Në fund, nuk do të kemi një Grexit dhe as Brexit, dhe ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë shpresuar se tregjet do të përjetojnë ngjarje traumatike, në funksion të spekulimeve për të nxitur ulje-ngritjet në bursa. Dhe kjo për shkak se tek e fundit, Bashkimi Evropian, me të gjithë të metat e tij, është ende bota më e mirë e mundshme në oqeanin e globalizimit.
Të vetme, Londra dhe Athina, mund të gjendeshin keq, duke u përballur me ekonomitë e SHBA-së, Kinës, Indisë, tigrave aziatikë dhe BRICS (Brazili, Rusia, India Kina dhe Afrika e Jugut). Gjërat duhen parë me një dozë të shëndoshë realizmi, dhe në ekonomi ky barometër punon gjithnjë mjaft mirë. Ajo që ëndërron tashmë, është politika.
Përveç të gjitha vështirësive me të cilat përballet, qeveria Cipras vazhdon të vuajë paaftësinë për të vendosur në një tryezë BE-në me zgjedhësit e saj. Megjithatë, ajo do t’ia dalë gjithësesi të bindë gjermanët mosbesues dhe Bankën Qëndrore Evropiane (që në fakt e mban gjallë Greqinë, duke financuar bankat e saj), për të zgjatur afatin e shlyerjes së borxhit prej 240 miliardë eurosh.
Dhe arsyeja është e thjeshtë: sot askush, ndërsa ka shenja rimëkëmbjeje, nuk dëshiron që gjithçka të hidhet në erë, për shkak të mosdhënies republikës helenike të pak më shumë kohe, për të rivendosur rregull tek financat publike, aktualisht katastrofike.
Do të vazhdohet kështu, ultimatum pas ultimatumi, nga Eurogrupi tek Këshilli Evropian, pa dëshirën më të vogël për të fundosur barkën greke. Do të kalojnë ndoshta javë të tëra, por në fund 7 miliardë eurot e kredive të reja, Athina do t’i marrë me pëlqimin e vetë Angela Merkelit. Dhe do të jetë diçka e mirë, pavarësisht si mund të mendojë dikush.
Më shumë sesa dalja e Greqisë nga eurozona, ajo që frikëson vërtetë mund të jetë referendumi anglez, që me një neologjizëm të thjeshtë do të shoqërojë si një fantazmë të gjitha peripecitë e BE nga tani deri në vitin 2017. Dejvid Kameron, fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, ka premtuar se do t’i japë mundësinë qytetarëve të tij të shprehen mbi pjesëmarrjen në monedhën e vetme brenda dy viteve të ardhshme.
Sinqerisht, kjo nuk duhet të trembë, sepse në thelb Britania gjithmonë e mban një këmbë në BE, dhe tjetrën të gozhduar mbi shkëmbinjtë e Doverit, dhe përherë është dëshmuar shumë besnike pas stërlinës së saj, ashtu si ndaj çajit apo edhe drejtimit nga e djathta.
Përsa i përket politikave financiare, mbrojtjes së përbashkët dhe strategjive për të përmbajtur rrjedhën dramatike të emigrantëve, Anglia, si laburiste apo konservatore – siç ka bërë vitet e fundit – në fakt ka dhënë gjithmonë përshtypjen, se bën pjesë në komunitetin evropian, vetëm për interesat e saj sesa për një frymë solidariteti, duke përdorur mirë dhe në kohën e duhur, fuqinë e vetos.
Pra, në rast se me të vërtetë do të ketë konsultime, evropianët e tjerë nuk duhet të frikësohen ndaj një Brexit:edhe nëse do të ndosdhte, paradoksalisht ajo do të jetë diçka pozitive, pasi të paktën do të ketë më në fund një grimë qartësie. Diçka që nuk është parë në këto konsultime të mbyllura, ku tema e Evropës, u prek vetëm me gjysmë zemre nga kryeministri, ashtu si edhe rivali i tij, Ed Miliband.
Për ekspertët, tipari më e rëndësishëm i zgjedhjeve britanike, do të ishte pa dyshim çështja nëse do të organizohet apo jo një referendum për daljen e Londrës nga Bashkimi Evropian, por pastaj për këtë gjatë fushatës zgjedhore, është folur shumë pak.
Për shembull, Manifesti Laburist, i kushtonte Evropës një faqe nga 80 gjithësej, ndoshta për shkak të frikës së mos rrëshqiste mbi një lëvozhgë bananeje. Dhe nga pak, të gjitha palët nuk u angazhuan me bindje, mbi një temë të tillë të diskutueshme. Kameron premtoi pikërisht një studim mbi normën e europianizimit të anglezëve, në emër të konservartorëve, por e dinte mirë se një pjesë e rëndësishme e elektoratit të tij, në radhë të parë interesat e industrisë dhe të financave, gjithmonë të afërta me konservatorët, shkojnë në drejtim të kundërt.
Çfarë kuptimi do të kishte Siti, sheshi më i rëndësishëm në botë, pa BE-së? Tek cilat rregulla mbi tregtinë, agjensinë e normimit, derivatet dhe kështu me radhë, mund të ndikojë ende Londra, duke dalë nga komuniteti, dhe pa patur qoftë edhe një komisioner të vetëm evropian? Dhe a do të mund të shpëtonin bankat e Anglisë, pa garancinë e ndihmës shtetërore të Komunitetit Evropian?
Nga ana e tij Miliband, e mbrojti Evropën, por ishte gjithashtu i vetëdijshëm se për të fituar zgjedhjet, ai duhej gjithashtu të fitonte mbështetjen e shumë euroskeptikëve, që jo domosdoshmërisht gjenden në vetëm gjirin e UKIP të Najxhëll Farexh, por gjallojnë edhe në mesin e laburistëve.
Marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Evropën, do të udhëhiqen nga barometri paszgjedhor, që do të tregojë se çfarë moti do të bëjë për ekstremistët anti-BE, konservatorët euroskeptikë, laburistët të ftohtë ndaj Evropës, Liberal Demokratët eurobesnikë dhe skocezët e SNP. Këta të fundit, realisht euroentuziastë, dhe jo vetëm pse fituan më shumë vende në parlament.
Shumë përkufizime shkojnë dorë për dore, por me pak bindje, se në fund statuskuoja do të mbizotërojë edhe pas dy vjetësh:shumë zhurmë për asgjë, do të thoshte dikush që britanikët i njihte shumë mirë.
*Huffingtonpost.it- Bota.al
korrakeve te Erdoganit u ngeli ”to makri” ne goje…………o Zike!
Del lloj-lloj dordoleci dhe ben prognozen e asaj qe do te ndodhe ne Greqi.
E di ky se cdo behet me Greqine,hahahaha,ate nuk e di as vete Cipra dhe as vete Gjermanet.
Cipras i kerkohet nga trojka qe te marre masa kursimi,nese i merr financohet dhe qendron ne euro.
Do ti marre apo jo masat Cipra ate nuk e dime akoma,por nje gje eshte e sigurte,ditet e mira per Greqine mbaruan.
LLOJ-LLOJ DORDOLECI PO BEHET FALLXHOR DHE PO PARASHIKON FATIN E GREQISE.
PERSE MORE GJYTRYM E DI TI NESE QEVERIA GREKE DO TE MARRE APO JO TE GJITHA ATO MASA KURSIMI QE I KERKOJNE?
PO I MORI,POPULLI E HAN,POR DUKE QENE NE EURO.
PO NUK I MORI,POPULLI PRAP E HAN,POR KETE HERE JASHTE EUROS.
NJE GJE ESHTE PLOTESISHT E SIGURTE,
EPOKA E ARTE DHE DITEVE TE MIRA PER GREQINE MBAROI DHE NUK E DIME A DO TA JETOJME ME.
…..
LLOJ-LLOJ DORDOLECI PO BEHET FALLXHOR DHE PO PARASHIKON FATIN E GREQISE.
PERSE MORE GJYTRYM E DI TI NESE QEVERIA GREKE DO TE MARRE APO JO TE GJITHA ATO MASA KURSIMI QE I KERKOJNE?
PO I MORI,POPULLI E HAN,POR DUKE QENE NE EURO.
PO NUK I MORI,POPULLI PRAP E HAN,POR KETE HERE JASHTE EUROS.
NJE GJE ESHTE PLOTESISHT E SIGURTE,
EPOKA E ARTE DHE DITEVE TE MIRA PER GREQINE MBAROI DHE NUK E DIME A DO TA JETOJME ME……….
Po ti perse qendron akoma ne Greqi?! Vrapo per ne Shqiperi se Erdogan po te sjell parajsen! Turqi te Ballkanit i premtoj vella Hamza Rames se do e beje Shqiperine! Ja, sapo vendosi gurin e pare per xhamine e re. Mbas saj, te tjera e te tjera do te ndertohen gjithandej. Ah, vetem se kishte nje problem te vogel. Ngaqe eshte burre me namuz, nuk i pelqeu dhe kerkoj qe te hiqet skulptura me kaloresin mbi ate kal qe i duken koqet ne qender te Tiranes!
Sumen me shume Turqise po ja lepijne Grekerit te cilet po shkkjne dhe po falen per pune.
Klimax.
Une e kam thene qe ekonomikisht,organizativisht dhe infrastrukturialisht,Shqiperia gjendet 50 vjet pas Greqise ne kohe,pradaj dhe une per momentin nuk dua dhe nuk deshiroj qe te leviz,por nuk e perjashtoj dhe mundesine e nje Alban-exit,qe do te thote qe ne qofte se perkeqesohen ne maksimum gjerat atehere vjen dhe largimi i detyruar nga rrethanat.
Une nuk urrej Greqine,konfliktet,dialogjet,kundershtite dhe debatet ndermjet nesh nuk i bej duke urryer Greket,por sepse mendoj qe ashtu eshte e verteta,(jam kunder atyre qe promovojne dhe kane urrejtje fetare,Si Shqipetar qe jam mendj qe kjo do te ishte katastrofike per kombin,sidomos per jomyslimanet,mbroj lashtesine etj.uk jam dakord me politiken e shtetit Grek ndaj Shqiperise etj.
Konkretisht ti mendoj qe je kunder vizites se Erdoganit,qellimi i te cilit sipas teje eshte korrupsioni dhe xhamia ne Tirane.
Dhe une jam plotesisht dakor me ty dhe shqetesohem sidoms per aferat korruptive sepse ata prndaj jane dhe partnere ne radhe te pare,do te ndertoje palamentin thone budallenjte,cilin parlament?
Kredi do te na jape,nderin po ja bejme ne atyre sepse kredi sa te hapesh gojen dhe sulen te gjithe te te japin,me nje pjese mikroskpike nga fitimet e interesave te kredise Erdogani do te na restauroje dhe disa banesa ne Gjirokaster,turp per shtetaret tane Shqipetare.
Dhe ne aspektin fetar e quaj te rrezikshem faktin qe e paraqet Turqine si nenen e myslimaneve Shqipetare,ashtu si dhe e quaj te rrezikshme qe kisha Greke te paraqitet si nena e asaj Shqipetare,pra une keto i quaj perpjekje pas te cilave fshihen qellime politike,percarese dhe luftenxitese ndermjet Shqipetareve te perzier fetarisht por jo etnikisht.
Kur per nje komb rrethanat e sollen qe te mos jete i unifikuar fetarisht gjeja me e cmuar qe mund te bejme(sipas mendimit tim)eshte qe te behemi pioniere te promovimit te tolerances fetare.
P.sh. dhe ne Greqi do te behet xhami ne botaniko,komuniteti fetar ortodoks eshte kunder natyrisht,por kjo lind si nevoje e nje te drejte demokratike qe kane shtetasit e huaj qe banojne ne vend de Greqia ne baze te konventave evropiane e ka vonuar kete.
Shqetesimi i opinionit dhe Kishes Greke eshte i perligjur natyrisht pas gjithe atyre gjerave te tmerrshme qe shikojne,por perderisa Greqia i pranon dhe legalizon keto myslimane atehere patjeter qe dhe xhami duhet tu beje sepse ata nuk jane Shqipetare per te cilet besimi dhe feja nuk jane primare,por jane fanatike qe kurre nuk behen ortodokse dhe qe flen me kuranin nen jestik.
Nje milion Shqipetare erdhem ne Greqi,kur dhe kush,qofte dhe nje njeri i vetem nga ne u ankua se nuk ka xhami ne Greqi?
Asnje.
Nuk ka Grexit,sepse procesi i rjepjes zgjat 500 vjet.Kjo koh llogaritet
edhe si koha e nevojshme per te Europianizuar greket,nese eshte e mundur.
Ka nje propozim,qe Greqia te kete njekohesisht me Euron edhe nje monedhe te dyte,jo Dhrami,por Geuro.Kjo do ti mundesoi qendrimin e metejshem ne KE,si edhe te realizoi pagesat per nevoja te mbrendeshme.Me nje fjale,
Greqia pret Geuro sa te doje,por borxhet i paguan ne Euro.
Mutofagos ka vendosur te jetoje me vellezerit e gjakut te tij,ka marre neshtetesine turke per siguri.
Ne fund te fundit,ne qe jetojme ne Greqi dhe qe jo vetem respektojme,nderojme,dashurojme vendin e Demokracise qe na jep buke pa lista,por edhe te atyre Arvanitasve qe luftuan krahe per krahe kunder Turqve dhe Pashallareve te ashtuquajtur Shqipetar spiunave te pushtuesve Ilyro-Epirote.
Natyrisht Akilis qe ashtu eshte dhe ashtu duhet te jete,por ne asnje menyre nuk e pranoj qe kjo do te thote te jemi anti-Shqipetare,dhe Shqipetaria eshte dhe ortodoksizmi,dhe katolicizmi,dhe myslimanizmi,dhe te pa fete.
Ben gabimin me te madh kur e identifikon kombin me fene,ti e ke mesuar ne Greqi sepse Greket e identifikojne rracen e tyre me fene,kjo eshte nje llogjike absurde.Greket vetem se ne qofte se nuk kane gje tjeter te identifikohen
Fete jane 2000-vjecare,popujt shume me te vjeter.
Hitleri mori shume pak me vete
Grexit ! Brexit !
Kjo dihet me kohe :
Greket i kane te ulura Breket.