojme nuk na le rama prape.
    ne cdo vend te qyteteruar behen debate qe njerzit te kuptojne e degjojne kush ja flen te zgjidhet .
    por mire e ka se nuk ja del dot se ngaterohet e ju nxjer bojen pd sic ja nxori kur tha mund te behesha milioner me 2 muaj minister.

  8. sit... back..and relaks →→→ says:

    Jam kurioz te di cdo thonit nqs halimi do kandidohej nga ps-ja. me te vertete qe jam shume kurioz. a do e shanit dhe poshteronit sic po beni tani? dhe nqs valiaj do kandidohej nga pd-ja a do e mburrnit kaq shume? e kuptoni ca lloj rrace mileti jeni?

  9. ada says:

    Dr.Halimit i kane bere padrejtesi qe po ja kalojne pune dytsore detyren si mjek , ai flet me teper pasion per ate dhe mua personalisht me duket sikur nuk ja ka iden fare detyres per kryebashkiak , jane duke e mar me qaf , me vjen keq per te dhe per PD sepse 100% kane per ti humbur zgjedhjet!

  10. artan says:

    kjo eshte nje gje me shume per te mos e votuar halimin , duke qene se ka qen nxenes i personalitetit me negativ te politikes shqiptare cfar te persim nga nje nxenes i tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje